Connect with us

Lajme

Kurti: Kushtëzimi i Serbisë për Asociacion është shndërruar në propozim të ndërmjetësve

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka mundur të pranojë kompromis mes propozimit të tij me sekuencë dhe kushtëzimit të Serbisë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai, në një konferencë për media, demantoi deklaratën e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, se kryeministri Kurti nuk e ka pranuar propozimin evropian dhe se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e ka pranuar.

“Ata edhe si ndërmjetës edhe pala tjetër e kanë tashmë propozimin tonë do të duhej ta japin qëndrimin për këtë. Sot nuk ka pasur asnjë propozim përpos asaj që kam sjellë unë si kryeministër i Kosovës”, ka thënë Kurti.

Sipas Kurtit, kushtëzimi i Serbisë është kthyer në qëndrim të emisarëve të Bashkimit Evropian andaj me pranimin e këtij kushtëzimi Miroslav  Lajçak, ka bërë cenim të funksionit të tij si lehtësues dhe ndërmjetësues.

“Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar një kushtëzim të tillë e kushtëzimin nga Serbia e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues…E unë s’mund ta pranoja një të tillë duke cenuar Kosovën, kryeministër i së cilës jam.

Kryeministri Kurti u tha gazetarëve se u takon ndërmjetësve të tregojnë se si bëhet që Kosova të japë tri propozime e Beogradi asnjë dhe “kur neve na thonë pastaj që ka dhënë edhe Beogradi, iu duhet mbi një orë që ta gjejnë një dokument që është mbi gjashtë muaj i vjetër”. “Nuk ka propozim të Beogradit, ka dokument kushtëzues që kur ta lexoni do ta vërtetoni. Nuk mund të ketë kompromis midis kushtëzimin dhe propozimit. E fundit, sot dokument të shkruar me propozim konkret ka sjellë vetëm Kosova. Bashkimi Evropian është aty për të siguruar që propozimet e palëve janë përbrenda frymës dhe formës së BE-së. Ata nuk bëjnë propozime, kujdesen që propozimet e palëve janë të tilla që nuk tejkalojnë kornizën evropiane. Pala serbe nuk ka sjellë propozim, por e ka dërguar një kushtëzim te BE-ja”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.

Arbëri

Trazirat shpërthejnë përsëri në protestën antiqeveritare në Tiranë

Published

on

Mijëra të rinj shqiptarë u mblodhën të shtunën para Ministrisë së Arsimit, në qendër të Tiranës, në ditën e pestë të një lëvizjeje studentore që po merr hov, kundër Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Protesta u përshkallëzua në dhunë kur një grup të rinjsh të maskuar hodhën gurë drejt policisë së trazirave, e cila u kundërpërgjigj me granata trullosëse, gaz lotsjellës dhe topa uji.

Protesta e sotme u thirr si tubim gjithëpërfshirës kombëtar, ku përveç studentëve dhe gjimnazistëve, pritej të merrnin pjesë edhe qytetarë dhe përfaqësues të ndryshëm nga diaspora.

Protestat kundër korrupsionit dhe mungesës së vendeve të punës kanë nisur të përhapen në mbarë Shqipërinë, por Rama i ka hedhur poshtë thirrjet për dorëheqje.

Sipas të dhënave të Policisë, deri më tani janë ndaluar 500 protestues, 330 prej të cilëve janë liruar. Rreth 120 policë dhe 45 protestues janë regjistruar si të lënduar, ndonëse ka të ngjarë që shumë raste të lëndimeve të protestuesve të mos jenë regjistruar.

Avokati i Popullit, Endrit Shabani ka publikuar gjetjet paraprake të monitorimit të kryer gjatë katër ditëve të protestave në vend, duke gjetur shqetësime që lidhen me kushtet e ndalimit, trajtimin e të miturve dhe pretendimet për përdorim të dhunës ndaj personave të privuar nga liria.

Në një deklaratë për mediat, Shabani bëri të ditur se ekipet e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës kanë monitoruar situatën në komisariatet nr. 1 deri në nr. 6 në Tiranë, në Bllokun e Sigurisë, në Spitalin e Traumës, si dhe në komisariatet e Korçës, Vlorës dhe Shkodrës.

Sipas Avokatit të Popullit, gjatë 72 orëve të fundit janë kontaktuar 214 persona të ndaluar, ndërsa janë zhvilluar intervista konfidenciale me të arrestuar, të shoqëruar, persona të lënduar, mjekë dhe psikologë.

Shabani njoftoi gjithashtu se vetëm në datat 14 dhe 15 tetor, në Spitalin e Traumës kanë marrë shërbim 128 persona, prej të cilëve 86 punonjës policie, 38 protestues dhe 5 të mitur.

Avokati i Popullit dënoi të gjitha format e dhunës që kanë shoqëruar protestat e ditëve të fundit.

“Dënojmë dhunën ndaj policëve. Dënojmë dhunën ndaj protestuesve. Dënojmë dëmtimin e pronës publike dhe të pronës private, përfshirë bizneset”, thuhet në deklaratë.

Cilat janë kërkesat e protestuesve?

