Verified
VERIFIED – Lufta hibride synon të cenojë sigurinë kombëtare – Episodi 7
Published
9 months agoon
By
webmasterLajmet e rreme shpesh krijojnë huti në mesin e qytetarëve të Kosovës, sidomos tani kur revolucioni teknologjik informativ ua ka mundësuar të gjithëve që nëpërmjet një celulari të postojnë informacione, të vërteta e të pavërteta, por që si gjithnjë përgjatë historisë, kanë qëllim të qartë propagandistik. Më së shpeshti politik.
Burim Ramadani, ekspert i sigurisë:
“Lajme të rreme, lufta hibride, qëllimin kryesor e ka shkatërrimin e demokracisë. Pra, kur institucionet nuk kanë legjitimitet në sytë e publikut, atëherë ato nuk mund të marrin vendime dhe veprime demokratike. Kjo është thelbi i qëllimit të luftës hibride”.
Burim Ramadani – Ekspert i sigurisë
Vendimet e strategjitë e politikës pothuajse gjithnjë përcaktojnë edhe rrjedhat e sigurisë, duke përdorur shpesh edhe aktorë joshtetërorë, si në rastin e Banjskës, kur sulmi i terroristëve serbë, u shoqërua me lajme të rrejshme të postuara nga media të njohura në Serbi.
Liridona Gashi, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes:
“Në rastin e dezinformatave, ne si Ministri e Mbrojtjes, realisht i kushtojmë shumë rëndësi imazhit të institucionit tonë, por jo vetëm të imazhit, sepse nëpërmjet institucionit tonë përçohet edhe një mesazh i përgjithshëm. Në këtë rast, ne mundohemi edhe në përgjithësi që çfarëdo që lajmi që haset edhe në mediat vendore, të cilat për fat të keq në disa raste edhe bëjnë shpërndarjen e dezinformatave, që shfaqin pasiguri edhe te qytetarët për sa i përket funksionalitetit të shtetit, apo edhe krijimit të një mosbesimi se ekziston një lloj sigurie për të vazhduar jetën në Kosovë, dhe tjetra është për sa u përket edhe portaleve, të cilat plasojnë lajme të tilla, sidomos portalet serbe, të cilat kohën e fundit, media serbe, edhe për shkak të kontrollit që e kanë nga institucioni i Serbisë, kanë bërë që lajmet të jenë edhe më të shpeshta në një lloj armiqësie, ose tentative, ose edhe mundësi për të krijuar një lloj imazhi negativ të Kosovës në arenën ndërkombëtare”.
Liridona Gashi – Zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes
Remzie Shahini Hoxhaj, ligjëruese në Departamentin e gazetarisë në UP:
“Mendoj që në Kosovë, shpeshherë nocioni për demokracinë, për pluralitetin, liberalizmin, është keqkuptu. Natyrisht se edhe neve na ka zanë kjo faza e fundit e populizmit, e cila patë përfshi, duke filluar prej zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara me zgjedhjen e Trumpit e deri te zgjedhjet në Hungari, domethanë ku ka fitu Orbani, po më duket se do të përfundojnë me Evropën Juglindore, duke përfshi edhe vendet e rajonit. Dhe natyrisht se shoqëritë që kanë përzgjedhë me zgjedhë liderë që janë të orientuar ma kah e djathta, janë populiste dhe e shfrytëzojnë këtë aspektin propagandistik. Domethënë populizmi paraqitet si produkt i shoqërive të ndara, domethanë që kanë problematika dhe është si një mjet i manipulimit dhe natyrisht se propaganda është njëra prej aspekteve që shfrytëzohet në këtë mes më së shumti. Edhe mendoj se edhe me këtë rast, edukimi medial kish me pasë një rëndësi të madhe, sepse njerëzit do të mund mësonin më shumë edhe rreth aspekteve politike, edhe aspekteve dhe konteksteve të ndryshme kulturore në botë, cilat janë përparësitë dhe pasojat e mendësive të këtilla. Edhe me këtë rast, prapë unë mendoj se mediat tradicionale, televizioni, radio, munden me lujtë një rol shumë më të madh, sepse kur kemi parasysh se ne në rrjete sociale, në media të tjera, mundësia e manipulimit të informatës është shumë më e madhe se sa që është në një televizion për shkak pikërisht të filtrimit të informatave. Unë prapë iu dha prioritet mediave audiovizuale, sepse aty e dimë se e kemi një redaktor, e kemi, e kemi një gazetar, e dimë që dikush e mban përgjegjësinë prapa, përderisa ne shpesh bëhemi prehë pavetëdijshëm e dezinformimit, por edhe e shpërndarjes së dezinformatave për shkak të shpejtësisë, për shkak të trendeve, të zhvillimeve të kohës në rrjete sociale, sepse nuk mendojmë dy herë për me ba atë klikun kur e shpërndajmë një informatë”.
Remzie Shahini Hoxhaj – Ligjëruese në Departamentin e gazetarisë në UP
Edhe Rusia po vazhdon ndërhyrjet e saj nëpërmjet veprimeve hibride në rajonin e Ballkanin, sidomos në shtetet përreth Serbisë, si Bosnja, Kosova e Mali i Zi. Madje, vetë Qeveria serbe pas zgjedhjeve të kontestuara nga opozita në Serbi, deklaroi se paralajmërimi ishte siguruar nga inteligjenca ruse, duke fajësuar pa fakte Perëndimin demokratik për përzierje në punë brendshme.
