Connect with us

Ferizaj

Trajneri kroat i FC Ferizaj vlerëson kosovarët: Keni talent e cilësi por duhet të punoni

Published

on

Klubi i futbollit Ferizaj prezantoi trajnerin e ri Andrej Panadiq nga Kroacia.

Kryetari i klubit, Lulzim Abazi në konferencë tha se synimi është renditja sa më e lartë. Teksa shtoi se nuk është shqetësuese renditja si të fundit të Superligë pasi që ka hapësirë për përmirësim.

I kemi kushtu rëndësi përzgjedhjes së kryetrajnerit. Superliga është bë shumë interesante e prandaj edhe kemi pasë shumë oferta, edhe nga shtetet si Anglia, Turqia e shtetet që na rrethojnë nga menagjerë e trajnerë të ndryshëm por ne kemi vlerësu që sistemi kroat na përgjigjet si filozofi“, thotë Abazi.

Trajneri Panadiq tha se ka parë disa lojë të Ferizajt dhe se do të punojë shumë dhe se ka mentalitet të njëjtë me shqiptarët.

Jemi të fundit në tabelë por janë 2 ose 3 ekipe me nga 8 pikë, çka nëse fitojmë? Para nesh 1 ose 2 ekipe i kanë 11 pikë, gjithçka ndryshon. Në 2-3 lojë gjithçka ndryshon. Cili është objektivi im? Unë duhet te njoh skuadrën personalisht. Kam pare disa loje, ka material ne këtë skuadër. Ju duhet ta dini se ju nga Kosova jeni shume te talentuar ne futboll. Unë kam luajtur me një prej jush, me Kujtim Shalen, për mua një lojtar i mrekullueshëm, sa lojtarë me cilësitë e tij ka tani ne Kosove? Unë mendoj shumë, por duhet të punoni me ta. Me e rëndësishmja është puna, ky është qëllimi im tani sepse nuk mund të ndryshojmë asgjë në tre ditë“, deklaroi Panadiq.

Trajneri Panadiq përfundoi fjalën e tij duke shtuar se do të tentoj të njihet personalisht me ekipin dhe të punojë me ta për të arritur synimet.

Ferizaj

Policia gjobitë 326 shoferë në Ferizaj për përdorim të telefonit gjatë ngasjes

Published

on

Gjatë muajit janar 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka gjobitur 326 shoferë për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, pasi sipas policisë, me këtë veprim ata kanë rrezikuar sigurinë e tyre dhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Sipas policisë, përdorimi i telefonit vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie të përdorimit të telefonit mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Continue Reading

Ferizaj

Ndërroi jetë artisti dhe koreografi i shquar ferizajas, Bajram Tahiri

Published

on

Ka ndërruar jetë Bajram Tahiri, artist,  valltar dhe koreografi i shquar i ansamblit “Kastriotët” në Ferizaj.

I ndjeri gjithë jetën e tij artistike ia kushtoi ruajtjes dhe begatimit të traditës dhe trashëgimisë kulturore, fillimisht si valltar pastaj edhe si koreograf i A.K.V ,,Kastriotët” Ferizaj.

Për një periudhë kohore, nga viti 1999-2009, Tahiri ishte Drejtor Operativ në KRM “Pastërtia”, pastaj nga viti 2017 deri në vitin 2020 shërbeu si këshilltar politik në  Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, derisa  nga viti 2010 udhëhoqi me  kompaninë “Mbrojtja e Ambientit”.

Mbledhja komemorative për artistin e ndjerë, Bajram Tahiri, mbahet më 3 Shkurt 2026, ora 14:00 në Teatrin “Adriana” kurse ceremonia e varrimit nga ora 15:30 në varrezat e reja të qytetit.

Continue Reading

Ferizaj

Ngritët aktakuza e parë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzën e parë lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Në njoftim bëhet e ditur se sipas aktakuzës, më 28 dhjetor 2025, në një qendër të votimit në qytetin e Shtimes, i pandehuri me inicialet M.A., ka dëmtuar dokumentet e votimit lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Me këto veprime janë përmbushur elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se të gjitha rastet eventuale që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të 28 dhjetorit 2025, do të trajtohen me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin, me qëllim të mbrojtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit.

Continue Reading

Trending