Connect with us

Ferizaj

Dikush dërgon në bankë euro e dollarë false, Policia në hetim të rastit

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se në Kaçanik një person dyshohet se ka dërguar në bankë para të falsifikuara.

Sipas njoftimit, zyrtarja e bankës u ankua se ka pranuar 50 dollarë dhe 61 monedha të metalta nga 2 euro(122 euro) të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, përcjell TV TEMA.

Policia thotë se po heton rastin.

Njoftimi i plotë nga Policia:

FALSIFIKIM I PARASË

Kaqanik 08.11.2022 – 10:00. Me 30.11.2022 ankuesja femër kosovare  zyrtare e bankës ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 50 dollar dhe gjashtëdhjetë e një (61) monedha të metalta nga 2€ të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar për ekzaminim, rasti është duke u hetuar.

Ferizaj

Arrestohet një person për kanosje me thikë

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për tentim të sulmit me thikë.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 10:10.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte tentuar ti sulmoj dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare.

Nga i dyshuari është sekuestruar mjeti i mprehtë thikë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes” ka njoftuar policia.

Continue Reading

Ferizaj

Hapet restoranti “ODA Grill House” në Pleshinë të Ferizajt

Published

on

Në Pleshinë të Ferizajt ka hapur dyert restoranti “ODA Grill House”, një hapësirë e re gastronomike që sjell kombinimin e ushqimit tradicional me një ambient të ngrohtë dhe unik për vizitorët.

“ODA Grill House” ofron menu me specialitete tradicionale, duke synuar të krijojë një përvojë të veçantë për familjet, miqtë dhe të gjithë ata që preferojnë kuzhinën vendore.

Ambienti i brendshëm i restorantit është dizajnuar në mënyrë funksionale dhe komode, duke e bërë të përshtatshëm si për manifestime familjare ashtu edhe për takime shoqërore.

Lokacioni i restorantit “ODA Grill House” është në fshatin Pleshinë, 5 km larg Ferizajt.

*Artikull i sponsorizuar

#

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari që sulmoi dhe lëndoi rëndë një person tjetër

Published

on

Policia e Ferizajt ka arrestuar një person, të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ndodhi të hënën mbrëma, 09.02.2026, rreth orës 22:30

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending