Ferizaj
Një femër ngacmohet seksualisht nga tre persona në Ferizaj
-
Ferizaj5 days agoDefekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike
-
Ferizaj2 days agoNënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt
-
Kosovë1 week agoKosova dhe Shqipëria nënshkruajnë ujdi për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore
-
Kosovë1 week agoRashiq korrigjon deklaratën për tokën e Manastirit të Deçanit
-
Kosovë1 week agoVetëvendosje e dërgon në Kushtetuese dekretin e Osmanit, Presidenca pret vendimin
-
Kosovë6 days agoMaqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve
-
Art & Showbiz3 days agoÇmim Oscar për filmin ku luan aktorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami
-
Kosovë22 hours agoTre shtetas të Kosovës vdesin në një aksident në punishte ndërtimi në Vjenë
-
Kosovë2 days agoThemelorja konfirmon aktakuzën ndaj ish-ministres Hajdari për rezervat shtetërore
-
Ferizaj17 hours agoManifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë
-
Kosovë2 days agoKE-ja konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
-
Kosovë6 days agoNjë muaj paraburgim për Gjestin
-
Kosovë17 hours agoAktakuzë ndaj katër të dyshuarve për manipulim të votave në Shtime
-
Ferizaj6 days agoSiguria juaj fillon me zgjedhjen e duhur të sigurimit
Ferizaj
Një femër ngacmohet seksualisht nga tre persona në Ferizaj
Ferizaj
Manifestimi qendror për Fitër Bajram mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë
Bashkësia Islame e Kosovës bëri të ditur agjendën për festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026.
Kështu, manifestimi qendror që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë fillon në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të mbahet ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga krye imami i KBI-së në Ferizaj, Ibrahim Beqiri.
Namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:18, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.
Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ditën e parë, më 20 mars 2026, Kryesia e BIK-ut, sipas traditës, organizon pritje urimi në selinë e saj nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ua uron festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.
Me fat festa e Fitër Bajramit!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BIK-ut.
Ferizaj
Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për Spitalin e Ferizajt
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e ndërtimit të objektit të ri të spitalit të Ferizajt.
Sipas njoftimit, kontrata për “ndërtimin e objektit të spitalit të përgjithshëm në Ferizaj – vazhdim projekti” ka vlerë prej 24 milionë euro dhe spitali parashihet të finalizohet për 30 muaj.
“Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.
Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30 muajsh. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24 milionë euro.
Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur” ka shkruar ministri Vitia në postim.
Ndryshe, objekti i ri i spitalit të Ferizajt kishte filluar në vitin 2018 dhe vlera e projektit fillestar ishte 10.2 milionë euro. Më vonë, kësaj kontrate iu shtuan edhe 1 milionë të tjera. Asokohe kishte përfunduar vetëm ndërtimi i vrazhdë i objektit.
Punimet u ndërprenë për shkak të padive ligjore të ndërsjella mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë ndërtuese.
Kontrata për vazhdimin e ndërtimit të spitalit është fituar nga Grupi i Operatorëve Ekonomik ADA CONSULTING GROUP SH.P.K., SHM Architecture SH.P.K. dhe Termo Consing SH.P.K”.
Ferizaj
Defekt në Nënstacionin Ferizaj 1, një pjesë e qytetit mbetet pa energji elektrike
KOSTT ka njoftuar se është shkaktuar një avari në Nënstacionin Ferizaj 1, konkretisht në transformatorin T3 (110 kV/10 kV).
Sipas njoftimit, si pasojë e kësaj avarie një pjesë e konsumatorëve që furnizohen nga ky transformator kanë mbetur pa energji elektrike, me një ngarkesë rreth 20 MW.
Nga KOSTT bëhet e ditur se ekipet teknike janë në koordinim me ekipet e KEDS për të siguruar furnizim alternativ me energji elektrike në kohën më të shpejtë të mundshme dhe në mënyrë të sigurt.
KOSTT u ka kërkuar mirëkuptim qytetarëve të prekur nga kjo ndërprerje e furnizimit me energji elektrike.
Foto – Ilustrim

Leave a Reply