Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, se marrëveshja e vitit 2013 thotë se vetëm FSK-ja duhet të koordinohet me KFOR-in për të hyrë në veri.
Pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg në Bruksel, ajo ka deklaruar se Policia e Kosovës ka të drejtë të punojë dhe veprojë në të gjithë territorin e vendit.
“Si presidente vazhdimisht kam punuar të ketë koordinim të plotë mes institucioneve të Kosovës dhe pranisë së KFOR-it në Kosovë. Kemi të njëjtin qëllim që është paqja, stabiliteti dhe siguria në Kosovë dhe rajon. Marrëveshja e vitit 2013 fokusohet vetëm te Forca e Sigurisë së Kosovës.
Policia e Kosova ka vepruar në të në të gjithë territorin e Kosovës më shumë se dy dekada. Është forca më profesionale dhe shumë etnike në të gjithë rajonin. Tani, si parim i koordinimit, insistojë që koordinimi me aleatët tanë jo vetëm për veriun duhet të punojmë në koordinim për secilin centimetër”, ka thënë Osmani.