Liridona Gashi, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes:
“Një fakt tjetër që përveç si e përmenda prej Serbisë që kanë qenë të vazhdueshme sulme të tilla, nuk ka mbetur pa u përfhsirë në mënyrë drekte edhe Rusia, që madje mund të përmend faktin që në çdo përvjetor të sulmeve të bombardimeve të NATO-s, ekziston nga një artikull që publikohet në Ambasadën ruse, ku thuhet se po shënojmë përvjetorin e një sulmi të padrejtë dhe joligjor për u përket ligjeve ndërkombëtare drejt një shkatërrimi dhe destabilizimit të ish-Jugosllavisë dhe sulmit ndaj popullatës civile e që realisht është i njohur botërisht se një gjë e tillë nuk ka ekzistuar. megjithatë vazhdojnë të shpërndajnë lajme të tilla, për të ndikuar në audiencën që besojnë se mund ta kenë nën kontroll, qoftë brenda popullatës së vetë shteteve të tyre, apo dhe shteteve partnere, të cilat ata i konsiderojnë”.
Burim Ramadani, ekspert i sigurisë:
“Lajmet e rreme, lufta hibride, lufta asimetrike është luftë e re, është luftë moderne, e cila tashmë ka më pak se njëzetë vjet dhe në të njëjtën kohë mënyra më e mira në të cilën Kosova ka punuar dhe vazhdon të punojë është në modernizimin e institucioneve të sigurisë në veçanti dhe në efektin sa më të shpejtë në veprimet që i bën në mënyrë që të lë sa më pak hapësirë për shpërndarjen dhe besueshmërinë e lajmeve të rreme. Normalisht që është luftë jo lehtë e fituar, pra është vështirë të fitohet lufta me lajme të rreme, por që besoj se mungon nga institucionet e Kosovës, do të duhej të ketë fushatë vetëdijesimi shumë më shumë edh e për popullatën, edhe për qytetarët, por po ashtu edhe për vetë institucionet, duke përfshirë edhe vetë institucionet e sigurisë, se është një fushë në të cilën jo shumë njerëz e kuptojnë thelbin e qëllimit të kësaj fushate, ose propagande, sepse propaganda përmes lajmeve të rrejshme për institucionet e sigurisë ka gjithmonë më shumë efekt negativ sesa që mund të ketë për institucionet e tjera, qofshin të kulturës, të ekonomisë, apo të tjera, sepse institucionet e sigurisë janë ato që ato kryesisht, pos policisë, nuk komunikojnë në mënyrë të përditshme me publikun, pra nuk komunikojnë me qytetarët përditë për të sqaruar secilin veprim, apo për të sqaruar secilin qëllim të sigurisë kombëtare”.
Prandaj, kërkohen masa shtesë për informim të verifikuar. Policia e Kosovës u kushton vëmendje të madhe edhe mediave sociale, ku qarkullojnë informacione të shumta, shpesh edhe të pavërtetuara. Platformat sociale përbëjnë sfidë edhe për zyrtarët e policisë që merreni me marrëdhëniet me publikun.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt:
“Policia rajonale e Ferizajt po mundohet që të gjitha rastet që ndodhin me interes të publik ta njoftojë qytetarin mbi të gjitha ato ngjarje që ndodhin në rajon. Është një praktikë e mediave sociale që është në rritje. ne si zyra e informimit, por edhe zyrtarët e informimit kemi ndjekur shumë trajnime për të përcjellë praktikat, apo për të mësuar praktikat ndërkombëtare, ngaqë kemi mediume të shumta, portale të ndryshme, të cilat qytetarët veç policisë, u dërgojnë informacione edhe mediave të ndryshme, portaleve të ndryshme. Po mundohemi që këto informacione t’i përcjellim, dhe në njëfarë mënyre jemi bashkë me mediat karshi që ta informojmë publikun. Është sfiduese ngaqë kemi veç mediave qendrore, portaleve qendrore, kemi edhe rrjete të ndryshme sociale, edhe në rajon, në qytetet e rajonit, si në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë, Han i Elezit. Është goxha sfiduese, pothuajse çdo 24 orë duhet me i përcjellë informacionet që mediat e ndryshme sociale plasojnë për publikun”.
Kanun Veseli – Zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt
Policia ka edhe aplikacionin Lajmëro Policinë, nëpërmjet të cilit qytetarët mund të informojnë autoritetet për çfarëdo shkelje a dyshime për shkelje ligjore.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt:
“Janë nja katër hapa që duhet t’i ndjekë qytetari përmes këtij aplikacioni, ndërsa të gjitha informacionet vijnë në qendrën e komunikimit rajonal në Ferizaj, që përfshin të gjitha komunat, Ferizaj, Kaçanik, Shtërpcë, Hani i Elezit. Saherë që qytetari e lanson, apo e bën një thirrje përmes këtij aplikacioni, Qendra e komunikimit rajonal, varësisht prej lokacionit ku është ai rast, e thirr stacionin përkatës për t’iu përgjigjur rastit. Kjo ka bërë që të rritet besueshmëria ndaj policisë për shkak se ne masim edhe kohën e reagimit, Qendra e komunikimit rajonal ka një obligim shtesë që menjëherë ta njoftojë stacionin, apo njësinë përkatëse. Njëherësh ta regjistroja thirrjen në momentin që e pranon thirrjen, por edhe në momentin që policia mbërrin në vendin e ngjarjes. Të gjitha rastet janë trajtuar, qytetarët menjëherë janë njoftuar se në lidhje me këtë policia ka reaguar. Ne si Zyrë e informimit nëse ka qenë ndonjë rast penal që e ka trajtuar si rast, më vonë kemi lëshuar ndonjë njoftim, apo komunikatë me shkrim, kështu që kjo ka bërë që besimi ndaj policisë dukshëm. Kjo dëshmon kemi një rritje të lajmërimeve, apo thirrjeve përmes aplikacionit digjital, siç thashë më herët, diku 18.4 për qind, por edhe thirrje telefonike diku 3 për qind janë në rritje”.
Bota mbarë po ka shumë vështirësi në përballen kundrejt të pavërtetave të qëllimshme, që po rrezikojnë edhe rendin demokratik në shumë shtete.
Burim Ramadani, ekspert i sigurisë:
“Unë besoj se jo vetëm në rastin e Asociacionit, por edhe në raste të tjera, janë dy elemente, sidomos Qeveria, duhet t’i bëjë, por po e shoh që nuk po e bën. E para është transparenca, transparenca në vendimmarrje, transparenca në qëllime dhe transparenca në zbatimin e vendimeve në të gjitha fushat po flas. Dhe e dyta është mosabuzimi me termin e luftës hibride. Pra, termi i luftës hibride dhe lajmeve të rrejshme nuk do të duhej asnjëherë të jetë pjesë e fushatës politike të brendshme. Pra, as institucionet e Kosovës, as partitë politike opozitare dhe as të tjerët nuk do të duhej të abuzonin me termin luftë hibride kur kanë probleme politike mes vete. Pra nëse dikush kritikon dikë tjetër, nuk është domosdoshmëri që ky tjetri t’ia kthejë duke i thënë se kjo është luftë hibride, sepse pastaj e zhvlerëson rëndësinë e luftës hibride të vërtetë, dhe në të njëjtën kohë edhe me Asociacionit, ose me draftin e publikuar nga unë, apo edhe me çështje tjera të ngritura, është shumë më mirë që të ketë transparencë dhe në të njëjtën kohë të ndahet çka është luftë hibride që ka qëllime kundër Kosovë dhe çka janë çështje pulitke brendshme brenda Kosovës. Jo domosdoshmërisht çështjet politike janë luftë hibride, ato edhe mund të jenë në raste të caktuara, nëse kanë të bëjnë me interesin vital të shtetuit, me pikat vitale të sigurisë kombëtare, me vendimet, apo edhe me operacionet e sigurisë kombëtare. Pjesa tjetër është pjesë politike. As Qeveria dhe as opozita nuk do të duhej që të luanin me termin e luftës hibride, sepse kjo e dëmton pastaj të vërtetën, pra e dëmton besimin e popullatës kur ka vërtetë një lajm të rrejshëm që është luftë hibride, sepse atëherë askush nuk e di se cili është duke e thënë të vërtetën e plotë”.
Liridona Gashi, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes:
“Besoj se në rastin e Kosovës nëse e trajtojmë në mënyrën se si janë duke ndodhur këto, është kryesisht i lidhur me tre faktorë kyç. E para është për shkak të rrethanave të brendshme, ku e dimë se pas daljes nga lufta e kemi prapë një lloj me thënë konflikti në heshtje që vazhdon për shkak të interferimit të shtetit serb në komunitetin serb në veri të vendit. Pastaj është aspekti rajonal për shkak se Serbia vazhdon të ketë edh enjë lloj ndikimi edhe në shtetet e rajonit, në vendet në të cilat ka një lloj fuqie komuniteti serb, siç është Mali i Zi dhe gjithashtu edhe për shkak të partneritetit të vazhdueshëm që e ka me Rusinë, gjë që i ka në njëfarë forme në shfrytëzim mjetet të cilat i marrin nga ky shtet si lloj informacioni, por edhe si mundësie për të sulmuar shtetin e Kosovës në të gjitha format, dhe tjetra është edhe arena ndërkombëtare, që këtu na penalizon fakti që nuk jemi pjesë e organizatave shumë organizatave të sigurisë, dhe që nuk jemi të pranuar nga të gjitha anëtare të OKB-së, që rrjedhimisht në njëfarë forme nuk është që e kemi gjithë përkrahjen e nevojshme për të arritur që t’i luftojmë rastet e tilla të dezinformatave apo sulmeve çfarëdo forme tjetër”.
Ministria e Mbrojtjes ka koordinim me institucionet e tjera të sigurisë, vendore e ndërkombëtare, për të rritur gatishmërinë për neutralizimin dhe përgënjeshtrimin e informacioneve të rrejshme që kanë qëllim të sfidojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.
Liridona Gashi, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes:
“Edhe jemi në ndërtim e sipër të Qendrës Shtetërore të Sigurisë Kibernetike, që sigurisht se do të ketë edhe një impakt pozitiv në këtë aspekt, sepse do të mund të gjurmohen edhe burimet e informacioneve dhe të portaleve se prej nga veprojnë, duke gjetur normalisht edhe IP-të kodet të lokacioneve nga ku operojnë si të tilla, sepse jo rrallë ka ndodhur kanë qenë prej shteteve që konsiderohen si kundërshtare, por që për sa i përket mënyrës së të shkruarit dhe të gjuhës së përdorur, është menduar se mund të jenë nga Kosova, që nuk kanë qen ëtë tilla. Kështu që kjo Qendër do të ndihmojë në këtë aspekt dhe Qendra për momentin është duke punuar në krijimin e kurikulave, të të gjitha trajnimeve që do të përfshihen dhe që nuk do të jenë trajnime që do të ofrohen vetëm për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes, por gjithashtu edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme”.
