Connect with us

Kosovë

Ambasadori Walker: Nga sakrifica e Reçakut Kosova gëzon demokracinë

Published

on

Ish-ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka nderuar viktimat e Masakrës së Reçakut në përvjetorin e 25-të të kësaj masakre.

Walker u shpreh se përvjetorët në Reçak  janë ngjarje emocionuese,  pasi  nga sakrifica e shumë djemve të fshatit, Kosova sot gëzon një demokraci plotësisht funksionale.

Ai ka thënë se ndihet krenar që ndodhet në mesin e familjarëve të viktimave këtë ditë.

“Unë vij të nderoj fshatin Reçak, vij të përshëndes miqtë e mi, familjet nga fshati Reçak, disa prej tyre i njoh prej 25 vitesh, disa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Për mua është shumë emocionuese. Është një histori e mrekullueshme për të cilën populli i këtij fshati fatkeqësisht është dashur të sakrifikojë shumë djem të fshatit. Ju tani keni një Republikë të Kosovës, një president, një kryeministër, një demokraci plotësisht funksionale dhe jam shumë krenar që jam këtu me ju në këtë vend që do të thotë shumë për mua, për popullin e Reçakut dhe për të gjithë Kosovën”, është shprehur ambasadori Walker.

Kosovë

Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Published

on

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka njoftuar se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Gërvalla tha se sulmi hibrid rus ndaj Kosovës po vjen pas njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën.

“Rusia sot po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin” ka shkruar Gërvalla në rrjetin social “X”.

Continue Reading

Kosovë

Nga 9 maji serbët mund t’i ndërrojnë patentë shoferët ilegalë në RKS

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka nxjerrë vendim  që u mundëson qytetarëve kalimin nga patentë shoferët e lëshuar nga institucionet ilegale serbe në Kosovë, në ato zyrtare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se kalimi në patentë shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për patentë shofer, “por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente”.

Ky vendim hyn në fuqi me datën 9 maj dhe është i vlefshëm deri më 9 gusht 2024.

Dokumentet që duhen përfshirë në aplikim janë letërnjoftimi, origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe, certifikata e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer, dëshmi të pagesës së taksës dhe origjinali i patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK-u apo RKS në qoftë se bëhet aplikimi për shtimin e kategorive, gjë e cila po ashtu është mundësuar përmes këtij vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Continue Reading

Kosovë

Enver Sekiraqa dënohet me 25 vjet burgim

Published

on

Enver Sekiraqa është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burg për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza, në vitin 2007.

Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, shpalli aktgjykimin dënues në seancën e sotme, në të cilën Sekiraqa nuk ishte prezent .

Ky është aktgjykimi i tretë në të cilin Sekiraqa dënohet për shtytjen e vrasjes së Rizës 17 vite më parë.

Për herë të parë, Sekiraqa ishte dënuar me 36 vite burgim në vitin 2016, kurse pas kthimit në rigjykim sërish në vitin 2019 u dënua me 20 vite burgim.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqës për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burgim.

Continue Reading

Trending