Connect with us

Lajme

Presidentja Osmani tha se ishte kërcënuar nga zyrtarë të institucioneve të drejtësisë

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se ka marrë mesazhe dhe është kërcënuar nga persona të ndryshëm, se nëse s’e dekreton Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit “do t’i bëjnë dosje e do të ja lidhin duart”.

Në konferencën për media ku njoftoi për vendimin se nuk do ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, Osmani tha se ishte kërcënuar nga zyrtarë të institucioneve të drejtësisë dhe jo vetëm.

“Shqetësuese është kur zyrtarët e institucioneve tona të drejtësisë mendojnë që mund ta kërcënojnë kreun e shtetit. Në një vend demokratik ata që mendojnë që mund të marrin vendime duke kërcënuar kreun e shtetit do të përfundonin jashtë sistemit.  Por për fat të keq e kemi sistemin siç e kemi prandaj vetingu është i domosdoshëm si proces. ” është shprehur Osmani  duke përmendur  edhe presionet tjera të paligjshme.

“Në anën tjetër, unë mund t’ju them se ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme. Ta zëmë njerëz që dërgonin mesazhe se në qoftë se nuk e dekreton dhe nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart, etj etj. Por ata duhet ta dinë që këto më shumë se dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë, e nuk do të bëjnë as tani”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka thënë se vazhdimisht e ka njoftuar Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) që vlerësimin për këtë proces do ta bëjë pasi që të përfundojë shqyrtimi në gjykata dhe se edhe pas kësaj ka marr letra nga KPK-ja.

“Tani çdo letër që KPK-ja dërgonte, përkundër faktit që i dinte të gjitha arsyet se nuk po merrej vendimi, ka qenë presion i paligjshëm dhe jo kushtetues, dhe në kundërshtim me çdo praktikë të mëhershme të komunikimit ndërinstitucional”, është shprehur Osmani duke shtuar në një shtet demokratik , zyrtarët e institucioneve të drejtësisë nuk mund të marrin vendime duke kërcënuar kreun e shtetit.

Kosovë

S’ka ndyshim rezultatesh edhe pas numërimit të votave nga diaspora

Published

on

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave nga diaspora për balotazhin e zgjedhjeve lokale. Numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta kishte përfunduar të premten.

Edhe pas numërimit të të gjitha këtyre votave, nuk kanë ndryshuar rezultatet sa i përket fituesve të garave për kryetar në 18 komunat ku u zhvillua balotazhi.

Kështu, në Viti, ku rezultati ishte i ngushtë, fitues doli kandidati i LDK-së, njëkohësisht kryetari aktual i kësaj komune, Sokol Haliti.  Ai fitoi garën ndaj Arsim Ademit nga LVV-ja me një diferencë prej vetëm 136 votave.

Edhe në Junik, pas numërimit të mbi 900 votave nga diaspora dhe 71 votave të personave me nevoja të veçanta, fitoi kandidati i LDK-së, Ruzhdi Shehu me 57.35% derisa kundër kandidati i tij, Agron Kuçi nga AAK-ja, mori 42.65% të votave të junikasve.

Continue Reading

Kosovë

Vazhdon procesi i numërimit të votave me postë

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR)  ka filluar numërimi i fletëvotimeve të votimit me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave.

Nga procesi i vlerësimit të 12,018 pakove të ardhura me postë, deri tani janë aprovuar 8932 pako derisa janë refuzuar 3086 sosh.

Sipas KQZ-së, arsyeja kryesore e refuzimit është mungesa e dëftesës së regjistrimit , e cila është evidentuar në 3,009 raste.

Për shkak të distancës, pritet të arrijnë 519 pako nga ShBA, Kanadaja dhe Australia, të cilat pas mbërritjes do të vlerësohen dhe numërohen.

Në zgjedhjet e fundit lokale numri i qytetarëve të regjistruar për votim me postë për këto 18 komuna ishte 29,752 votues.

Të premten janë numëruar rreth 750 fletëvotime nga votimi me kusht i mundësuar në vnevotime të veçanta dhe 1,441 fletëvotime nga votimi i personave me nevoja të veçanta, i mundësuar jashtë vendvotimeve përmes ekipeve mobile.

Rezultatet nga numërimi i fletëvotimeve me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta janë publikuar në platformën e rezultateve: https://resultslocal2025r2.kqz-ks.org/ në hapësirën e veçantë Rezultatet QNR.

Në të njëjtën platformë do të publikohen dhe rezultatet pas numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

Continue Reading

Ferizaj

Varrimi i ferizajasit që vdiq tragjikisht bëhet pasditen e sotme në fshatin Mirash

Published

on

Shpend Qalaj, që humbi jetën tragjikisht të premten, do të varroset pasditen e sotme në varrezat e fshatit Mirash të Ferizajt, njoftoi familja përmes një postimi në facebook.

I ndjeri humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën derisa po punonte në pullazin e shtëpisë në Mirash.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

#

Continue Reading

Trending