Burim Ramadani, ekspert i sigurisë:
“Prej asaj që shihet në publik, normalisht institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe të sigurisë, kanë mbështetje nga partnerët dhe aleatët ndërkombëtarë dhe në të njëjtën kohë mënyra e bashkëpunimit në sundimin e ligjit, në çështje të mbrojtjes dhe të sigurisë, janë çështje që duket se në vazhdimësi ka respekt të koordinimit profesional, mbështetje teknike edhe të trajnimeve dhe edukimit, porse normalisht pastaj besoj se institucionet politike, ose institucionet publike, Qeveria Parlamenti, presidenca, partitë politike janë ato që duhet të ndihmojnë shumë më shumë në kuptimin e mbulesës dhe shpjegimit publik për nivelin që e ka aspekti i sigurisë kombëtare”.
Ministria e Mbrojtjes po harmonizon veprimet edhe me aktorë joshtetërorë për të krijuar një shërbim gjithëpërfshirës, ku edhe qytetarët do të mund t’i ndihmojnë mekanizmat shtetërorë të sigurisë.
Liridona Gashi, zëdhënës e Ministrisë së Mbrojtjes:
“Dhe për çdo të angazhuar tjetër në institucione të sigurisë dhe operatorët të cilët merren me projekte digjitale në mënyrë që të ketë në lloj të veprimit të përbashkët, sepse siç e ceka edhe më herët, ne jemi duke synuar që në të ardhmen të zhvillojmë edhe konceptin e shërbimit gjithëpërfshirës, që do të thotë se secili prej qytetarëve e ka një lloj detyrimi, të them në thonjëza, ose një lloj obligimi ndaj shtetit që të ofrojë në mënyrë vullnetare aspektin e dijeve të veta në funksion të sigurisë së vendit dhe sigurisht se përderisa trajnojmë edhe të tjerë që nuk janë edhe domosshmërisht të lidhur me institucione shtetërore, ne jemi duke ndihmuar në këtë aspekt që ta zhvillojmë sa më parë këtë koncept”.
Bashkëpunimi ndërmjet policisë dhe gazetarëve është kritik për t’i njoftuar qytetarët për zhvillime të jashtëzakonshme edhe në orët e vona të natës.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë rajonale të Ferizajt:
“Ne kemi përmbyllur vitin 2023 me 407 komunikata të ndryshme, për raste të ndryshme me interes publik, ndërkohë kemi pasur diku rreth një mijë thirrje telefonike, konfirmime me shkrim siç e themi. Jeta nuk përfundon në ora 16, por ajo deri në orët e vona ne detyrohemi t’u përgjigjemi thirrjeve të gazetarëve, thirrjeve të ndryshme që ndodhin. Ka pasur raste edhe kur në mesnatë kemi dhënë informacione të shkurtra, kemi konfirmuar raste që kanë ndodhur në rajonin e Ferizajt. Është goxha një punë sfiduese, edhe e mundimshme, mirëpo, këtë detyrë duhet përkushtim dhe ka interesin e vetëm që t’i informojë qytetarët mbi rastet që ndodhin në rajon”.
Me raste të lajmërimeve të rreme përballen edhe qendrat e thirrjeve të Policisë së Kosovës. Krahasuar me vitin 2022, numri i rasteve ka rënë në vitin 2023.
Por nuk është shënuar asnjë rast i thirrjes të rrejshme nëpërmjet telefonit në rajonin e Ferizajt, ku përfshihen edhe komunat e Kaçanikut, Shtimes, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës.
Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt:
“Po në bazë të dhënave të Qendrës së komunikimit rajonal, diku në shtatë-tetë vitet e fundit nuk kemi ndonjë thirrje të rreme në këtë Qendër, për shkak se Policia rajonale e Ferizajt i ka të gjitha mundësitë që ta identifikojë personin për shkak se thirrjet që bëhen, ato thirrje nuk mund të fshihen, dalin numrat e personit përkatës, kështu që shtatë-tetë vitet e fundit nuk kemi asnjë rast të lajmërimit apo kallëzimit të rremë përmes telefonit. Ju kujtoj se në Qendrën e komunikimit rajonal të Ferizajt vetëm për vitin 2023 kanë qenë 75 mijë e 599 thirrje të ndryshme nga qytetarët, për dallim nga viti 2022, që kanë 72 mijë e 781 thirrje, apo një rritje prej 2.5 për qind. Ndërsa kemi pasur edhe informacione tjera përmes aplikacioni digjital Lajmëro Policinë. Për vitin 2023 kanë qen ë735 lajmërime, apo thirrje përmes aplikacionit, për dallim nga viti 2022 që kanë qenë 621 aplikacione, apo shprehur në përqindje i bie 18 për qind rritje. Kjo ka bërë që qytetarët t’i besojnë më shumë policisë dhe rastet t’i raportojnë në polici”.
Ministria e Mbrojtjes thotë se FSK-ja pavarësisht informacioneve të rreme të mediave serbe për të, vazhdon të ketë besimin e madh të qytetarëve.
