Connect with us

Ferizaj

Vetëm 3 nga 69 premtime të përmbushura deri tani nga Agim Aliu sipas GAP-it

Published

on

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, në Ferizaj me mbi 62% të votave në garën për kryetar të Komunës kishte fituar Agim Aliu nga PDK.

Instituti GAP, Aliut dhe kryetarëve tjerë të Komunave u ka mbledhur premtimet zgjedhore dhe mban shënime se sa nga to i kanë përmbushur.

Sipas të dhënave të këtij instituti, Agim Aliu në garën zgjedhore të vitit 2021 kishte dhënë plot 69 premtime për ferizajasit.

Gjithmonë duke u bazuar në të dhënat e këtij instituti, nga këto 69 premtime deri tani(1 vit pas zgjedhjeve), Aliu ka përmbushur 3 premtime, 3 të tjera i ka gjysmë të përmbushura, 14 i ka filluar kurse 49 premtimeve tjera as që ia ka filluar të merret me to.

Tre premtimet e përmbushura deri tani janë: Transparenca e plotë e shpenzimeve buxhetore, premtim për të cilin instituti GAP thotë se të hyrat dhe shpenzimet e Komunës janë të përditësuara në baza mujore në web-faqe; Ofrimi i shërbimeve me modelin “One-stop-Shop”, gjë e cila implementohet brenda objektit të Komunës dhe ka filluar nga gjysma e mandatit të kaluar pra nuk është risi; dhe premtimi i tretë “Ruajtja e pyjeve dhe zgjerimi i pyllëzimit”, premtim për të cilin GAP-i thotë se në pesë lokacione të laurave ku bëhet kontrollimi i hyrje daljeve të automjeteve. Po ashtu, në këto lokacione janë të vendosura edhe kamerat.

Si gjysmë të përmbushura nga GAP-i konsiderohen tri premtime të Agim Aliut, saktësisht ai për subvencionet dhe granteve për fermerë që sipas këtij instituti janë bërë dy shpallje për grante, një në muajin mars ku kanë përfituar 13 fermerë dhe një në muajin qershor e që sipas këtij instituti akoma nuk është bërë përzgjedhja e fituesve(edhe pse sipas faqes në facebook të Drejtorisë së Bujqësisë, për dy thirrjet e shpallura në qershor, atë për multikultivatorë e freza dhe për thirrjen për serra e sistemin e ujitjes pikë-pikë janë shpallur fituesit); Premtimi i dytë gjysmë i mbajtur konsiderohet të jetë premtimi për përfundimin e punimeve në pallatin e kulturës, ku sipas GAP-it shumica e ndërtimit të vrazhdë ka përfunduar; Premtimi i tretë gjysmë i mbajtur konsiderohet ai për rritjen e mbështetjes financiare për skenën e pavarur kulturore, për të cilën thuhet se janë mbështetur 61 përfitues por nuk tregohen shumat të cilat i kanë përfituar ata.

Sipas këtyre të dhënave, kryetari Aliu ka premtuar rritjen e shumës së bursave për studentë por deri në muajin qershor nuk ka pas as listë se kush ka përfituar bursë.

Për rregullimin e oborreve të shkollave thuhet se gjatë periudhës janar-qershor u rregullua oborri i vetëm një shkolle.

Shndërrimi i shkollës së mesme teknike në shkollë të teknologjisë informative ka filluar vetëm me vlerësimi lidhur me kuadrot që duhet dhe lëndët që mund të ofrohen në procesin final të transformimit të kësaj shkolle nga teknike në teknologjike.

Për rikonstruktimin e parkut “Liria”, GAP-i thotë se krejt çka ka ndodhur është se “ky projekt fillimisht iu është nënshtruar konkursit publik për projektim dhe është bërë përzgjedhja e fitueseve të projektimit”.

Rreth ngritjeve të kapaciteteve për kompaninë “Pastërtia”, në të dhënat e Institutit GAP thuhet se krejt çka ka ndodhur është marrja e kamionëve si donacion nga Qeveria e Japonisë.

Të gjithë premtimet e kryetarit Aliu, si ato të përmbushura edhe ato të papërmbushura mund të gjenden në këtu.

Përgjegjësinë për saktësinë e këtyre të dhënave e mban Instituti GAP

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në rajonin e Ferizajt u regjistruan 63 aksidente në trafik

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se nga data 20 deri më 26 korrik 2026 ka shqiptuar 1699 gjoba të trafikut derisa janë pezulluar edhe 36 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 63 aksidente, prej të cilave 25 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 36 persona ndërsa 38 aksidente tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kosova paralajmërohet për mot të ashpër me shi, rrufe dhe breshër  

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) dhe Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX) kanë lëshuar paralajmërime për reshje intensive, stuhi, breshër dhe erëra të forta.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, por gjatë orëve të pasdites pritet  ndryshim i kushteve atmosferike me vranësirave konvektive, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Temperaturat maksimale parashihen të sillen prej 31°C deri në 33°C.

Ndërkaq,  Organizata Evropiane për Parashikimin e Stuhive (ESTOFEX), e cila monitoron motin e ashpër në Evropë, ka lëshuar një alarm të nivelit 3 të rrezikut për Kosovën dhe disa vende të rajonit.

Sipas ESTOFEX, përfshirja e Kosovës në zonën me nivelin 3 të rrezikut nënkupton një potencial të lartë për mot ekstrem, me mundësi për breshër shumë të madh dhe erëra të forta me fuqi shkatërruese.

Continue Reading

Trending