Connect with us

Ferizaj

Kanosje, grabitje, lëndim trupor e aksident trafiku – Raporti i Policisë për 24 orë në Ferizaj

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka raportuar se për 24 orë në rajonin Ferizaj kanë ndodhur lëndim trupor, aksident trafiku, kanosje, grabitje e lëndim aksidental.

Për disa nga këto raste ka edhe të arrestuar.

Raporti i plotë i Policisë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Ferizaj 07.06.2023 – 15:15. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ishte i therur me një mjet të mprehtë nga një person i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

KANOSJE

Shtërpce 07.06.2023 – 11:44. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin janë angazhuar njësitë përkatëse për procedura të mëtejme hetimore.

GRABITJE

Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj  07.04.2023 – 17:00. Me 07.06.2023 policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer grabitje me datën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

LËNDIM AKSIDENTAL(Hetim i vdekjes)

Ferizaj 01.06.2023 – 12:11. Me 07.06.2023 lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima femër kosovare e cila ka qenë e lënduar, ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.  Rasti nën hetime.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Hani Elezit 07.06.2023 – 12:30. Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar  i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Nerodime e Poshtme, Ferizaj 07.06.2023 – 19:30. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, me ç’rast një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësja dhe pasagjeri kosovarë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Rasti nën hetime.

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Ferizaj

Brenda një jave në Ferizaj u shqiptuan 1370 gjoba trafiku

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt në periudhën njԯ javore nga 22 deri më 28 prill 2024, ka shqiptuar 1370 gjoba trafiku derisa  ka hequr edhe 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë raportuar 29 aksidente, ku katër prej tyre ishin aksidente me lëndime, 18 persona të lënduar si dhe 15 aksidente me dëme materiale.

Continue Reading

Ferizaj

Kërcënohet me jetë Kenan Gashi, drejtor ekzekutiv i  “AVONET”

Published

on

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit të OJQ-ve, “AVONET”, Kenan Gashi, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë nga një palë e përfshirë në një rast që “AVONET” po e trajton në gjykatë.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi bëri të ditur se rasti i kërcënimit dhe kanosjes ndaj tij nga ana e personit Faredin Grainca, ndodhi mbrëmjen e së premtes, në ambientet e spitalit rajonal të Ferizajt,  por siç u shpreh Gashi, sulmi u parandalua falë zyrtarëve të Policisë që ishin të pranishëm në atë çast në vendngjarje.

Sipas Gashit, kërcënimet e sulmet e tilla janë shqetësuese për faktin se vijnë si rezultat i punës dhe aktivitetit publik të cilin e zhvillon në interes të përgjithshëm andaj edhe kërkon veprime të menjëhershme nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit për inicimin e procedurës penale këtij personi.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Ferizajt, major Qazim Reka, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për këtë rast, për të cilin tha se është njoftuar edhe prokuroria dhe janë intervistuar të dyja palët.

Continue Reading

Trending