Connect with us

Kosovë

Presidentja Osmani kërkon nga BE-ja qasje të balancuar në dialog

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është sukses historik i NATO-s andaj forcat keqdashëse po duan ta sfidojnë dhe ta rrënojnë atë.

Gjatë konferencës për media në Bruksel me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, Osmani ka thënë se nuk do të lejojnë që veriu i Kosovës të jetë fushëbetejë për arritjet hegjemoniste të autokratëve rajonalë.

Sa i përket procesit të dialogut, Osmani tha se shpreson që ndërmjetësuesi Bashkimi Europian do të ketë qasje të balancuar në dialogun Kosovë – Serbi, pasi që, sipas saj, në të kaluarën ka pasur momente të qasjes jo të barabartë ndaj Kosovës.

“Takimi i ardhshëm i dialogut do të mbahet më 14 shtator. Kosova gjithmonë ka qenë palë konstruktive, fatkeqësisht e vetmja palë konstruktive në atë proces. Lista e marrëveshjeve të pazbatuara nga Serbia është shumë e gjatë, nuk duhet të thellohem në këtë. Shpresat tona janë të ketë një qasje të balancuar së paku nga ndërmjetësit e BE-së, si parakusht për suksesin e procesit. Ka pasur momente kur se kemi parë këtë balancë, dua t’i bëjë thirrje gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë, që të sigurojnë këtë lloj balance.

Ta sigurojmë parimin e barazisë së plotë, e pozicionimit të plotë të palëve në proces, nëse duam të shohim rezultate të qëndrueshme e rezultate që i kontribuojnë paqes e sigurisë në rajon”, ka thënë mes tjerash presidentja Vjosa Osmani.

Kosovë

Gazmend Hoxha jep dorëheqje si Drejtor i Policisë

Published

on

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje pesë ditë pas rastit të vrasjes së Arlinda Zemajt.

Dorëheqja e Hoxhës vjen një ditë pasi Policia e Kosovës pezulloi nga puna 11 zyrtarë të saj derisa ka filluar hetimin për trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Në njoftimin e kryeministrit Albin Kurti bëhet e ditur se ka pranuar kërkesën e Gazmend Hoxhës për lirimin nga detyra , derisa me propozim të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për ushtrues detyre të Drejtorit të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.

Gazmend Hoxha ishte emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës më 8 mars 2023, kurse policisë iu bashkua në vitin 2000 prej kur edhe ushtroi disa pozita të rëndësishme drejtuese.

Continue Reading

Kosovë

Suspendohen 11 zyrtarë policorë, kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e rastit të Zekajt

Published

on

Një kryeprokurore, një prokurore dhe 11 zyrtarë policorë janë pezulluar lidhur me mënyrën se si ishin marrë me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj, më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

Kështu, Këshilli Prokurorial i ka suspenduar sot nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj si dhe prokuroren e rastit të Zekajt,  Arlinda Nallbani Gacaferrin.

Ndaj tyre, Këshilli Prokurorial ka vendosur të iniciohen procedura disiplinore. Gjithashtu, Këshilli Prokurorial mori vendim që të caktojë Valbona Disha-Haxhosaj për Ushtruese të Detyrës së Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Pejë .

Kurse, Policia e Kosovës njoftoi se janë pezulluar 11 zyrtarë policorë lidhur me trajtimin e rastit të Zekajt. Ndaj tyre është duke u zhvilluar një hetim paraprak nga Inspektorati Policor i Kosovës me rekomandimin e të cilit, nga detyra u pezulluan ushtruesi i detyrës së drejtorit Rajonal në Pejë, Agron Hasanaj, komandanti i Stacionit Policor në Pejë, Faik Jahmurataj, zëvendëskomandanti, shefi i Sektorit të Hetimeve, ushtruesi i detyrës së shefit të sektorit të operativës, komandanti i nënstacionit në Vitomiricë dhe katër hetues policorë.

“Suspendimet janë bërë në interes të hetimeve të pavarura, llogaridhënies institucionale dhe përgjegjësive individuale, në trajtimin e rastit. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen e vlerave, integritetit dhe shërbimit në mënyrë të drejtë e të paanshme, si dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet relevante”, thuhet në njoftim të Policisë.

Continue Reading

Kosovë

Me kërkesa për dorëheqje dhe përgjegjësi penale mbahet protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ka filluar protesta e organizuar Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nga ish-kunati i saj.

Me pankartat dhe thirrjet ““Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë” protestuesit, të cilëve iu bashkuan edhe familjarët e të ndjerës, marshuan drejt Ministrisë së Drejtësisë, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës me kërkesë për përgjegjësi dhe llogaridhënie për të gjithë zinxhirin institucional që nuk trajtuan si duhet rastin e Arlinda Zekajt.

Para Ministrisë së Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka publikuar një video të arrestimit të Albert Sylës, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit.

Continue Reading

Trending