Connect with us

Ferizaj

Vidhet një veturë me targa të huaja në Ferizaj – Rasti nën hetim

Published

on

Një rast i vjedhjes së veturës ka ndodhur në rrugën “Riza Goga” në Ferizaj.

Ankuesi ka raportuar se dikush ka vjedhur veturën e tij me targa të huaja, përcjell TV TEMA.

Sipas Policisë ky rast është nën hetime.

Njoftimi i plotë nga Policia:

VJEDHJE E VETURËS

Rr. Riza Goga, Ferizaj 04.10.2022 – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar raporton se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa të huaja. Rasti nën hetime.

Ferizaj

Disa pjesë të Ferizajt të shtunën sërish pa rrymë për 9 orë

Published

on

KEDS ka njoftuar se të shtunën, 22 nëntor 2025, qendra e qytetit të Ferizajt dhe disa rrugë përreth do të mbeten pa rrymë nga ora 9:00 deri në orën 18:00.

Sipas njoftimit të KEDS, shkaku i ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike është realizimi i projekteve investive.

1.

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] J12 Banka 1&2 (kodi: 40041039) nga ora 09:00 deri në ora 18:00

Vendet: MBTS Banka,TS Fatmir Rashani,TS Halil Haxhidema,TS TMK Ndërtesa,TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit)

Arsyeja: Projekte Investive, Konvertimi i Daljes 2 20kV!

2.

Nga TS 35/10kV Ferizaj III do të ndërpritet:

Dalja 10[kV] Ylli 2 (kodi: 40042016) nga ora 09:00 deri në ora 18:00

Vendet: Rr. Skënderbeu, rr.Sadik Tafarshiku, rr.Riza Goga, rr.12 Qershori, VIVA FRESH SH.P.K.  Xhevdet Rexhepi, rr.Agim Matoshi, rr.Imri Halili

Arsyeja: Projekte Investive, Konvertimi i Daljes 2 20kV!

Continue Reading

Ferizaj

Zjarri që përfshiu objektin afarist në Ferizaj ende aktiv

Published

on

Zjarri që përfshiu objektin afarist dhe depon e kompanisë ferizajase “Elita” ende nuk është shuar.

Ekipet e zjarrfikësve të Ferizajt dhe komunave përreth kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe po vazhdojnë punën intensive për shuarjen e tij.

Në vendin e ngjarjes, njësitë policore po vazhdojnë angazhimin e tyre për menaxhimin e situatës dhe sigurinë e perimetrit ndërkaq hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke u zhvilluar me autorizim të prokurorit të shtetit.

Sipas pronarit të biznesit, dëmet e shkaktuar nga ky zjarr kapin shifrën rreth 15 milionë euro.

Continue Reading

Ferizaj

Përfshihet nga zjarr i madh një objekt afarist në Ferizaj

Published

on

Mëngjesin e sotëm një zjarr i madh përfshiu nj ë objekt afarist dhe depot e tij në Ferizaj.

Lokacioni i biznesit është në afërsi të udhëkryqit të  rrugës “Driton Islami” dhe magjistrales Ferizaj-Kaçanik.  

Ekipet e zjarrfikësve nga Ferizaj dhe nga qytetet e afërta janë duke u munduar të lokalizojnë zjarrin, pasi në afërsi të objektit ku shpërtheu zjarri  janë edhe disa objekte tjera afariste.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për shpërthimin e zjarrit është njoftuar rreth orës 09:15 dhe se ekipet e policisë dhe të zjarrfikësve janë në vendngjarje.

Continue Reading

Trending