Connect with us

Ferizaj

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut shkakton aksident dhe ikë, tre ferizajasit e bëjnë për spital

Published

on

Në Ferizaj janë arrestuar katër persona, tre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Të dyshuarit kosovarë rrahën shtetasin e Maqedonisë së Veriut pasi që ky i fundit shkaktoi aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes, përcjell TV TEMA.

I dëmtuari është dërguar për tretman mjekësor dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë i Policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Ferizaj 06.11.2022 – 17:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i maqedonisë së veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin shtetas të RMV-së, i cili kishte shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari i sulmuar ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të  dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending