Connect with us

Ferizaj

Dy punëtorë lëndohen në Ferizaj

Published

on

Në Ferizaj dy persona janë lënduar në vendin e punës gjatë së premtes.

Policia njofton se të dy pranuar tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë teksa rasti po hetohet, përcjell TV TEMA.

Njoftimi i plotë nga Policia:

ASGJESIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE & RREZIKIMI I SIGURISË NE VENDIN E PUNËS

Ferizaj 25.11.2022 – 12:30. Raportohet se dy viktimat meshkuj  kosovarë përderisa ishin duke punuar kanë pësuar lëndime trupore, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt dhe sipas mjekut përgjegjës janë jashtë rrezikut për jetë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, rasti vazhdon të hetohet.

Ferizaj

Lëndohen tre policë gjatë arrestimit të sulmuesit 16 vjeç në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë arrestimit të të miturit me inicialet P.GJ (16 vjeç),  i dyshuar për therje të dy personave mëngjesin e sotëm në Ferizaj, janë lënduar tre zyrtarë policor ku njëri prej tyre është goditur me thikë në pjesën e qafës.

Sipas policisë, pas kontrollit ë banesën e të dyshuarit dhe më pas në një adresë në fshatin Greme, policia ka arritur ta lokalizojë atë.

“Me të arritur në vendngjarje, i dyshuari ka refuzuar t’u bindet urdhrave policorë, duke mbajtur një thikë në dorë, ka sulmuar zyrtarët policorë me gurë dhe mjete të forta, si dhe është vërsulur ndaj tyre me thikë.

Gjatë ndërhyrjes, nëna e tij ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Në një moment, i dyshuari ka marrë një shishe me benzinë dhe ia ka hedhur vetes mbi trup, duke vazhduar t’i kërcënojë policët me thikë dhe duke mos lejuar afrimin e tyre.

Gjatë përpjekjeve për vënien e tij nën kontroll, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre është goditur me thikë në pjesën e qafës.

Pas ndërhyrjes policore, i dyshuari me inicialet P.GJ (16 vjeç) është vënë nën kontroll dhe është arrestuar së bashku me nënën e tij D.GJ (47 vjeçe).

Gjithashtu është sekuestruar edhe thika, e cila dyshohet se është përdorur në sulmin ndaj qytetarëve”, ka njoftuar policia.

Në përditësimin e fundit, thuhet se në sulmin që ndodhi rreth orës 07:53, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, mbetën të plagosur dy qytetarë, të cilët u dërguan për trajtim mjekësor në Spitalin e Ferizajt.

Njëri nga të plagosurit, I.M.  81 vjeç, ishte therur në fytyrë dhe në gjymtyrë, ndërsa i plagosuri tjetër, një zyrtar i degës së Postës së Kosovës në Ferizaj, pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Në njoftimin e Prokurorisë në Ferizaj, i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”.

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për plagosjen e dy personave me thikë në Ferizaj

Published

on

Është ndaluar një person, i mitur, i dyshuar për rastin e sulmit dhe therjes me thikë të dy personave të tjerë, mëngjesin e sotëm në Ferizaj.

Në njoftimin e Prokurorisë në Ferizaj, i dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar në kohëzgjatje prej 24-orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” dhe “Vrasja në tentativë”.

“Rasti ka ndodhur sot, më datën 10.07.2026, rreth orës 07:53, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ku, sipas informatave fillestare, dyshohet se i mituri ka sulmuar me mjet të mprehtë (thikë) dy persona të tjerë” , njoftoi Prokuroria.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt.

Sipas informacioneve të fundit, njëri nga të plagosurit, I.M  81 vjeç, ka pësuar therje të rëndë në fytyrë dhe në gjymtyrë, ndërkaq i plagosuri tjetër, një zyrtar i degës së Postës së Kosovës në Ferizaj, pas trajtimit mjekësor në Emergjencën e Spitalit është liruar për në shtëpi.

#

Continue Reading

Ferizaj

Arratiset i dyshuari për plagosje me thikë të dy personave në Ferizaj

Published

on

Një person dyshohet se ka sulmuar dhe therur me thikë dy të tjerë mëngjesin e sotëm afër objektit të postës qendrore në Ferizaj.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, kurse i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Policia bëri të ditur se është në kërkim intensiv për të dyshuarin dhe se po shikohen kamerat për të ndihmuar në identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

“Sot, rreth orës 07:50, kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ka ndodhur një incident, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, njoftoi Policia.

Continue Reading

Trending