Liridona Gashi, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes:
“Nëse e keni fjalën për mënyrën e reagimit ta zëmë të gjashtëmujorit të parë të vitit të kaluar kur veçse ishin trazirat në veri të vendit, atëherë mund të themi se për fat të mirë nuk ka qenë nevoja të përfshiheshim ne në mënyrë direkte sepse është menaxhuar në mënyrë të jashtëzakonshme nga ana e Policisë së Kosovës, ndonëse kemi asistuar edhe ne për sa u përket koordinimeve dhe çfarëdo informacionesh që kemi mundur të shkëmbejnë me ta, kurse për sa u përket blerjeve, nëse po mendon transparencës me publikun, me qytetarët, ajo çfarë kemi pasur mundësi me publikun, veçse e kemi nda. Normalisht që kemi pritur edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë. Nëse po mendon në rastin e sistemeve ‘Javelin’ se me siguri këtë po e mendon, ka qenë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në momentin që është publikuar nga Departamenti i Shtetit, nga ana e sekretarisë së Mbrojtjes, e njëjta gjë është bërë publike edhe nga ana jonë dhe kemi konfirmuar për të gjitha mediat se po se është bërë një blerje e tillë. Pra, edhe njëherë po e përmend që asnjë veprim i yni nuk duam që të bjerë ndesh me atë veçse jemi dakorduar me partnerët tanë”.
Fushatë propaganduese nga Lista Serbe është bërë edhe me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila prej një shkurtit ka ndaluar transferet financiare me dinar në Bankat e Kosovës. Dhe vendimi i një institucioni të pavarur është shfrytëzuar nga politikanë serbë të Kosovës për të shkaktuar drojë në mesin e serbëve lokalë.
Lista Serbe sërish e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës për vendimin, duke thënë se ai është vazhdimësi e planit për t’ua pamundësuar jetesën serbëve në Kosovë, shkruan platforma Sbunker në analizën dhe verifikimin e lajmeve.
Madje, sipas drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, vendimi synon eksodin e popullit serb. Lajmi i rremë është hedhur poshtë edhe nga zyrtarët të lartë të Qeverisë së Kosovës.
You may like
Verified
VERIFIED – Kosovarët nuk i ‘’hanë’’ rrenat për BE-në – Episodi 10
Published
8 months agoon
29 February, 2024By
webmasterMisioni i Bashkimit Evropian në Kosovë i kushton rëndësi të madhe identifikimit dhe luftimit të lajmeve të rreme në shtetin më të ri të Evropës. BE-ja ka misionin më të madh të jashtëm në Kosovë.
Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:
“Siç e dini, dezinformimi është vendosur lart në agjendën e BE-së. Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së ka Divizionin e Komunikimit Strategjik, i cili gjithashtu përfshin tri taskë-forca, njëra prej të cilëve është për Ballkanin Perëndimor dhe lidhet me dezinformimin. Andaj, çfarë ata bëjnë, identifikojnë, analizojnë dhe ngrehin vetëdijen për këtë fenomen dhe sesi shfaqet, përfshirë edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe afërmendsh se ata krijojnë strategji sesi ta luftojnë dhe sesi të promovohen interesat strategjike të BE-së në rajon, sikurse edhe vlerat e BE-së. Natyrisht se nuk bëhet vetëm kjo punë, sepse kanë bashkëpunim me shtetet anëtare të BE-së, me institucionet tjera të BE-së. Natyrisht me të gjithë ne në terren, ta zëmë me Zyrën e Misionit të BE-së në Kosovë. Ata bashkëpunojnë me shoqërinë civile, me mediat, me aktorë tjerë ndërkombëtarë, me qëllim që të ketë një qasje mbarëshoqërore kundrejt kësaj çështjeje. Së fundmi, them afërsisht një muaj më parë, kanë nxjerrë raportin e dytë për manipulimin e jashtëm informativ dhe për kërcënimet e ndërhyrjes. Është një raport fort interesant, përfshinë, në të vërtetë hartëzon aktorët, aktorët e huaj, të cilët manipulojnë informimin dhe me qëllimin strategjik që të ndjellin konfuzion dhe frikë”.
Ioanna Lachana – Shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë
Korrespodenti i Grupit KOHA në Bruksel thotë se Bashkimi Evropian është dëshmuar i suksesshëm në luftën kundëër lajmeve të rreme, megjithëse janë të përhershme përpjekjet për ta mjegulluar gjendjen reale.
Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:
“Sa i përket Bashkimit Evropian dhe mënyrës dhe mjeteve me të cilat po lufton, brenda BE-së ka struktura që merren me fushata kundër fushatave të dezinformimit. Ato janë të suksesshme në identifikimin e lajmeve të rreme, janë të suksesshme në identifikimin e fushatave të dezinformimit, identifikojnë edhe mediat që përhapin ato. Disa prej atyre mediave janë ndaluar dhe janë nën sanksione të Bashkimit Evropian, por gjithsesi nuk është një detyrë e lehtë pasi që nuk është lehtë ta luftosh të pavërtetën se shpesh e pavërteta është shumë interesante dhe depërton në opinion. Thotë një fjalë popullore: Përderisa e vërteta i mbathë këpucët, rrenat tashmë i ka kaluar gjysmën e botës. Dhe me këtë parim Rusia po e bën propagandën e vet me një sukses të konsiderueshëm, do të thoja”.
Augustin Palokaj – Korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel
Sfidat me të cilat po përballen institucionet e Bashkimit Evropian në Kosovë janë të ngjashme me ato me të cilat blloku evropian sprovohet edhe në skenën botërore, por ka edhe specifika të lidhura me zhvillimet lokale.
Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:
“Paj, sfidat me të cilat përballemi këtu, janë në të vërtetë sfida botërore. Janë botërore, janë përherë në ngritje dhe janë të ndërlikuara. Ta zëmë, derisa kishim këtë avancim dixhital dhe afërmendsh një ndryshim rrënjësor në spektrin mediatik, dhe natyrisht se kjo e demokratizoi pjesëmarrjen, solli edhe sfida. Tani po e shohim se këta aktorë dezinformimi po përdorin inteligjencën artificiale, po shohim video thellësisht të rreme, që të përmendim një shembull që ka qarkulluar me të madhe këtu në Kosovë; videoja e Elon Muskut, duke folur shqip goxha rrjedhshëm, madje larg më mirë se unë. Çështja është se ata e bëjnë këtë për të rrokur vëmendjen, e bëjnë këtë që të duken më të besueshëm. Çështja është çfarë bëjmë ne që ta luftojmë këtë; ne në Bashkimin Evropian në Kosovë e shohim këtë fenomen me një qasje gjithëpërfshirëse. Së pari, mundohemi ta kemi parasysh situatën e ngritjes së vetëdijes, bëjmë monitorim të gjerë të mediave, dëgjim të mediave sociale, dhe mu për këtë përdorim edhe burime njerëzore, por edhe një mjet të Inteligjencës Artificiale. Pos këtyre, me të detektuar se ka një kërcënim dezinformimi, rrekemi ta identifikojmë, e analizojmë çfarë qëndron prapa tij dhe dalim me një strategji si ta luftojmë para se kjo narrativë të përhapet. Strategji shumë e rëndësishme për ta luftuar këtë dezinformim është edhe komunikimi proaktiv, sepse nëse bëni komunikim më proaktiv, lini më pak hapësirë për aktorët dezinformues që narrativi i tyre të marrë dheun. Dhe afërmendsh, sikur që e dini mirë, BE-ja mbështet edhe mediat me qëllim që të bëhen më të pavarur, sepse kështu minimizojmë, sidomos me mediat me të cilat punojmë, sepse e dimë se nëpërmjet mbështetjes nga BE-ja, ato bëhen më të pavarura dhe më profesionale, si dhe të mos ketë dezinformata prej anës së tyre. Natyrisht se ne jemi angazhuar edhe me veprime të edukimit medial me qëllim që ta luftojmë këtë fenomen. Sidoqoftë, BE-ja, e vetme, nuk mund ta luftojë këtë fenomen në Kosovë. Siç e thashë edhe më parë na duhet një qasje gjithëpërfshirëse e shoqërisë. Ne punojmë bashkë me partnerë ndërkombëtarë dhe lokalë, me shoqërinë civile, sepse secili prej tyre, secili prej atyre mbrojtësve, mund të shtojë diçka shumë të kuptimshme në këtë ekuacion që të mund ta luftojmë dezinformimin”.
Palokaj thotë se dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian nuk është shoqëruar me lajme të rreme me ndikim, por thotë se palët dhe ndërmjetësuesit duhet të tregohen më transparentë me opinionin publik.
Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:
“Sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mendoj se ka dezinformim, as nga Bashkimi Evropian, por as nga Kosova dhe Serbia në mënyrë direkte, Problemi qëndron te moskomunikimi. Moskomunikimi nga ana e BE-së, sepse lehtësueist e Bashkimit Evropian nuk japin shumë detaje dhe nuk ndërhyjnë kur palët japin interpretime të ndryshme. Ndërsa, edhe Kosova, edhe Serbia shpesh japin interpretime të ndryshme, madje edhe të kudnërta të asaj çfarë ka ndodhur në dialog, dhe kështu krijohet një huti, por ky është rezultat i mungesës së komunikimit, e jo i ndonjë fushate të qëllimshme të dezinformimit”.
Shumë ligjërues të gazetarisë dhe komunikimit po kërkojnë futjen e edukimit medial në sistemin arsimor. Edhe BE-ja mendon se duhet të ketë më shumë fushata vetëdijesimin për rolin e edukimit medial, sidomos në mesin e të rinjve.
Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:
“Nuk është se ka një qëndrim zyrtar (të BE-së), por qëndrimi ynë është padyshim se duhet të ketë më shumë edukim medial këtu. Kjo nuk duhet të bëhet vetëm me të rinjtë, kjo lidhet gjithashtu me të gjithë, sepse gjatë gjithë jetës tonë jemi mësuar që ta marrim lajmin në një formë të caktuar. Brezat më të moshuar, ta zëmë, kishin disa burime lajmi. Më parë ishte më e lehtë që të kontrolloje dhe ta faktoje informacionin. Tani kur kemi një mal burimesh, duhet t’i edukojmë të gjithë se si duhet të informohemi, dhe që të faktojnë se lajmet që kanë marrë, janë lajme të vërteta. Kjo afërmendsh se lidhet më fort me brezat më të rinj, sepse siç e dimë, edukimi fillon prej moshës shumë të hershme dhe në momentin kur fëmijët mësohen prej moshës së hershme si të informohen, atëherë edukohen në aspektin mediatik prej një moshe shumë të hershme dhe do të jenë të zotë të ballafaqohen me sfidat me të cilat i kemi sot, shumë më lehtë se ne, që po mundohemi të rritemi bashkë me teknologjinë dhe që po mundohemi të përshtatemi me teknologjinë varësisht prej përparimit teknologjik”.
