Connect with us

Ferizaj

Gjendja e sigurisë në Shtërpcë paraqitet e qetë

Published

on

Gjendja e sigurisë në Shtërpcë është e qetë sot.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Kanun Veseli thotë se situata atje po monitorohet dhe se Policia Rajonale është prezente.

Pas zhvillimeve të fundit në Shtërpcë, ku u plagosen dy persona, arrestimit të personit të dyshuar, bllokimit të rrugës rajonale Shtërpcë-Prevallë nga qytetarët serb, gjendja e sigurisë në Rajonin e Ferizajt, me theks të veçantë në Shtërpcë paraqitet të jetë e qetë. Të gjjtha rrugët janë të lira  për qarkullim. Policia Rajonale është prezente atje dhe po monitoron situatën“, thotë Veseli për TV TEMA.

Të premten në Shtërpcë dy të rinj, 11 dhe 21 vjeç serb u plagosën nga një anëtar i FSK-së, i nacionalitetit shqiptar.

Pas plagosjes, u bllokua rruga Shtërpcë-Prevallë nga banorët lokal, e cila në orët e mbrëmjes u lirua për qarkullim.

Personi i dyshuar për plagosjen e dyfishtë u arrestua mbrëmë.

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending