Connect with us

Ferizaj

Parkingu i parregullt – Policia e Ferizajt shqipton 130 gjoba për tre ditë

Published

on

Policia e Ferizajt njofton se ka dhënë 130 gjoba për 3 ditë për parkime parregullta.


Sipas njoftimit ky aksion erdhi pas ankesave të qytetarëve.


Njoftimi i Policisë:


KOMUNIKATË PËR MEDIA

Gjobë ndaj disa shoferëve për parking të parregullt në Ferizaj

Policia e stacionit në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar disa informacione dhe ankesa të qytetarëve, se në disa rrugë lokale të qytetit të Ferizajt, shofer të ndryshëm nuk respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, duke i parkuar automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në kundërshtim me ligjin e komunikacionit rrugor.

Në lidhje me këtë, policia e stacionit në Ferizaj ka ndërmarr një aksion në identifikim të kundërvajtësve në komunikacion dhe për dy ditë radhazi, më 31.10.2022 dhe 01.11.2022 ka shqiptuar 130 gjoba kundërvajtje për parking të parregullt, parking në trotuar dhe bllokim të hyrje – daljeve .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt, ndërsa inkurajon qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë , për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencë të plotë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ferizaj

Një vajzë 16 vjeçe raportohet e zhdukur në Ferizaj

Published

on

Policia në Ferizaj ka njoftuar për zhdukjen e një vajze 16 vjeçe. Për zhdukjen e vajzës, në Polici ka raportuar babai i saj, i cili ka bërë të ditur se nuk e di vendndodhjen e vajzës së tij që nga data 1 maj 2024.

“Me 03.05.2024 një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij (16 vjeç) ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen  e saj. Rasti në procedurë hetimore”, njofton Policia e Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Trending