Studentët thonë se protestojnë kundër kostove të larta të arsimit dhe korrupsionit qeveritar, ndërsa kërkesë kryesore kanë dorëheqjen e Qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama. Atyre u janë bashkuar edhe nxënës të shkollave të mesme. Mësimi është bojkotuar në universitete në Tiranë dhe në disa qytete të tjera, si dhe në disa gjimnaze të kryeqytetit.

Ata thonë se janë të zemëruar edhe për shitjen e zonave të paprekura të bregdetit shqiptar për ndërtimin e një kompleksi turistik luksoz, të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Trazirat përbëjnë sfidë për Ramën, i cili fitoi mandatin e katërt vitin e kaluar, duke premtuar se do ta udhëheqë Shqipërinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai synon që vendi të anëtarësohet në BE që në vitin 2028.

Më herët të premten, Rama bëri thirrje për qetësi dhe fajësoi “duart e huaja” për trazirat e dhunshme disaditore. Ai nuk i identifikoi ato, por tha se po synojnë të pengojnë përpjekjet e vendit të tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

“Këto janë duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë të qetë”, tha ai në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Rama këmbënguli se protestat nuk kanë të bëjnë “fare me hallet, me problemet, me aspiratat legjitime të gjithkujt që dëshiron një jetë më të mirë”.

“E gjithë kjo është po ajo dorë, po ajo dorë që e ka kapur për fyti opozitën shqiptare, dhe që e ka djegur dhe shkatërruar jo një herë Shqipërinë, dhe që është gati ta djegë e ta shkatërrojë përsëri, për të mos e lënë të bëjë përpara”, tha ai.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Arrestohen dy persona dhe konfiskohen mbi 50 kg marihuanë

Published

on

Pas hetimeve disa mujore lidhur me rastin e koduar “MALI”, Policia e Kosovës ka arrestuar personat me inicialet B.A.(1988) dhe S.H. (1974),  të dyshuar për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike si dhe ka konfiskuar 50 kilogramë lëndë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas njoftimit, arrestimi ka ndodhur më 16.10.2026 në Gjilan.

“Hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar nën dyshimin se persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’, gjegjësisht janë duke bërë përgatitjet për transport jashtë vendi të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit janë kontrolluar dy shtëpi dhe objekte përcjellëse. Gjatë kontrollit, në njërën prej veturave (në bagazh) është gjetur dhe konfiskuar substancë,- dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, me vlerë në tregun vendor rreth 80,000 (tetëdhjetë mijë) euro.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë:

• 53 kilogramë substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë;

• 2 telefona mobil dhe

• 2 automjete me targa vendore.

Operacioni është mbështetur në terren nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) – Gjilan, si dhe nga Njësia e Forenzikës Rajonale Gjilan, e cila ka bërë fotografimin, evidentimin dhe tërheqjen e dëshmive nga vendi i ngjarjes.”

Të dyshuarit pas intervistimit në prezencë të avokateve mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore.

Continue Reading

Arbëri

Shqipëria në kaos – Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Published

on

Protesta e studentëve në Shqipëri ka përshkallëzuar ditën e sotme, të tretën me radhë, pasi shumë protestues që janë mbledhur dhe po marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Korçës, Kukësit, Durrësit dhe Elbasanit.

Për dallim nga dita e djeshme, protestës sot i janë bashkuar edhe nxënësit e gjimnazeve dhe studentët nga pothuajse të gjitha universitetet.

Protesta, sipas studentëve, është kundër rritjes së kostove të arsimit dhe kundër korrupsionit. Kërkesa kryesore e tyre është dorëheqja e qeverisë së udhëhequr nga Edi Rama.

Ndërkohë, në një përgjigje për Reuters, Rama e ka mohuar mundësinë e dorëheqjes si pasojë e protestave.

Përleshjet më të dhunshme mes protestuesve dhe policisë kanë vazhduar gjatë gjithë kohës në sheshin “Skënderbej’ në Tiranë ku ndodhet dhe godina e bashkisë, e pak metra më tej selia e Partisë Socialiste.  Në tentim për të shpërndarë protestuesit, policia ka përdorur, shkopinjtë, topa uji dhe gaz lotsjellës.

Në Shkodër, lëndime serioze pësoi komandanti i forcave të rendit në policinë e Shkodrës, Fasli Rama, i cili është dërguar me urgjencë drejt Tiranës pasi u godit me gur në kokë nga protestuesit që ndodheshin përpara policisë së Shkodrës.

Mediat në Shqipëri po transmetojnë direkt pamje nga protesta me pamje ku shihen dëmtime të objekteve dhe institucioneve nga njëra anë si dhe arrestimet e dhunshme dhe brutale të protestuesve përfshirë edhe ato ndaj të miturve. Situata më e rëndë sa i përket dhunës së dyanshme është në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në një konferencë për mediat, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita tha se deri tani kanë mbetur të plagosur 71 punonjës policie. Ai  iu drejtua edhe prindërve, mësuesve dhe pedagogëve, duke kërkuar që të mos lejojnë përfshirjen e të rinjve në akte dhune.

Kurse Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se sipas informacioneve të mbledhura deri në orën 17:50, në Spitalin Universitar të Traumës janë duke u trajtuar dy policë dhe katër protestues të lënduar.

Continue Reading

Trending