Connect with us

Kosovë

Dy të plagosurit nga shpërthimi i granatës, jashtë rrezikut për jetë

Published

on

Dy persona që mbetën të plagosur nga shpërthimi i një granate dore mbrëmë Mitrovicë të Veriut, janë jashtë rrezikut për jetë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se njëri nga të plagosurit, pas trajtimit mjekësor, është larguar nga spitali në Mitrovicë të Veriut kurse i plagosuri tjetër është në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe vazhdon të trajtohet në këtë spital.

Elshani më tej tha se lidhur me këtë rast ende nuk është arrestuar ndonjë person dhe se nuk beson që ngjarja ka të bëjë me çështje etnike.

Nga Policia thanë se ngjarja ndodhi në orën 23:50 të 15 janarit, kur në afërsi të një lokali në Mitrovicë të Veriut ndaj tre personave të nacionalitetit serb u hodh një granatë dore nga një veturë që ishte në lëvizje.

Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe shtatë vetura që gjendeshin aty pranë, ndërkaq policia është duke hetuar përe zbardhjen e këtij rasti.

Kosovë

Ilir e Rrahim Abdullahu dënohen me nga 18 vjet burgim për vrasjen e Triumf Rizës

Published

on

Ilir dhe Rrahim Abdullahu janë dënuar me nga 18 vjet burgim për vrasjen e zyrtarit policor Triumf Riza.

Aktgjykimi është shpallur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjatë shpalljes së vendimit, kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, bëri të ditur se Ilir Abdullahut i vazhdohet masa e paraburgimit, ndërsa Rrahim Abdullahut i caktohet paraburgimi. Të dyja masat do të jenë në fuqi deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Në shpalljen e aktgjykimit, Rrahim Abdullahu nuk ishte prezent në sallë, ndërsa i pranishëm ishte i bashkëakuzuari i tij, Ilir Abdullahu.

Polici Triumf Riza ishte vrarë më 30 gusht 2007, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Për këtë rast, më herët është dënuar edhe Arben Berisha me 35 vjet burgim për kryerje të vrasjes, ndërsa Enver Sekiraqa, për nxitje të vrasjes, është dënuar me 25 vjet burgim.

Sekiraqa ndodhet në arrati që nga 17 maji 2024, kur ishte liruar nga paraburgimi pas ndryshimit të masës së sigurisë.

Continue Reading

Kosovë

Një shtetas i Kosovës ekstradohet në SHBA për krime kibernetike

Published

on

Një shtetas i Kosovës është ekstraduar  për në SHBA, pasi që i njëjti kërkohej nga autoritetet amerikane për përfshirje në veprat penale që ndërlidhen me krimet kibernetike.

I dyshuari iu dorëzua mëngjesin e sotëm njësisë U. S. Marshall të SHBA-së, në ANP “Adem Jashari”, bëri të ditur Policia.

Në njoftim nuk u dhanë informacione për identitetin, moshën apo hollësi tjera për personin e ekstraduar.

Por, Policia e Kosovës tha se do të vazhdojë shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, me qëllim të parandalimit dhe hetimit të krimit, si dhe gjurmimit dhe arrestimit të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit

Continue Reading

Kosovë

Çitaku e quan vendimin e speciales të turpshëm dhe të papranueshëm

Published

on

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur të turpshëm e të papranueshëm vendimin e Dhomave të Specializuara për dënimet ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit në rastin për pengim të drejtësisë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se vendimi i sotëm vetëm sa e ka thelluar mosbesimin në drejtësinë e administruar nga kjo gjykatë. Sipas saj, drejtësia nuk mund të ketë standarde të ndryshme për ata që gjykohen dhe një tjetër për ata që gjykojnë.

“Shpreh zhgënjimin dhe shqetësimin tim të thellë për vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, në procesin për pengim të drejtësisë. Kontestimet procedurale, proceset e njëpasnjëshme dhe zvarritjet shumëvjeçare i kanë thelluar pikëpyetjet tona serioze për administrimin e drejtësisë të kësaj Gjykate”, ka thënë ajo duke shtuar se padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë, mobilizim dhe përkushtim të palëkundur shtetëror e mbarëkombëtar.

“Me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike. Me vendosmëri, deri në fund”, ka shkruar Çitaku.

#

Continue Reading

Trending