Connect with us

Kulturë

Posta e Kosovës nderon akademiken Edi Shukriu

Published

on

Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullës postare dedikuar akademikes, Edi Shukriu.

Edi Shukriu ishte akademike dhe njëra nga arkeologet dhe historianet e para, por edhe emër i njohur dhe i çmuar në lëmin e letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare.

Ajo u lind në Prizren në vitin 1950. Shkollimin fillor e të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet për arkeologji në Universitetin e Beogradit 1972, ku po ashtu i përfundoi edhe studimet master në vitin 1979. Doktoroi në Universitetin e Prishtinës 1990.

Në Muzeun e Kosovës, Shukriu ka punuar nga viti 1974 deri në vitin 1979 kurse më pas vazhdoi me angazhimin në Universitetin e Prishtinës, në cilësinë e profesoreshës në Degën e Historisë për arkeologjinë dhe historinë e lashtë.

Në vitin 2012 u zgjodh anëtare korrespondente e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2020 anëtare e rregullt e saj. Nga viti 2014, u emërua anëtare e Akademisë Evropiane të Shkencave dhe të Arteve në Salzburg.

Më 17 janar 2023, Shukriu ndërroi jetë në Prishtinë, duke lënë në trashëgimi vepra të shumta nga arkeologjia, historia dhe letërsia.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e trashëgimisë kulturore, u dekorua me çmimin “Dea Dardanica” nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (2017), si dhe me çmime të shumta për krijimtari letrare.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Art & Showbiz

Çmim Oscar për filmin ku luan aktorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami

Published

on

Filmi “Two People Exchanging Saliva” [Dy njerëz që shkëmbejnë pështymë] është shpërblyer me Çmim Oscar në kategorinë e filmit të shkurtër, në ceremoninë e mbajtur në Llos Angjellos të Shteteve të Bashkuara të dielën.

Aktorja dhe regjisorja me prejardhje nga Kosova, Luana Bajrami e ka pranuar çmimin bashkë me pjesën tjetër të ekipit.

Kur u përmend prejardhja e pjesëmarrësve në film, Bajrami u përshkrua si aktore nga Kosova. Filmi u duartrokit edhe për faktin që është realizuar nga një shumicë grash.

Bajrami, 25-vjeçare, ka lindur në Kosovë, mirëpo familja e saj është shpërngulur është Francë, prandaj ajo jeton atje.

Luana e luan rolin e Malaises, një gruaje të re në këtë film bardhezi, i cili është bashkëprodhim mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara.

Filmi e ka në qendër intimitetin dhe konsumizmin në një version distopian të Parisit, ku prekja romantike, veçanërisht puthja, është e ndaluar dhe e dënueshme me vdekje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka përgëzuar Bajramin dhe gjithë ekipin për çmimin e fituar.

“Jemi krenarë me këtë arritje të madhe të Luanës, aktores së patrembur, të lindur në Kosovë e cila përfaqëson më të mirën e të rinjve tanë: talentin, vendosmërinë dhe besimin për t’i ndjekur edhe ëndrrat më të mëdha”, ka thënë Osmani përmes një postimi në rrjete sociale.

Filmi e ka ndarë këtë çmim bashkë me filmin tjetër “The Singers”, [Këngëtarët] – vendim i rrallë në ndarjen e këtyre çmimeve.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscars, Akademia e Arteve në SHBA nderon yjet e kinematografisë botërore.

Filmi One Battle Afte Another (Betejë pas beteje) është shpërblyer me gjashtë çmime, përfshirë çmimin për filmin më të mirë.

Vetë Kosova ka tre vjet që nuk ka garuar me asnjë film për Oscars në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.

