Connect with us

Ferizaj

Stadiumi i qytetit të Ferizajt – Ministri Çeku thotë se është marrë vesh me Agim Aliun

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Ferizaj, Enver Haliti ka shpërndarë një video ku gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ka pyetur Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku rreth stadiumit të qytetit të Ferizajt.

Haliti pyeti ministrin Çeku se kur parashihet të filloj projektimi dhe ndërtimi i stadiumit dhe se si janë marrë vesh me qeverisjen lokale.

Çeku tha se me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun janë marrë vesh të bëjnë një studim të fizibilitetit për stadiumin.

“Jemi marrë vesh për analizë për dy gjëra. E para, të caktojmë lokacionin adekuat për ndërtimin e stdiumit dhe e dyta, të përcaktojmë kategorinë dhe kapacitetin e nevojshëm për stadiumin. Studimin e prorositë Ministria e Kulturës e sapo të kemi përgjigje do fillojmë projektimin dhe ndërtimin e stadiumit. Ministria do e realizojë dhe financojë në tërësi këtë stadium“, u përgjigj Çeku.

Gjatë shtrimit të pyetjes, deputeti Haliti tha se qeverisja lokale në Ferizaj po propagandon se Ministria e Kulturës dhe deputetët ferizajas e kanë ndalur këtë projekt.

“Ferizaj është ndër komunat më të mëdha dhe me kontributin më të madh më së shumti në buxhetin e shtetit pas Prishtinës dhe ende nuk ka stadium. Për vite të tëra, partitë që udhëhoqën me Ferizajn por edhe me Qeverinë nuk kanë bërë asgjë për ndërtimin e stadiumit, për më tepër kanë shkatërruar stadiumin “Ismet Shabani” që ka pasë Komuna e Ferizajt. Në buxhetin e vitit 2022 së bashku me kolegun Dimal Basha kemi dorëzu një amendament ku janë ndarë 100 mijë euro për fillimin e projektit të stadiumit por deri më sot ende nuk ka filluar“, deklaroi Haliti.

Postimi i deputetit Haliti:

Ferizaj

Një burrë theret me kaçavidë nga dy persona në Ferizaj

Published

on

Një burrë është therur me kaçavidë nga dy persona të panjohur në Ferizaj.

Rasti është raportuar mbrëmjen e së hënës rreth orës 22:30. Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor është liruar.

Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30.

‘Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Javën e kaluar Policia shqiptoi 1205 gjoba dhe pezulloi 30 patenta shoferi në Ferizaj

Published

on

Policia e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba për kundërvajtje në trafik  dhe ka pezulluar 20 patentë shoferi.

Në këtë hark kohor janë regjistruar 30 aksidente përfshirë edhe ato ku mbetën të lënduar 13 persona.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 14-20.09.2026 janë shqiptuar 1.205 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 20 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 30 aksidente, nga të cilat 9 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 13 persona 21 aksidente me dëme materiale”- thuhet në komunikatën e së hënës (21.09.2026) të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë Rajonale të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Gjendet në Tiranë 80 vjeçari nga Ferizaj i raportuar i zhdukur që nga 17 gushti

Published

on

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njoftoi se 80-vjeçari Hamëz Ismali nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 17 gushti, është gjetur në Tiranë.

Ismaili aktualisht është në trajtim mjekësor në spitalin e Tiranës.

Gjetja e tij u bë e mundur falë kërkimeve intensive dhe bashkëpunimit të Shoqatës për Kërkim Shpëtim me policinë e Kosovës, atë të Shqipërisë, qytetarëve dhe ekipeve të angazhuara në këtë operacion.

Familjarët e Ismailit kishin bërë thirrje publike qytetarëve për informacion për vendndodhjen e tij, pasi për herë të fundit ishte parë më 18 gusht në Stacionin e Autobusëve në Tiranë, ku kishte mbërritur me një kompani transportuese nga Kosova.  

“Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se, pas kërkimeve intensive së bashku me Policinë e Kosovës dhe angazhimit të ekipeve, është bërë e mundur gjetja e z. Hamëz Ismali, 80 vjeç, nga Ferizaj, i cili ishte raportuar i humbur që nga data 17 gusht.

Z. Hamëz është gjetur në Tiranë, ku aktualisht po merr trajtim në spital.

Shpresojmë që gjendja e tij të përmirësohet sa më shpejt dhe që së shpejti të rikthehet pranë familjes dhe në shtëpinë e tij. Falënderojmë Policinë e Kosovës, Policinë e Shqipërisë, si dhe të gjithë qytetarët, institucionet dhe personat e tjerë që kontribuuan dhe ndihmuan në gjetjen e z. Hamëz”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim.

#

Continue Reading

Trending