Qeveria e Kosovës ka nisur procesin e ndryshimeve ligjore për mediat që ofrojnë përmbajtje vizive. BE-ja i bën thirrje Qeverisë që çdo nisma ta harmonizojë me rregullativën evropiane meqë synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë
“Pra, Komisioni Evropian e ka spikatur shumë herë, herën e fundit edhe në raportin e fundit për Kosovën, se Ligji për Komisionin e Pavarur për Media duhet të jetë në përputhje të drejtpërdrejtë me Direktivën e BE-së për shërbimet vizuale. Afërmendsh se kjo duhet të bëhet në përputhje me lirinë e medias. Ne tashmë po e analizojmë këtë ligj si BE në Kosovë dhe do t’ua dorëzojmë komentet autoriteteve të Kosovës. Ne do të dëshironim që ky lobim të përshtatet në një procedurë të shpejtë, transparente dhe të hapur në konsultim dhe pjesëmarrje të plotë të organizatave gazetareske dhe natyrisht me shoqërinë civile”.
Bashkimi Evropian është mbështetësi më i madh financiar i Kosovës dhe Brukseli zyrtar e ka mbështetur Kosovën edhe për identifikimin e lajmeve të rreme në kuadër të asaj që ekspertët e sigurisë dhe të marrëdhënieve me publikun e skoniderojnë luftë hibride.
Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë:
“Pra, siç e dini, Misioni i BE-së në Kosovë është promotori më i madh i asistencës financiare këtu. Po jetësojmë një mori projektesh që synojnë më shumë transparencë mediatike, pluralizëm dhe edukim medial, veçanërisht vjet i kemi zbatuar dy projekte për të cilat jam fort krenare; njëri ka të bëjë me monitorimin e pronësisë së mediave, që hartëzon pronësinë e mediave në Kosovë. Andaj neve na duhet ta dimë se kush qëndron prapa përmbajtjes, si të presim që qytetarët të besojnë se lajmet janë të besueshme kur nuk e dimë se kush i prodhon. Një prej gjetjeve të këtij raporti është se ka njëfarë kontrolli mbi politikën redaktuese dhe se ai kontroll mund të jetë ose politik, ose, ta zëmë, ekonomik, që vjen prej bizneseve. Dhe në raportin që u publiku vjet – për të cilin ishte angazhuar BIRN-i, i cili u titullua “Tregimi i rrenave tona”, fokusohet në narrativin e dezinformimit që depërton në shoqërinë e Kosovës dhe në mesin e të gjitha komuniteteve të saj – njëra prej gjetjeve ishte se Kosova është e cenueshme nga faktorët e jashtëm edhe nga propaganda anti-perëndimore, anti-BE dhe anti-NATO. Ju e dini fort mirë se integrimi në BE mbështetet me të madhe në Kosovë, mbase mbi 90% e kosovarëve duan që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, megjithatë kjo narrativë vazhdon, kjo narrativë anti-BE. Madje mund të shpjerë drejt më pak reformave, më pak gatishmërisë për të ndjekur këtë shteg drejt BE-së, dhe narrativi tjetër është narrativi i rrezikshëm për një luftë të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E panevojshme për ta thënë se ky lloj dezinformimi është tepër i rrezikshëm dhe u hedh benzinë tensioneve. Dezinformimi është kërcënim për shoqërinë tonë, është kërcënim për demokracinë tonë. Ne duhet ta luftojmë këtë betejë, sepse është betejë për sigurinë dhe praktikisht kjo është beteja e ditëve tona”.
Pranverë e nxehtë Bashkimin Evropian, ku në qershor do të mbahen zgjedhjet e Parlamentit Evropian, si institucioni më i lartë legjislativ i bllokut. Debati pritet të jetë goxha i fortë për shkak të ndryshimeve politike që tashmë janë shënuar në disa shtete e që mund të ndikojnë në proceset e vendimmarrjes së Bashkimit Evropian.
Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:
“Nga ekstremi i djathtë dhe nga ekstremi i majtë, por edhe parti që janë në pushtet në disa vende të Bashkimit Evropian, ndonëse nuk janë shumë. Gjithsesi kjo është një vërejtje në prag të zgjedhjeve evropiane dhe prandaj BE-ja dhe vendet anëtare janë më vigjilente në këtë kohë në prag të atyre zgjedhjeve që zhvillohen në muajin qershor”.
Ioanna Lachana, shefe e Zyrës për Komunikim të Misionit të BE-së në Kosovë
“Sa për zgjedhjet evropiane, selia jonë qendrore, Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së, së bashku me Komisionin Evropian dhe me Parlamentin Evropian, po punojmë bashkërisht me qëllim që të ofrohen informacione të besueshme për këto zgjedhje për publikun më të gjerë, për evropianët, por natyrisht edhe për mbarë botën. Siç mbase ju e dini, ky proces zgjedhor është më i madhi në botë sivjet pas atij në Indi. Andaj, piketat janë të larta, andaj po zhvillohet një fushatë informimi, një fushatë proaktive informimi, titulluar “Use Your Vote” (Përdore votën), për t’iu kërkuar evropianëve që të dëshmojnë sesi vota e tyre mund të bëjë dallimin në procesin e vendimmarrjes në Bashkimin Evropian. Pos kësaj, këtu, do të organizojmë disa aktivitete, bashkë me shtetet anëtare të BE-së, për të ngritur vetëdijen për këtë proces demokratik. Njëherësh, përderisa zgjedhjet janë parakusht i shteteve anëtare të BE-së që t’i organizojnë mbarësisht, BE-ja do të monitorojë edhe hapësirën informative për shkak të përpjekjeve të mundshme dezinformuese që t’i qesin hije këtij procesi dhe nëse vërejmë diçka të ngjashme, atëherë ne menjëherë do ta analizojmë dhe do t’i kundërvihemi menjëherë, sepse ne duam që evropianët të marrin informacione të besueshme për këtë proces demokratik. Siç e dini, BE-ja ka edhe rregullat e veta që gjithashtu ndihmojnë qytetarët evropianë të jenë të sigurt në mjedisin on-line. Kombinimi i gjithë kësaj do të zbatohet edhe këtu në Kosovë, me qëllim që të sigurohemi se qytetarët do të kenë informacionet e duhura për këtë proces të madh demokratik”.