Suksesi më i madh i vendit është shënuar më 2016 me filmin “Shok” me regji dhe skenar të regjisorit britanik, Jamie Donoughue, i luajtur nga aktorë të Kosovës dhe i xhiruar në Kosovë. Ai ishte filmi i parë që përfaqësoi kinematografinë e Kosovës në këtë ceremoni.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Art & Showbiz

Shuhet ikona e filmit dhe teatrit, Enver Petrovci

Published

on

Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një nga figurat më të shquara të filmit, teatrit dhe televizionit në trojet shqiptare.

Petrovci u lind në vitin 1954 në Prishtinë, ku kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.  Studimet për aktrim i kreu në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë ndërsa Fakultetin e Arteve Dramatike e përfundoi në vitin 1978, në Beograd.

Karrierën e aktrimit, Petrovci, e filloi në “Atele 212” ku luajti rolin kryesor në shfaqjen “Kurora e Kosançiçit”.

Pas kthimit në Kosovë, në fillim të viteve ’90,  ai u zgjodh ligjërues i aktrimit dhe i diksionit në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.

Në vitet 1990–1993, Petrovci ishte themelues dhe drejtor i Teatrit “Dodona” në Prishtinë, kurse në vitin 1994 themeloi nshkollën e parë private të aktrimit “Actor’s Studio” në Prishtinë.

Në vitet e pasluftës, i ndjeri  themeloi edhe Akademinë e Arteve dhe më pas shtëpinë teatrore “Teatri i Babës”.

Gjatë karrierës mbresëlënëse , Petrovci u nderua me shumë çmime prestigjioze, ndër të cilat edhe çmimi i parë në Festivalin Mbarëkombëtar “Aleksandër Moisiu” Tiranë (1993), aktori më i mirë në Festivalin e Filmit Kosovar (2003 dhe 2004), aktori më i mirë protagonist në Festivalin e Teatrove të Kosovës (2007) dhe aktori më i mirë në Tirana International Film Festival (2010).

Enver Petrovci do të mbahet mend për një numër të madh rolesh teatrore dhe filmike, si “Kur pranvera vonohet”, “Rojat e mjegullës” dhe “Dhimbja krenare”.

Continue Reading

Art & Showbiz

Nis edicioni i 55-të jubilar i Festivalit të Teatrove Ferizaj

Published

on

Nga sot deri më 7 shtator 2025, në Ferizaj do të mbahet Festivali i Teatrove, i cili sivjet  shënon edicionin e 55-të jubilar.  

Hapja zyrtare e festivalit bëhet nga ora 19:00 me shfaqjen “13” me regji të Sulejman Rushitit, në teatrin “Adriana”, derisa ditëve në vijim, para publikut ferizajas,do të  prezantohen disa shfaqje të prodhuara dhe ngjarje të veçanta nga konceptet “Retroteatri” dhe “FTF Skena”.

Festivali i Tetarove Ferizaj, është prej festivaleve më të vjetra në Kosovë, i cili që nga viti 1970, përmes shfaqjeve nga vende të ndryshme jo vetëm vendore por edhe ndërkombëtare, bashkon profesionistë të teatrit dhe artdashës.

Hapjes zyrtare të festivalit do t’i paraprijë shfaqja për të rinj “Black Box” të cilën artdashësit mund ta shohin në Galerinë e qytetit të Ferizajt.

Këtë vit, në programin zyrtar të festivalit, do të jenë shfaqjet:  “13” (më 1 shtator), “Bëje ose vdis” (2 shtator), “Djali” (3 shtator), “Hijet e Kohës” dhe “Komedia e zezë” (4 shtator), “God blesh America” (5 shtator), “Kjo është rinia jonë” dhe  “PRISHTINA. Vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” (6 shtator) si dhe shfaqja “Të vërtetat tona”  (7 shtator).

Ky edicion jubilar i festivalit do të përmbyllet më 7 shtator, me shfaqjen jashtë konkurrence “Të bardhët”.

Tradicionalisht, çdo ditë të festivalit organizohen edhe debate për teatrin, punëtori krijuese me artistë ndërkombëtar dhe ndeja pas çdo shfaqjeje në oborrin e Teatrit.

Continue Reading

Trending