Connect with us

Lajme

Gjatë operacionit policor dyshohet se është vrarë njëri nga grabitësit në Suharekë

Published

on

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion policor në Dragodan të Prishtinës, për identifikimin dhe kapjen e njërit prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë, transmeton Ekonomia online.

Gjatë tentativës për ta neutralizuar, i dyshuari ka mbetur i vrarë kurse është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

Në këtë aksion është arrestuar së paku edhe një person tjetër, teksa po vazhdojnë kërkimet për të tjerët.

Kosovë

Katër të plagosur pas të shtënave në Podujevë

Published

on

Katër persona janë plagosur në Podujevë pas një përleshjeje të armatosur në qendër të këtij qyteti, thanë autoritetet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se motivi i kësaj ngjarjeje dyshohet të ketë qenë një mosmarrëveshje paraprake, ndërsa të dyshuarit kanë lidhje familjare.

“Sipas të dhënave fillestare të hetimit, dyshohet se në këtë ngjarje janë të përfshirë persona që kanë lidhje familjare [nip dhe dajë], ndërsa motivi i dyshuar i kësaj çështje lidhet me një mosmarrëveshje paraprake”, u tha në njoftimin e Prokurorisë.

Tre nga të plagosurit ishin të përfshirë në të shtënat me armë zjarri, ndërkaq një tjetër ishte kalimtar rasti.

Të përfshirët në përleshjen e armatosur dyshohen për veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë”, tha organ i ndjekjes.

Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konfirmoi më herët gjatë ditës Enis Pllana nga Policia e Kosovës.

Ata kanë pësuar plagë të rënda, por gjendja e tyre shëndetësore “është stabile për momentin”, tha për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Të shtënat u raportuan në orën 13:30 të së enjtes.

Policia e Kosovës tha se po ndërmerre veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Në Kosovë llogaritet se në duart e qytetarëve janë mijëra armë zjarri pa leje.

Ekspertët kanë argumentuar se është i nevojshëm konfiskimi i tyre me qëllim që të ulet numri i incidenteve të armatosura.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Ferizaj

Gjatë qershorit në Ferizaj janë konfiskuar 74 motoçikleta

Published

on

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor ka intensifikuar kontrollet në trafik ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar 74 motoçikleta, kryesisht për mungesë të dokumentacionit të rregullt derisa janë shqiptuar edhe 106 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave, të cilët janë kapur duke qarkulluar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

Numri më i madh i gjobave janë shqiptuar për drejtim të motoçikletës pa patentë shofer, gjithsej 52 gjoba,  46 gjoba për drejtim të motoçikletës pa regjistrim dhe 8 gjoba për kundërvajtje të tjera.

Continue Reading

Kosovë

Regjistrohet një tërmet prej 3.8 ballësh në kufirin Kosovë – Serbi

Published

on

Mëngjesin e sotëm është regjistruar një tërmet prej 3.8 ballësh në kufirin Kosovë – Serbi.

Sipas të dhënave të Qendrës Evropiano-Mesdhetare për Sizmologji, epiqendra e tërmetit të regjistruar në ora 09:46,  ishte 9 kilometra në jug të Leskocit dhe në thellësi 5 kilometra.

Lëkundjet janë ndier në shumë qytete në Serbi dhe Kosovë. Deri tani nuk është raportuar për dëme materiale.

Continue Reading

Trending