Në 24 orët e fundit në Kosovë nga Covid-19 ka ndërruar jetë një femër e grupmoshës 50-59 vjeç nga Ferizaj.
Gjatë kësaj periudhe kohore pas testimit të 38 mostrave janë shënuar edhe katër raste të reja me koronavirus, nga to 2 nga Ferizaj dhe 2 nga Prishtina.
Në këtë hark kohor janë shëruar 4 pacientë kurse në gjithë vendin janë 21 raste aktive.