Connect with us

Kosovë

Arrestohet edhe një person si i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Published

on

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se është arrestuar M.M (serb), nën dyshimin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga PSRK, ku thuhet se i dyshuari u arrestua mbrëmjen e së mërkurës.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri M.M., dyshohet si anëtar i grupit kriminal të organizuar ka marrë pjesë aktive në kryerjen e veprave penale ‘’Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’ nga neni 283 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale ‘’Vrasje e rëndë’’ sipas nenit 179 paragrafi 1.9, të KPRK-së, në vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq, së bashku edhe me të akuzuarit e tjerë N.S., M.R., R.B dhe S.A., ku për të cilët është duke vazhduar gjykimi në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Sipas PSRK-së, i dyshuari që nga fillimi i vitit 2019, ka qenë i paarritshëm për organet e ndjekjes, edhe pse ka pasur urdhërarrest në fuqi, dhe më 19 tetor 2022, në orët e mbrëmjes është arrestuar nga Policia e Kosovës.

“Ndaj të njëjtit do të vazhdohet me procedurat sipas Kodit të Procedurës Penale, ku brenda afateve ligjore do të bëhet edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në mënyrë që procedura penale të vazhdoj pa pengesa”, njofton PSRK. /BetimipërDrejtësi

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosovë

SBASHK-u fton anëtarësinë të mos nënshkruajnë kontratën e ndryshuar të punës

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK) ka ftuar anëtarësinë që të mos nënshkruajnë versionin e ri të Kontratës së punës.

Sipas SBAShK-ut, ky version ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore.

“Kohëve të fundit po qarkullon një version i ri i Kontratës së punës për sektorin e arsimit. Ky version është kopje e keqe e një versioni të Kontratës së punës, është shumë më i dëmshëm dhe shumë më i keq se sa Kontrata ekzistuese e punës, që e kanë punëtorët arsimor. Ky version, që po qarkullon, bie në kundërshtim edhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 10/2015 për Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar. Ky version i shpërndarë ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore.

SBASHK-u i drejtohet anëtarësisë, që kanë Kontrata pune në kohë të pacaktuar, me apelin që të mos e nënshkruajnë versionin e ri të Kontratës së punës, ngase ata kanë Kontrata të punës në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet gjë një Kontratë e re, e cila në vend që të shtojë ndonjë të drejtë, krijon mëdyshje , mjegull dhe ka tendencë të mohimit të të drejtave legjitime e të fituara me kohë. SBASHK-u i drejtohet publikisht punëdhënësve që ta tërheqin nga qarkullimi këtë version të ri dhe të takohen me SBASHK-un dhe nëse është nevoja, të përgatitim versionin e ri të Kontratës së punës, nëse do të shtojmë edhe ndonjë të drejtë të punëtorëve arsimor e nëse jo, atëherë ata kanë Kontratë pune në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet diçka më e keqe nga kjo që e kanë”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Kosovë

Policia konfiskon armë e municione në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë konfiskuar sasi të konsiderueshme të armatimit në pjesën veriore, që dyshohet të ketë mbetur aty, pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Në operacionin e sotëm që u zhvillua në Zveçan, te ura e hekurt, në pjesën e Rudarës, policia ka gjetur depon me armë e municione, bomba, radiolidhje dhe uniforma të Policisë së Kosovës.

Në konferencën e jashtëzakonshme për media të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, u bë e ditur se informacionet për këto armë u siguruan nga qytetarët dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Hoxhës, në këtë operacion janë sekuestruar 1,555 fishekë, 10 armë të gjata, 62 “shok-bomba”, radio-lidhje, një jelek anti-plumb, një palë dylbi, 8 karikatorë të mbushur, 10 uniforma të Policisë së Kosovës e pajisje të tjera.

Kreu i Policisë tha se tashmë është ndaluar një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, nën dyshimin për përfshirje në këtë rast, pasi armët e konfiskuara janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

Continue Reading

Kosovë

Arrestohet pasi i dërgoi mesazhe ofenduese dhe seksuale një gruaje

Published

on

Një grua në Shtime ka njoftuar policinë se në rrjete sociale kishte pranuar disa mesazhe ofenduese dhe seksuale nga një burrë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar më 13 maj 2024 dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending