Connect with us

Kulturë

Malala Yousafzai  – Thënie të bukura

Published

on

Malala Yousafzai  ishte vetëm 17 vjeçe kur në vitin 2014 u nderua me çmimin “Nobel për Paqen” për angazhimin e saj mbi shkollimin falas të çdo vajze.

Angazhimi i saj nisi kryesisht me Pakistanin ku pushtimi nga talebanët e ndaloi arsimimin e vajzave, por tashmë fondacioni i saj “Malala” ka shtrirë ndikimin në shumë vende ku preket kjo e drejtë themelore, shkruan Ekonomia Online.

Ja disa nga thëniet më të bukura të përmbledhura nga Yousafzai.

Me armë mund të vrasësh terroristë. Me dije mund të vrasësh terrorizmin”.

“Unë besoj fortë se mënyra më e mirë për të siguruar paqen në botë, sigurohet jo vetëm duke edukuar mendjen tonë, por edhe zemrat dhe shpirtrat tanë”.

“Kur bota qëndron në heshtje, edhe një zë i vetëm mund të bëhet i fuqishëm”.

“Një fëmijë, një mësues, një libër dhe një stilolaps mund të ndryshojnë botën”.

“Ekzistonte një kohë kur femrat u kërkonin burrave të ngriheshin për t’u siguruar atyre të drejtat themelore, por tashmë ne mund të ngrihemi vetë për të drejtat tona”.

“Talebanët mundën të na merrnin nga duart stilolapsat dhe librat, por kurrsesi nuk mundën t’i ndalonin dot mendjet tona për të menduar”.

“Unë besoj në barazi. Unë besoj se nuk duhet të ketë diferenca midis një burri dhe një gruaje. Madje mendoj se femrat mund të jenë më të fuqishme se burrat”.

“Mirësia mund të shpërblehet vetëm me mirësi. Nuk mund të shpërblehet thjesht me një ‘Faleminderit’ dhe më pas ta harrosh”.

“Nuk dua të mbahem mend si vajza që u qëllua nga talebanët. Dua të mbahem mend si vajza që ngriti krye për të drejtat e saj”.

“Arriti një pikë kur i thashë vetes sime: ‘Malala, duhet të tregohesh e fortë. Nuk duhet të kesh frikë nga askush. Ti thjesht po mundohesh të sigurosh arsimimin tënd. Ti nuk po bën asnjë krim”.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Art & Showbiz

Ambasada e Francës uron regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për çmimin e fituar në Festivalin e Kanës

Published

on

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi, ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin e filmit “DUA”, për fitimin e çmimit SACD  në Festivalin e Kanës.

“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste, & Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës .

Një sukses i madh për kinematografinë kosovare. Ju lumtë!” thuhet mes tjerash në postim.

Continue Reading

Ferizaj

Premiera e dramës“Kush është Silvia?” shfaqet të premten në Teatrin e Gjilanit

Published

on

Shfaqja teatrore “Kush është Silvia?” do të ketë premierën këtë të premte, më 15 maj 2026, nga ora 20:00 në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

Shfaqja është realizuar sipas dramës “The Goat, or Who is Sylvia?” të autorit Edward Albee,ndërsa përshtatjen dhe dramaturgjinë e ka bërë Fjona Hyseni.

Regjinë e shfaqjes e ka bërë regjisori ferizajas Fatmir Hyseni kurse në role paraqiten Dardane Mehmeti, Kushtrim Qerimi, Xhelal Haliti dhe Valentin Mehmeti.

Organizatorët kanë njoftuar se, përveç premierës së sotme, publiku do të ketë mundësi ta ndjekë edhe reprizën e shfaqjes të shtunën, nga ora 20:00.

Projekti është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa në realizim kanë ndihmuar edhe Teatri i Qytetit në Gjilan dhe Teatri Adriana i Ferizajt.

Continue Reading

Art & Showbiz

Çmim Oscar për filmin ku luan aktorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami

Published

on

Filmi “Two People Exchanging Saliva” [Dy njerëz që shkëmbejnë pështymë] është shpërblyer me Çmim Oscar në kategorinë e filmit të shkurtër, në ceremoninë e mbajtur në Llos Angjellos të Shteteve të Bashkuara të dielën.

Aktorja dhe regjisorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami e ka pranuar çmimin bashkë me pjesën tjetër të ekipit.

Kur u përmend prejardhja e pjesëmarrësve në film, Bajrami u përshkrua si aktore nga Kosova. Filmi u duartrokit edhe për faktin që është realizuar nga një shumicë grash.

Bajrami, 25-vjeçare, ka lindur në Kosovë, mirëpo familja e saj është shpërngulur është Francë, prandaj ajo jeton atje.

Luana e luan rolin e Malaises, një gruaje të re në këtë film bardhezi, i cili është bashkëprodhim mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Filmi e ka në qendër intimitetin dhe konsumizmin në një version distopian të Parisit, ku prekja romantike, veçanërisht puthja, është e ndaluar dhe e dënueshme me vdekje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përgëzuar Bajramin dhe gjithë ekipin për çmimin e fituar.

“Jemi krenarë me këtë arritje të madhe të Luanës, aktores së patrembur, të lindur në Kosovë e cila përfaqëson më të mirën e të rinjve tanë: talentin, vendosmërinë dhe besimin për t’i ndjekur edhe ëndrrat më të mëdha”, ka thënë Osmani përmes një postimi në rrjete sociale.

Filmi e ka ndarë këtë çmim bashkë me filmin tjetër “The Singers”, [Këngëtarët] – vendim i rrallë në ndarjen e këtyre çmimeve.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, Akademia e Arteve në SHBA nderon yjet e kinematografisë botërore.

Filmi One Battle Afte Another (Betejë pas beteje) është shpërblyer me gjashtë çmime, përfshirë çmimin për filmin më të mirë.

Vetë Kosova ka tre vjet që nuk ka garuar me asnjë film për Oscars në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Suksesi më i madh i vendit është shënuar më 2016 me filmin “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik, Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës dhe i xhiruar në Kosovë. Ai ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në këtë ceremoni.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending