Gjendja e sigurisë në Shtërpcë është e qetë sot.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Kanun Veseli thotë se situata atje po monitorohet dhe se Policia Rajonale është prezente.
“Pas zhvillimeve të fundit në Shtërpcë, ku u plagosen dy persona, arrestimit të personit të dyshuar, bllokimit të rrugës rajonale Shtërpcë-Prevallë nga qytetarët serb, gjendja e sigurisë në Rajonin e Ferizajt, me theks të veçantë në Shtërpcë paraqitet të jetë e qetë. Të gjjtha rrugët janë të lira për qarkullim. Policia Rajonale është prezente atje dhe po monitoron situatën“, thotë Veseli për TV TEMA.
Të premten në Shtërpcë dy të rinj, 11 dhe 21 vjeç serb u plagosën nga një anëtar i FSK-së, i nacionalitetit shqiptar.
Pas plagosjes, u bllokua rruga Shtërpcë-Prevallë nga banorët lokal, e cila në orët e mbrëmjes u lirua për qarkullim.
Personi i dyshuar për plagosjen e dyfishtë u arrestua mbrëmë.