Policia Rajonale e Ferizajt njofton për një rast të vjedhjes në tentativë në fshatin Muzeqinë të Shtimes.

Sipas raportit, viktima ka parë dy persona të cilët kanë ikur sapo kanë vërejtur viktimën dhe kanë shtënë me armë zjarri, përcjell TV TEMA.

Policia nuk ka gjet gëzhojë teksa rasti po hetohet.

Raporti i plotë i Policisë:

VJEDHJE GRABITQARE NË TENTATIVË

Fsh. Muzeqe, Shtime 10.11.2022 – 18:03. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur dy persona të dyshuar të cilët  sapo kanë vërejtur viktimën  janë larguar nga lokacioni, me ç’rast gjatë ikjes dyshohet se  njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes por nuk ka gjetur ndonjë gëzhojë apo ndonjë predhë të fishekëve. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Të ngjashme

Të tjera