Në sallën e Kuvendit komunal të Ferizajt u mbajt dëgjimi i parë publik për buxhetin komunal për vitin 2024.
Dëgjimi i parë u mbajt këtë të hëne(24 Korrik) me përfaqësues të OJQ-ve, sportistëve, artistëve dhe mediave.
Pjesëmarrësit renditën kërkesat dhe shqetësime e tyre drejtuar ekzekutivit lokal që ishte pjesëmarrës në këtë takim.
Nga ekzekutivi lokal u tregua se buxheti i Ferizajt për vitin 2024 pritet të jetë mbi 41 milionë euro.
Gjatë javës do të mbahen edhe tetë dëgjime tjera publike me grupe të ndryshme të interesit.
Kalendari i plotë i dëgjimeve publike: