Connect with us

Ferizaj

Policia ndal veturën në rrugë, gjatë kontrollit gjenë armën pa leje

Published

on

Policia e Ferizajt i gjeti një armë pa leje një personi derisa e ndaloi veturën e tij.

Sipas raportit nga Policia, gjatë kontrollit të veturës, të dyshuarit iu gjet një pistoletë me 12 fishekë.

Raporti i plotë i Policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 30.04.2023 – 01:30. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturë është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë  me 12 fishek, për të cilën i dyshuari ka prezentuar një leje e cila nuk ka qenë e nënshkruar dhe nuk ka pasur vulën. Pas intervistimit me vendim të prokurorit  i dyshuari lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Ferizaj

“Ecim me policinë tonë” – Aktivitet në shënim të Ditës së Çlirimit të Ferizajt

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit,  Stacioni policor në Ferizaj, organizon më 12 Qershor ecjen e përbashkët me Forcën e Sigurisë, institucionet lokale, shoqërinë civile, klubet sportive dhe organizatat e ndryshme.

Në njoftim bëhet e ditur se aktiviteti do të nisë nga Palestra e Sporteve “Bill Clinton”, fiks nga ora 08:30 dhe do të përmbyllet në Parkun e Lirisë, ku do të organizohet një koktej rasti, si dhe do të zhvillohen rrëfime historike nga pjesëmarrësit dhe diskutime të hapura mbi rëndësinë e kësaj dite dhe vlerat e saj.

Bashkohuni me ne në Ecjen për Lirinë – në rrugëtimin e përbashkët në nderim të Ditës së Çlirimit”, thuhet mes tjerash në ftesën e Stacionit policor të Ferizajt.

Continue Reading

Ferizaj

Raportohet zhdukja e një djali në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë është raportuar i zhdukur në Ferizaj.

Zhdukja e të riut është raportuar të martën mbrëma, rreth orës 18:00.

“Më 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet i dyshuari për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar si zjarrvënës pasi një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të policisë rasti ka ndodhur të martën, në ora 12:00.

Ferizaj / 02.06.2026 – 12:00

” Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se shtëpia e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas dëshmitarëve dyshohet se një person i dyshuar mashkull kosovar e ka shkaktuar zjarrin, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”

Continue Reading

Trending