Policia Rajonale e Ferizajt njofton se në Kaçanik një person dyshohet se ka dërguar në bankë para të falsifikuara.
Sipas njoftimit, zyrtarja e bankës u ankua se ka pranuar 50 dollarë dhe 61 monedha të metalta nga 2 euro(122 euro) të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, përcjell TV TEMA.
Policia thotë se po heton rastin.
Njoftimi i plotë nga Policia:
FALSIFIKIM I PARASË
Kaqanik 08.11.2022 – 10:00. Me 30.11.2022 ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës ka raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 50 dollar dhe gjashtëdhjetë e një (61) monedha të metalta nga 2€ të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar për ekzaminim, rasti është duke u hetuar.