Connect with us

Sport

Për Fazlijin loja e sotme “Kaos emocionesh”

Published

on

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Betim Fazliji, me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe i rritur në Zvicër ka folur për ndeshjen e sotme të cilën Kosova do ta luaj pikërisht kundër Zvicër.

Fazliji tha se ndeshja kundër Zvicrës do të jetë shumë e veçantë, pasi siç tha ai, është rritur në Zvicër dhe do ta kaloj gjithë jetën e tij atje.

“Mendoj se do të jetë një kaos emocionesh për shumëkënd, sepse nga të dyja palët ka lojtarë me rrënjë në vendin tjetër. Do të jetë një “ndeshje miqësore”, por do të ketë edhe pika të rëndësishme në lojë”, tha Fazliji në një intervistë për Watson, transmeton Ekonomia Online.

Pavarësisht miqësisë së lojtarëve në ndeshjen e sotme, Fazliji tha se do të bëjë gjithçka që Kosova t’i fitojë tri pikë të plota kundër Zvicrës.

Kujtojmë se sonte nga ora 20:45 Kosova e pret Zvicrën në “Fadil Vokrri” në një nga ndeshjet më të rëndësishme të kualifikimeve.

Kosovës i duhen tri pikë të plota në mënyrë që të mbaj gjallë shpresat për një kualifikim tutje në Euro 2024.

Sport

Mbape firmos me Real Madridin për 15 milionë € në vit

Published

on

Real Madrid njoftoi se ka nënshkruar kontratë me yllin francez të futbollit, Kylian Mbappe.

Mbappe kaloi në “Bernabeu” si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës që kishte me  Paris Saint-Germain,  për të cilët shënoi 256 gola në 308 paraqitje.

Futbollisti 25 vjeçar nënshkroi kontratë 5 vjeçare, deri në vitin 2029, nga e cila do të përfitojë 15 milionë euro në vit, transmeton Skysports.

Gjithashtu, Mbape do të fitojë edhe 85 milionë funte bonus për nënshkrim të kontratës, shumë kjo që Real Madridi do ta paguaj në këste vjetore përgjatë kohëzgjatjes së kontratës 5 vjeçare.   

Continue Reading

Arbëri

Vdes një alpinist bullgar në Majën e Jezercës

Published

on

Një bjeshkatar nga Bullgaria, humbi jetën në afërsi të “Majës së Jezercës” në Shqipëri.

Viktima u gjet pa shenja jete nga ekipi i kërkim-shpëtimit të policisë së Shqipërisë, një ditë pas raportimit se ai dhe një bashkëkombës i tij, kishin mbetur të bllokuar për shkak të terrenit të vështirë.

Dyshohet se gjatë ecjes bjeshkatare, 32 vjeçari kishte rrëshqitur nga një lartësi dhe si pasojë e ka humbur jetën.

“Nga ekipi i kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë, i cili do të transportohet me helikopter, drejt morgut. Turisti tjetër është larguar drejt Malit të Zi, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Ky është rasti i dytë i vdekjes tragjike në këtë shteg brenda pak muajve, pasi më 30 mars, këtu humbi jetën edhe një bjeshkatare 43 vjeçare nga Kroacia.

Ndryshe, “Maja e Jezercës” është maja më e lartë e Bjeshkëve të Nemuna, e dyta më e larta në Shqipëri, me lartësi 2,694 metra mbi nivelin e detit. Nga bjeshkatarët alpinistë, shtegu drejt kësaj maje konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, sidomos gjatë sezonit të dimrit.

Continue Reading

Sport

Hansi Flick merr drejtimin e Barcelonës

Published

on

Hansi Flick është konfirmuar trajner i ri i Barcelonës. Ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, duke zëvendësuar kështu trajnerin e shkarkuar Xavi Hernandez.

Gjatë karrierës si trajner, Flick 59 vjeç, ka drejtuar skuadrën e Bayern Munich, me të cilën fitoi dy herë titullin e kampionit të Gjermanisë, kupën dhe ligën e kampionëve në sezonin 2019/20.

Për një kohë ishte edhe trajner i përfaqësueses gjermane, por u shkarkua pas eliminimit të “Pancerëve” në fazën e grupeve të Kampionatit  Botëror të vitit 2022 në Katar.

Continue Reading

Trending