Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.

Në njoftimin e ZPS-së thuhet se vendimin për vazhdimin e paraburgimit për Isni Kilajn e mori gjykatësi i procedurës paraprake Nikola Giju.

 “Gjykatësi i DHSK-së, Nikola Giju, urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të Isni Kilajt. Vendimi, mes të tjerash, thekson se gjykatësi Giju, pas shqyrtimit të parashtrimeve të palëve, ka vendosur se ka dyshime të bazuara se Kilaj ka kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë të përfshira në juridiksionin e DHSK-së, dhe se, për arsye të ikjes dhe rreziqeve tjera, mbajtja e mëtejshme e të dyshuarit është e përshtatshme”. Me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, Isni Kilaj u arrestua më 2 nëntor 2023

Të ngjashme

Të tjera