Klubi i Karatesë “Sharri” nga Ferizaj ka fituar tri medalje në Kampionatin Ballkanik.
Nga njoftimi i tyre në facebook kuptohet se karateistët ferizajas kanë fituar 2 medalje të argjenta e një të bronztë, përcjell TV TEMA.
Ky klub i karatesë në këtë trune mori pjesë me tetë garues.
Medalje të argjenta fituan Fatijon Bajrami në kategorinë -76 kg dhe Diola Krasniqi në kategorinë -53kg.
Medaljen e bronztë e fitoi Ardiana Fejzullahu në kategorinë -66kg.