Connect with us

Lajme

Anulohet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Published

on

Pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpalljen e zisë shtetërore në Kosovë, me kërkesë të  kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca është anuluar mbledhja e kryesisë së kuvendit e paraparë për sot. “Me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, mbledhja e Kryesisë, e paraparë për sot, anulohet, sipas Vendimit të Presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, për shpalljen e zisë shtetërore në Republikën e Kosovës, ditën e hënë, 25.09.2023”, thuhet në njoftim.

Kosovë

Vdes njëri nga dy të lënduarit pas rënies së një vinçi në Prishtinë

Published

on

Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda trupore, pas rënies së vinçit në një kantier ndërtimi në rrugën “A” në Prishtinë.

Policia e Kosovës njoftoi se në koordinim me Prokurorinë e Shtetit kanë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.

Sipas policisë, dy personat që pësuan lëndime trupore janë dërguar për trajtim në QKUK.

Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta ndërroi jetë pasi nuk iu mbijetojë plagëve. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

Nga Emergjenca në Qendrën Klinike Universitare kanë bërë të ditur se i personi i dytë është me lëndime të rënda por në gjendje stabile.

Continue Reading

Kosovë

Autoritetet gërmojnë në Zubin Potok për mbetje të dyshuara mortore të të zhdukurve në luftë

Published

on

Autoritetet kosovare janë duke kryer gërmime të martën në një fshat në veri të vendit pas dyshimeve për një varrezë me mbetje mortore që mund t’u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Arbnora Luta, tha për Radion Evropa e Lirë se gërmimet po zhvillohen me kërkesë të Prokurorisë dhe urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Institucionet relevante janë duke zbatuar urdhrin për zhvarrosje (ekshumim), autopsi dhe identifikim të mbetjeve mortore në një lokacion në Komunën e Zubin Potokut”, tha ajo.

Ajo nuk dha më shumë hollësi rreth rastit, duke thënë se është herët pasi gërmimet janë duke u zhvilluar në këtë kohë.

Më vonë, Prokuroria tha në një njoftim se dy burrat e arrestuar po të martën në rajonin e Mitrovicës për krime lufte, me inicialet M.J dhe M.B., dyshohen pikërisht për këtë rast.

“Procesi po zbatohet në përputhje me urdhrin gjyqësor dhe standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve përkatës”, thuhet në njoftim.

Kohët e fundit autoritetet kanë kryer vazhdimisht gërmime në lokacione të ndryshme, ku janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gjatë luftës së viteve 1998-’99 u vranë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.

Kosova dhe Serbia arritën pajtueshmëri në vitin 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në mesin e zotimeve të bëra ishin: qasja e plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënia në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë e përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

Megjithatë, gjithçka vazhdon të mbetet në letër, meqë asnjëra pikë nuk është zbatuar.

Në fillim të këtij viti, Kosova dhe Serbia e mbajtën takimin e parë të Komisionit të Përbashkët për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, i cili nuk dha ndonjë rezultat.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Tërhiqet mjeti i dyshuar shpërthyes nga Lybeteni

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me njësitet e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it  kanë identifikuar dhe tërhequr një mjet të dyshuar shpërthyes në territorin e Parkut Kombëtar të Lybetenit.

Raportimin dje e kishte bërë të një qytetar i cili ka hasur në mjetin e dyshuar përderisa kishte qenë duke mbledhur boronica.

Luboten, Parku Nacional 27.07.2026 – 12:16.

“ Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke mbledhur fruta-Boronica, në fushë ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë  tërheqjen e mjetit pa incidente”, ka njoftuar Policia.

Continue Reading

Trending