Connect with us

Lajme

Arrestohet pasi prezantohet rrejshëm si punonjës i Inspektoratit Policor

Published

on

Të enjten është arrestuar një person në Kaçanik pasi i njëjti është prezantuar si punonjës i Inspektoratit Policor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk është pjesëtar i Inspektoratit Policor të Kosovës.

Raporti i plotë:

“Njësia policore ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull kosovar i cili paraprakisht ishte prezantuar si punonjësi i Inspektoratit Policor, mirëpo nuk kishte prezantuar asnjë dokument përkatës.

I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk është pjesëtar i IPK-së.

Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Kosovë

Katër të plagosur pas të shtënave në Podujevë

Published

on

Katër persona janë plagosur në Podujevë pas një përleshjeje të armatosur në qendër të këtij qyteti, thanë autoritetet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se motivi i kësaj ngjarjeje dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje paraprake, ndërsa të dyshuarit kanë lidhje familjare.

“Sipas të dhënave fillestare të hetimit, dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë persona që kanë lidhje familjare [nip dhe dajë], ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

Tre nga të plagosurit ishin të përfshirë në të shtënat me armë zjarri, ndërkaq një tjetër ishte kalimtar rasti.

Të përfshirët në përleshjen e armatosur dyshohen për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, tha organ i ndjekjes.

Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konfirmoi më herët gjatë ditës Enis Pllana nga Policia e Kosovës.

Ata kanë pësuar plagë të rënda, por gjendja e tyre shëndetësore “është stabile për momentin”, tha për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Të shtënat u raportuan në orën 13:30 të së enjtes.

Policia e Kosovës tha se po ndërmerre veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Në Kosovë llogaritet se në duart e qytetarëve janë mijëra armë zjarri pa leje.

Ekspertët kanë argumentuar se është i nevojshëm konfiskimi i tyre me qëllim që të ulet numri i incidenteve të armatosura.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Gjatë qershorit në Ferizaj janë konfiskuar 74 motoçikleta

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor ka intensifikuar kontrollet në trafik ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 74 motoçikleta, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt derisa janë shqiptuar edhe 106 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Numri më i madh i gjobave janë shqiptuar për drejtim të motoçikletës pa patentë shofer, gjithsej 52 gjoba,  46 gjoba për drejtim të motoçikletës pa regjistrim dhe 8 gjoba për kundërvajtje të tjera.

Continue Reading

Kosovë

Regjistrohet një tërmet prej 3.8 ballësh në kufirin Kosovë – Serbi

Published

on

Mëngjesin e sotëm është regjistruar një tërmet prej 3.8 ballësh në kufirin Kosovë – Serbi.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiano-Mesdhetare për Sizmologji, epiqendra e tërmetit të regjistruar në ora 09:46,  ishte 9 kilometra në jug të Leskocit dhe në thellësi 5 kilometra.

Lëkundjet janë ndier në shumë qytete në Serbi dhe Kosovë. Deri tani nuk është raportuar për dëme materiale.

Continue Reading

Trending