Connect with us

Ferizaj

Stadiumi i qytetit të Ferizajt – Ministri Çeku thotë se është marrë vesh me Agim Aliun

Published

on

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje nga Ferizaj, Enver Haliti ka shpërndarë një video ku gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ka pyetur Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku rreth stadiumit të qytetit të Ferizajt.

Haliti pyeti ministrin Çeku se kur parashihet të filloj projektimi dhe ndërtimi i stadiumit dhe se si janë marrë vesh me qeverisjen lokale.

Çeku tha se me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun janë marrë vesh të bëjnë një studim të fizibilitetit për stadiumin.

Jemi marrë vesh për analizë për dy gjëra. E para, të caktojmë lokacionin adekuat për ndërtimin e stdiumit dhe e dyta, të përcaktojmë kategorinë dhe kapacitetin e nevojshëm për stadiumin. Studimin e prorositë Ministria e Kulturës e sapo të kemi përgjigje do fillojmë projektimin dhe ndërtimin e stadiumit. Ministria do e realizojë dhe financojë në tërësi këtë stadium“, u përgjigj Çeku.

Gjatë shtrimit të pyetjes, deputeti Haliti tha se qeverisja lokale në Ferizaj po propagandon se Ministria e Kulturës dhe deputetët ferizajas e kanë ndalur këtë projekt.

Ferizaj është ndër komunat më të mëdha dhe me kontributin më të madh më së shumti në buxhetin e shtetit pas Prishtinës dhe ende nuk ka stadium. Për vite të tëra, partitë që udhëhoqën me Ferizajn por edhe me Qeverinë nuk kanë bërë asgjë për ndërtimin e stadiumit, për më tepër kanë shkatërruar stadiumin “Ismet Shabani” që ka pasë Komuna e Ferizajt. Në buxhetin e vitit 2022 së bashku me kolegun Dimal Basha kemi dorëzu një amendament ku janë ndarë 100 mijë euro për fillimin e projektit të stadiumit por deri më sot ende nuk ka filluar“, deklaroi Haliti.

Postimi i deputetit Haliti:

Ferizaj

Kosova goditet nga tërmeti 3.1 ballësh, epiqendra në afërsi të Kllokotit

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në mëngjes në rajonin kufitar mes Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 11 kilometra në verilindje të Ferizajt dhe 9 kilometra në jug të Gjilanit, në zonën Viti-Gjilan në afërsi të Kllokotit.

Sipas të dhënave sizmologjike të Qendrës Euro-Mesdhetare (EMSC), lëkundja ka ndodhur më 15 dhjetor, rreth orës 07:20 sipas kohës lokale derisa tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 9 kilometrash.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Trending