Connect with us

Ferizaj

Një person tenton t’i marrë unazën nga dora një gruaje në Ferizaj

Published

on

Një grua në Ferizaj ka raportuar në Polici se një person ka tentuar t’i marr unazën nga dora.

I dyshuari është larguar me makinë derisa rasti po hetohet, përcjell TV TEMA.

Njoftimi nga Policia:

TENTIM GRABITJE

Rr. Bajram e Gursel Sylejmani, Ferizaj 19.12.12:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar ka tentuar që t’ia marrë një unazë nga dora. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë me targa vendore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Ferizaj

Brenda një jave raportohen 3 raste të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt

Published

on

Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë javës që shkoi, nga data 06 deri më 12 maj 2024, janë raportuar 3 raste të dhunës në familje. Prej tyre, 1 rast është raportuar në Ferizaj, 1 rast në Shtime dhe 1 rast në Kaçanik.

Sipas njoftimit të policisë, me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj një person është ndaluar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Continue Reading

Ferizaj

Ferizajasi gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Published

on

Pasditen e së mërkurës, më 08.05.2024, D.Sahiti 32-vjeç nga Ferizaj, ka gjetur një shumë të caktuar të parave në rrugën ‘’Reçaku‘’ afër një barnatoreje në Ferizaj dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në këtë komunë.

“Lusim pronarin e vërtetë të parave të paraqitet në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas verifikimit t’i kthehen ato”, thuhet në njoftimin e policisë, të postuar në Facebook.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet i zhdukur një person nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar rasti për zhdukjen e një personi nga fshati Prelez i Jerlive në Ferizaj.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia që nga data 03.05.2024 dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Në raportin 24 orësh, policia ka konfirmuar se është iniciuar hetimi për rastin si person i zhdukur.

Continue Reading

Trending