Connect with us

Kosovë

Arrestohen dy zyrtarë në Obiliq për falsifikim të dokumenteve zyrtare

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Qendrës për Regjistrim Civil në Obiliq, me inicialet I.M., dhe A.G.,nën dyshimin se e kanë keqpërdorur detyrën duke mundësuar falsifikimin e dokumenteve të identifikimit për një person tjetër.

Ata dyshohet se i kanë ndihmuar një personi me inicialet F.A., të pajiset me dy identitete të tjera të rrejshme, përveç dokumentit të tij të vlefshëm identifikues si shtetas i Kosovës.

Në njoftim thuhet se të arrestuarit akuzohen për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

“Lidhur me rastin ne fjalë janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të përcaktuara në autorizimin e lëshuar nga PTH – Prishtinë dhe veprime shtesë të cilat janë konsideruar si të nevojshme”, tha Policia në një komunikatë.

Dy të arrestuarit janë marrë në pyetje nga policia dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në paraburgim për 48 orë.

Kosovë

Lirohet Fahri Fazliu – EULEX ia konfiskon telefonin

Published

on

Gjykata Speciale e ka liruar Fahri Fazliun, i cili ishte arrestuar mëngjesin e sotëm .

Siç mësohet, ai u intervistua në zyrat e Eulex-it në Fushë Kosovë dhe më pas u lirua derisa i është konfiskuar telefoni i tij personal.

Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për arsyen e arrestimit të tij.

Fahri Fazliun është nipin i dy dëshmorëve të kombit, Bahri e Fahri Fazliut.

Muaj më parë Specialja ia bastisi banesën babait të tij, Fadil Fazliut.

Continue Reading

Kosovë

MPJ : Qytetarët  të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër Serbi

Published

on

Pas bllokimit të më shumë se 300 qytetarëve kosovarë në pikë kalimin kufitar të Serbisë me Kroacinë, institucionet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin “me çdo kusht” kalimin nëpër territorin e Serbisë.

Përmes njoftimeve në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme ka rekomanduar që për informacione të ndjekin faqen zyrtare të policisë së Kosovës .

Bllokimi i kosovarëve që po udhëtonin me autobusë drejt Evropës ka ndodhur me urdhër të qeverisë serbe në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, bëri të ditur Fatmir Haxholli nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.  

“Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Continue Reading

Kosovë

Presidentja Osmani e shpallë të mërkurën ditë zie shtetërore

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur të mërkurën e 17 prillit ditë zie në vend,n ë kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore.

“Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona!” shkroi Osmani në rrjetin social Facebook.

Mëngjesin e sotëm në Pejë u vra  Gjyljeta Ukella nga i dyshuari bashkëshorti i saj Edmond Lajqi, kurse katër ditë më parë, më 12 prill, në Ferizaj u vra Erona Cokli nga ish-bashkëshorti i saj, Valon Aliu.

Continue Reading

Trending