Connect with us

Kosovë

55 delegatë votuan pro organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Published

on

Kandidaturën e Kosovës për organizimin e  Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 e mbështetën shumica e delegatëve të Asamblesë së Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG).

Në takimin që u mbajt në Heraklion të Greqisë, nga 66 delegatë pjesëmarrës, pro kandidaturës së Kosovës votuan 55 sish, tetë ishin kundër ndërsa tre delegatë abstenuan.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur triumf të jashtëzakonshëm të sportit kosovar, pasi që Kosova ka fituar të drejtën për t’i organizuar Lojërat Mesdhetare 2030.

Në postimin e saj, presidentja Osmani ka përgëzuar Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.

“Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë. Përgëzime për Komitetin Olimpik të Kosovës dhe të gjitha institucionet e Kosovës të angazhuara në këtë arritje të madhe.

Pa dyshim se Lojërat Mesdhetare do të jenë frymëzim për shumë të rinj e të reja, si dhe për sportistët kosovarë që të prekin majat e suksesit!” ka shkruar presidentja Osmani.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka quajtur arritje të jashtëzakonshme vendimin që Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Në një prononcim menjëherë pas votimit të Asamblesë, Kurti tha se Kosova do të punojë fuqishëm që të jetë gati për këtë organizim  dhe të presin mijëra sportistë e sportdashës në Prishtinë.

I pari i Qeverisë së Kosovës tha do të bashkëpunojnë ngushtë me Shqipërinë për organizim sa më të mirë të këtyre lojërave, derisa shtoi se janë planifikuar edhe linjat buxhetore që do të tejkalojnë  shumën prej 250 milionë euro.

Kosovë

Një shtetas i Kosovës ekstradohet në SHBA për krime kibernetike

Published

on

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar  për në SHBA, pasi që i njëjti kërkohej nga autoritetet amerikane për përfshirje në veprat penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

I dyshuari iu dorëzua mëngjesin e sotëm njësisë U. S. Marshall të SHBA-së, në ANP “Adem Jashari”, bëri të ditur Policia.

Në njoftim nuk u dhanë informacione për identitetin, moshën apo hollësi tjera për personin e ekstraduar.

Por, Policia e Kosovës tha se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të parandalimit dhe hetimit të krimit, si dhe gjurmimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit

Continue Reading

Kosovë

Çitaku e quan vendimin e speciales të turpshëm dhe të papranueshëm

Published

on

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur të turpshëm e të papranueshëm vendimin e Dhomave të Specializuara për dënimet ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në rastin për pengim të drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se vendimi i sotëm vetëm sa e ka thelluar mosbesimin në drejtësinë e administruar nga kjo gjykatë. Sipas saj, drejtësia nuk mund të ketë standarde të ndryshme për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë.

“Shpreh zhgënjimin dhe shqetësimin tim të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në procesin për pengim të drejtësisë. Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë thelluar pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë të kësaj Gjykate”, ka thënë ajo duke shtuar se padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë, mobilizim dhe përkushtim të palëkundur shtetëror e mbarëkombëtar.

“Me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike. Me vendosmëri, deri në fund”, ka shkruar Çitaku.

#

Continue Reading

Kosovë

Specialja dënon Thaçin me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Published

on

Gjykata Speciale në Hagë shpalli sot aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Hajredin Kuçit dhe Fadil Fazliut, në rastin për pengim të drejtësisë.

Në seancën që nisi sot në orën 10:00, gjykatësi Christopher Gosnell lexoi përmbledhjen e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim pasi u  shpall fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë, për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe për mosbindje ndaj gjykatës.

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu u dënuan me nga 12 muaj. Të dy këta do të lirohen pasi koha e tyre e kaluar në paraburgim tejkaloi dënimin e shqiptuar.

Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht dhe dënimi ndaj tij nuk të ekzekutohet nëse Kuçi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës prej 1 viti.

Ndërsa Isni Kilaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat dhe do të lirohet menjëherë.

Continue Reading

Trending