Connect with us

Lajme

Arrestohen tre persona të dyshuar për fajde

Published

on

Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, në vazhdimin e hetimit të rastit “Fajdeja”, sot ka arrestuar tre persona të dyshuar.

Me urdhëresë të  lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, janë kontrolluar disa  shtëpi dhe objekte përcjellëse në 5 lokacione të ndryshme në regjionin e Prishtinës dhe 1 në regjionin e Mitrovicës.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë konfiskuar në cilësi të provave materiale:

• Pesë (5) vetura,

• Tre (3) telefona celular,

• Një (1) llap top,

• Dy (2) USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.

Me vendim nga Prokurori i rastit, pasi të përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Ferizaj

Ndëshkohet me 300€ gjobë dhe 6 muaj ndalesë për tejkalim të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Një shofer 22-vjeçar është kapur nga policia në Ferizaj duke qarkulluar me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, shoferi E.S është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj

“Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 09:35, njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, gjatë kontrollit me radar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit VW Touran me targa vendore. Gjatë matjes së shpejtësisë, është konstatuar se shoferi E.S., 22 vjeç, po qarkullonte me shpejtësi 106 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 40 km/h.

Për këtë kundërvajtje, ndaj tij janë shqiptuar këto masa:

Gjobë në vlerë prej 300€,

3 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.”

Continue Reading

Ferizaj

Shoferi gjobitet me 500 € dhe i konfiskohet vetura pasi shkeli masën e ndalimit të vozitjes

Published

on

Policia në Ferizaj ka konfiskuar një automjet të tipit Golf, pasi gjatë kontrollit policor është konstatuar se shoferi ishte aktualisht nën masën mbrojtëse “Ndalim i drejtimit të mjetit.”

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit të trafikut më 10.07.2025 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, u konstatua se shoferi B.K., 25 vjeç, kishte të shqiptuar një masë të mëhershme të heqjes së patentë shoferit nga data 17.04.2025 deri më 16.07.2025, dhe i njëjti po drejtonte automjetin në kundërshtim me vendimin.

Si pasojë, ndaj tij është shqiptuar gjobë për kundërvajtje trafiku në vlerë prej 500€, janë aplikuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.

Për shkak të pikëve të akumuluara dhe kundërvajtjeve të përsëritura, është vendosur edhe masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh, si dhe është konfiskuar automjeti.

Continue Reading

Kosovë

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

Published

on

Autoritetet kosovare i kanë mbyllur përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) tha në një komunikatë të premten se inspektorët e saj, në bashkëpunim me Policinë, Administratën Tatimore dhe institucione të tjera i inspektuan 114 subjekteve ekonomike, të cilat ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete argëtimi.

“Kjo mbyllje është për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, thuhet në njoftim.

MINT theksoi se ka shqiptuar 33 masa ndëshkuese ndaj operatorëve ekonomikë që ushtronin veprimtarinë e tyre në kundërshtim me ligjin, pa treguar se çfarë masash saktësisht.

Aksioni i përbashkët ka rezultuar me inspektimin e 114 subjekteve ekonomike, përkatësisht 67 operatorëve ekonomikë që ushtrojnë veprimtari tregtare – aktivitete të mirëmbajtjes trupore (qendra masazhi), 47 operatorë ekonomik që ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete tjera të argëtimit, si muzikë nate, thuhet në njoftim.

Ministria tha se Inspektorati do t’i vazhdojë inspektimet edhe ditëve në vijim dhe se nëse gjen shkelje do të ndërmarrë masa për ndalim të ushtrimit të veprimtarisë.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet ndërmarrin veprime ndëshkuese ndaj bizneseve të tilla.

Në dhjetorin e kaluar, ato i mbyllën përkohësisht 34 qendra masazhi dhe klube nate, si dhe i arrestuan 28 të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën.

\Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Trending