Një person është lënduar gjatë kohës sa ishte duke punuar.

Sipas Policisë, viktima u dërgua në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore, përcjell TV TEMA.

Njoftimi nga Policia e Ferizajt:

ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAISJEVE MBROJTËSE DHE RREZIKIMI I SIGURISË NË VENDIN E PUNËS

Ferizaj 12.01.2023 – 14:05. Është raportuar se viktima mashkull kosovar  nga disa persona ishte sjellë në emergjencën e Ferizajit për shkak se derisa kishte qenë duke punuar kishte pësuar lëndime trupore. Viktima për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin është njoftuar edhe prokurori.

Të ngjashme

Të tjera