Connect with us

Ferizaj

Kërkoheshin nga gjykatat – 24 persona arrestohen brenda një jave në Ferizaj

Published

on

24 persona u arrestuan nga Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar si shkak i urdhëresave të gjykatave.

Vepra të ndryshme penale ishin arsye për këto urdhëresa të lëshuara, përcjell TV TEMA.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia Rajonale e Ferizajt në bazë të planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë javës që shkoi nga data 21-27/08/2023 ka realizuar 24 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon mbi 4.6 kg kokainë dhe arreston katër të dyshuar

Published

on

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) në Ferizaj, ka arrestuar katër persona derisa edhe dy të tjerë janë në kërkim, të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë realizimi të aksionit janë konfiskuar 4.62 kilogramë të substancës që dyshohet të jetë kokainë, një pistoletë me 14 fishekë, celularë, para në valuta të ndryshme dhe disa mjete motorike.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuar janë A.L., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1973), M.B., (mashkull, shtetas i Shqipërisë, viti i lindjes 1971), A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1997) dhe A.B., (mashkull, kosovar, viti i lindjes 1993).

Të dyshuarit, pas intervistimit me aktvendim nga prokuroria janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

#

Continue Reading

Ferizaj

Policia ia sekuestron dy armë pa leje një personi në Doganaj të Kaçanikut

Published

on

Policia ka shoqëruar në stacion policor të Kaçanikut, të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe 67 fishekë.

Sipas policisë, nën dyshimin për armë mbajtje pa leje, kontrolli i shtëpisë u zhvillua pasditen e së mërkurës në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Ferizaj

Të martën ndërprerje 9-orëshe e rrymës në qendër të Ferizajt dhe disa fshatra

Published

on

KEDS njofton se të martën, për shkak të punimeve në projekte investive, disa zona të Ferizajt do të mbesin pa energji elektrike nga ora 09:00/09:30 deri në 18:00.

Pa energji elektrike do të mbesin:

1. Nga NS Ferizaj III – Dalja J07 Gaçka (09:30 – 18:00)
Greme, Gaçka, Burrnik, Izhanc, Kashtanjeva, Bajnicë, Semaj, Prushaj, Sllatina dhe bizneset private.
Arsyeja: Energjizimi i linjave të reja.

2. Nga NS Ferizaj II – Dalja J10 Banka 1 (09:00 – 18:00)
MBTS Banka, TS Fatmir Rashani, TS Halil Haxhidema, TS TMK Ndërtesa, TS Koncorzium Komuna (përballë Spitalit).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

3. Nga NS Ferizaj III – Dalja J15 Ylli 1 (09:00 – 18:00)
Rr. 12 Qershori, rr. Dëshmorët e Kombit, pjesë të rr. Ismail Qemajli, Tahir Sinani, Toni Bler, Sheshi Hyre Emini, Hekurudha, Kinemaja re – KEDS, Hoteli (MBTS).
Arsyeja: Projekte investive, konvertimi i Daljes 2 në 20kV.

Continue Reading

Trending