Connect with us

Ferizaj

Disa fshatra të Ferizajt dhe Kaçanikut mund të kenë probleme me ujë sipas “Bifrukacionit”

Published

on

KRU “Bifrukacioni” njofton se në disa fshatra të Ferizajt e Kaçanikut sot mund të ketë probleme në furnizimin me ujë.

Kjo për shkak të ndërprerjes së rrymës nga KEDS-i, përcjell TV TEMA.

Mungesa e furnizimit me ujë mund të paraqitet në fshatrat të cilat furnizohen përmes Sistemit të Pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike“, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas këtij njoftimi sapo të rikthehet energjia elektrike rikthehet edhe furnizimi me ujë.

Njoftimi i plotë nga “Bifrukacioni”:

Njoftohen konsumatorët e KRU “Bifurkacioni” se gjatë ditës mund të paraqiten probleme në furnizimin me ujë të pijes në disa fshatra të Ferizajt dhe Kaçanikut si rezultat i reduktimeve të energjisë elektrike  nga KEDS .

Mungesa e furnizimit me ujë mund të paraqitet në fshatrat të cilat furnizohen përmes Sistemit të Pompave të cilat funksionojnë me energji elektrike.

Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes.

Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve deri në zgjidhjen e problemit i cili nuk varet nga ne.

KRU “Bifurkacioni” SH.A

01.11.2022

Ferizaj

Kërcënohet me jetë Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i  “AVONET”

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve, “AVONET”, Kenan Gashi, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një palë e përfshirë në një rast që “AVONET” po e trajton në gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se rasti i kërcënimit dhe kanosjes ndaj tij nga ana e personit Faredin Grainca, ndodhi mbrëmjen e së premtes, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt,  por siç u shpreh Gashi, sulmi u parandalua falë zyrtarëve të Policisë që ishin të pranishëm në atë çast në vendngjarje.

Sipas Gashit, kërcënimet e sulmet e tilla janë shqetësuese për faktin se vijnë si rezultat i punës dhe aktivitetit publik të cilin e zhvillon në interes të përgjithshëm andaj edhe kërkon veprime të menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit për inicimin e procedurës penale këtij personi.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast, për të cilin tha se është njoftuar edhe prokuroria dhe janë intervistuar të dyja palët.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në kërkim të dyshuarit të dytë për plagosjen me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj

Published

on

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar se njëri nga të dyshuarit për të shtënat e mbrëmshme me armë zjarri është arrestuar ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim.

Nga të shtënat me armë zjarri, që ndodhi mbrëmë rreth orës 23:45 më rrugën “ 12 Qershori” mbetën të plagosur dy persona të cilët u dërguan për trajtim në në emergjencën e Ferizajt.

 “Dy meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga persona të panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Pas tretmanit mjekësor njëri i lënduar është liruar, ndërsa i lënduari tjetër ka dorëzuar armën me gaz dhe tre fishekë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një ish zyrtar i gjendjes civile në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, ka arrestuar një ish zyrtar të gjendjes civile në Ferizaj, tani me pozitë tjetër, të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari derisa ishte zyrtar i gjendjes civile deri në vitin 2019,   si ofiqar, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar një shtetas turk në sistemin elektronik të gjendjes civile në komunën e Ferizajt, edhe pse i njëjti nuk i kishte plotësuar kriteret e fitimit të shtetësisë.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, shtetasi turk ishte pajisur me letërnjoftim dhe me patentë shofer të Republikës së Kosovës.

Sipas policisë, më 23.04.2024, është siguruar prezenca e të dyshuarit për intervistë në prezencë të avokatit mbrojtës kurse me aktvendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq personi me shtetësi turke i dyshuar për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” është ekstraduar në Turqi.

Continue Reading

Trending