Connect with us

Ferizaj

Trajneri kroat i FC Ferizaj vlerëson kosovarët: Keni talent e cilësi por duhet të punoni

Published

on

Klubi i futbollit Ferizaj prezantoi trajnerin e ri Andrej Panadiq nga Kroacia.

Kryetari i klubit, Lulzim Abazi në konferencë tha se synimi është renditja sa më e lartë. Teksa shtoi se nuk është shqetësuese renditja si të fundit të Superligë pasi që ka hapësirë për përmirësim.

“I kemi kushtu rëndësi përzgjedhjes së kryetrajnerit. Superliga është bë shumë interesante e prandaj edhe kemi pasë shumë oferta, edhe nga shtetet si Anglia, Turqia e shtetet që na rrethojnë nga menagjerë e trajnerë të ndryshëm por ne kemi vlerësu që sistemi kroat na përgjigjet si filozofi“, thotë Abazi.

Trajneri Panadiq tha se ka parë disa lojë të Ferizajt dhe se do të punojë shumë dhe se ka mentalitet të njëjtë me shqiptarët.

“Jemi të fundit në tabelë por janë 2 ose 3 ekipe me nga 8 pikë, çka nëse fitojmë? Para nesh 1 ose 2 ekipe i kanë 11 pikë, gjithçka ndryshon. Në 2-3 lojë gjithçka ndryshon. Cili është objektivi im? Unë duhet te njoh skuadrën personalisht. Kam pare disa loje, ka material ne këtë skuadër. Ju duhet ta dini se ju nga Kosova jeni shume te talentuar ne futboll. Unë kam luajtur me një prej jush, me Kujtim Shalen, për mua një lojtar i mrekullueshëm, sa lojtarë me cilësitë e tij ka tani ne Kosove? Unë mendoj shumë, por duhet të punoni me ta. Me e rëndësishmja është puna, ky është qëllimi im tani sepse nuk mund të ndryshojmë asgjë në tre ditë“, deklaroi Panadiq.

Trajneri Panadiq përfundoi fjalën e tij duke shtuar se do të tentoj të njihet personalisht me ekipin dhe të punojë me ta për të arritur synimet.

Ferizaj

Arrestohet një zyrtar policor në Ferizaj nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të hënën një zyrtar policor nga Stacioni Policor në Ferizaj, nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm, skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje si dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Gjatë ditës së djeshme hetuesit e IPK-së kanë bastisur 7 (shtatë) lokacione ku janë sekuestruar dy armë të shkurtra, një armë e gjatë e gjuetisë, dy armë të ftohta (thika), si dhe municion i llojeve të ndryshme.

Sipas dyshimeve fillestare, polici dyshohet se gjatë vitit 2026 ishte përfshirë në organizimin e bixhozit të paligjshëm online, si dhe kishte poseduar një armë të gjatë të tipit Kallashnikov, të cilën dyshohet se ia kishte shitur një personi tjetër.

Lidhur me këtë hetim  janë intervistuar edhe gjashtë persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Shitblerja e armëve”. Hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë në procedurë të rregullt.

IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

#

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet personi i raportuar i zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është gjetur ferizajasi i raportuar i zhdukur  më 10 nëntor 2026.

Sipas njoftimit, personi i zhdukur është gjetur në Prishtinë,  në gjendje të mirë shëndetësore.

“Me datën 11.11.2026, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar zhdukja e personit M. O.(31 vjeç), i cili, sipas familjarëve, ishte larguar nga shtëpia me datën 10.11.2026 dhe nuk ishte kthyer.

Pas katër ditësh kërkimi, më 15.11.2026, rreth orës 01:30, personi i raportuar i zhdukur është gjetur në Prishtinë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Për rastin është njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve dhe prokurori i rastit, të cilët po e trajtojnë rastin,”  thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Avdi H. Ahmeti

Published

on

Është ndarë nga jeta Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avdi H. Ahmeti nga Ferizaj.

Njoftimi mortor u bë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dega në Ferizaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet të mërkurën, më 04.11.2026 ora 14:15 në varrezat e lagjes Karametaj, të fshatit Greme të Ferizajt.

#

Continue Reading

Trending