Connect with us

Kosovë

Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina

Published

on

Fondacioni “Hasan Prishtina” të shtunën në kryeqytetin e Kosovës, ka bërë inaugurimin e bustit të heroit kombëtar Hasan Prishtina, me rastin e dy jubileve, atë të 150-vjetorit të lindjes dhe 90-vjetorit të vrasjes së tij.

Mehmet Prishtina, nga ky fondacion tha se, viti 2023 është shpallur si vit i heroit Hasan Prishtina dhe gjatë gjithë viti janë zhvilluar aktivitete në trevat ku heroi ka vepruar.

Në inaugurimin e bustit të  një ndër figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare ishin të pranishëm edhe pasardhësi i Gjergj Kastriotit, Loris Kastrioti – Skënderbeu II dhe Qemail Vlora, nipi i Ismail Qemailit. Javën e kaluar busti i Hasan Prishtinës është përuruar edhe në Peshkopi, duke u cilësuar kështu frymëzim për të gjithë idealistët e Kombit.

Kosovë

Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajçinovci (LDK)

Published

on

Kuvendi Komunal i Prishtinës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur të martën ka shkarkuar kryesuesin Pëllumb Bajçinovci, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Votimi për shkarkimin e tij erdhi pas prishjes së koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në kryeqytet.

Nga 33 asamblistë që morën pjesë në votimin e fshehtë, të gjitha votat ishin pro shkarkimit të Bajqinovcit.

Në votim morën pjesë asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së, AAK-së dhe AKR-së, derisa ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës bashkë me Bajqinovcin dhe kryetarin e Komunës, Përparim Rama e kanë lëshuar sallën para se të niste votimi.

Para votimit, kryetari Përparim Rama, akuzoi asamblistët për “tentim të rrëmbim të pushtetit dhe bllokim të kryeqytetit”.

Continue Reading

Kosovë

Edhe 2 muaj paraburgim të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj masën e paraburgimit Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, ku Naim Murseli, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

Në këtë rast të dyshuar për rastin e vrasjes së Liridonës janë bashkëshorti i saj Naim Murseli si organizator i vrasjes, Granit Plava si doras, Kushtrim Kokalla si bashkëpjesëmarrës, si dhe T.D i akuzuar për shitjen e armës me të cilën dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Continue Reading

Kosovë

Ndalohet për 48 orë shoferja e veturës së përshirë në aksidentin me fatalitet

Published

on

Është ndaluar për 48 orë, shoferja e veturës së përfshirë në aksidentin e trafikut që ndodhi sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në të cilin humbi jetën një këmbësor i moshës 26 vjeç.

Rasti i këtij aksidenti është duke u hetuar nën dyshimin për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik” .

Continue Reading

Trending