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të mbesin më pro-Bashkimit Evropian në mesin e shteteve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Palokaj thotë se lajmet e rreme kanë dështuar të kenë ndikim në mesin e kosovarëve kur vjen puna te orientimi i tyre pro-integrimit në BE.
Augustin Palokaj, korrespodent i Grupit KOHA në Bruksel:
“Kosova nuk është viktimë e ndonjë fushate kundër Bashkimit Evropian. Vetë faktui se qytetarët e Kosovës mbështesin me përqindje të madhe, ndoshta me përqindjen më të madhe jo vetëm në rajon, por në tërë Evropën mbështesin integrimin në BE, dëshmon se nuk janë viktimë e ndonjë fushate kundër BE-së. Por, natyrisht kosovarët janë të zhgënjyer nganjëherë me faktin se Kosova po ngec në procesin e integrimeve evropiane. Dhe kanë një ndjenjë të padrejtësisë drejt Bashkimit Evropian për këtë çështje. Por kjo nuk është rezultat i ndonjë fushate të dezinformimit, qoftë nga mediat, qoftë nga ndonjë strukturë e caktuara politike, por është realitet. Mediat e Kosovës në përgjithësi kanë një qasje mjaft korrekte të raportimit të Bashkimit Evropian dhe raporteve politike për Kosovën. Edhe kur ka përplasje politike në relacionin BE-Kosovë, atëherë paraqesin pikëpamjet edhe të njërës, edhe të palës tjetër, por nuk kanë ndonjë tendencë për të krijuar ndonjë opinion negativ për Bashkimin Evropian dhe në këtë aspekt do të thosha se qytetarët e Kosovës janë relativisht në mënyrë reale të informuar për BE-në dhe nuk janë viktima të fushatave.
Verified
VERIFIED – Përmbajtja e paredaktuar e mediave sociale, shqetësuese për shoqërinë – Episodi 9
Published
9 months agoon
25 February, 2024By
webmasterOrganizatat joqeveritare, sidomos ato që organizojnë aktivitete profesionale e rekreative për persona me aftësi të kufizuara, thonë se bashkëpunimi me media gjithnjë ka qenë kritik për të ngritur vetëdijen kolektive për rëndësinë e integrimit të këtyre personave.
Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:
“Prej themelimit të tij domethanë ka pasur një raport të mirë me media. Vazhdimisht mediat kanë qenë ato që e kanë përcjellë çdo iniciativë, apo fushatë, aktivitet që është bërë në kuadër të aktiviteteve që bën Handikos-i. Deri më tash, nuk di që domethanë kemi pasur ndonjë kërkesë, apo diçka mediat lokale nuk na janë përgjigjur pozitivisht. Sa i përket përcjelljes së aktiviteteve tonë çfarëdo natyre qofshin”.
Enver Kosumi – Drejtor i Handikos Ferizaj
Megjithatë, ky bashkëpunim kërkon edhe kujdesin e veçantë të organizatave joqeveritare dhe mediave që të mos shkelen të drejtat themelore të personave që janë pjesë e aktiviteteve.
Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:
“Hendikos ka qenë në partneritet me ‘Save the Children’ qysh nga themelimi i tij dhe ‘Save the Children’ që strikt i zbaton dhe në kuadër të atyre politikave, edhe Handikos-i iu ka përshtat dhe çdo përfitues i joni që i merr shërbimet iu ka përshtat atyre. Paraprakisht informohet dhe nënshkruan deklarata të pranimit apo të mospranimit të publikimit qoftë të fëmijës, qoftë të rriturit me aftësi të kufizuar në kuadër të aktiviteteve që ne kërkojmë ose që i organizojmë. Parim i Handikos-it është ana pozitive e çdokujt, duke mos e atakuar atë pjesën e aftësisë së kufizuar në rend të parë, mirëpo gjithmonë fokusi jonë është te ana pozitive e përfituesit tonë, qoftë fëmijë, qoftë i rritur me aftësi të kufizuar. kështu që deri më tani është parim, thashë edhe ma herët, është parim i Handikos-it i njoftojmë se në kuadër të këtij aktiviteti ka me pasë edhe media, edhe personat që nuk e kanë të nënshkruar deklaratën, ose tërhiqen, ose në njëfarë forme largohen nga aktiviteti derisa të filmohet ajo pjesë. Domethanë në momentin që përfundojnë incizimet dhe fotografitë, atëherë fillojnë të jenë pjesë e aktivitetit”.
Por mediat sociale dhe ndikimi i përmbajtjeve, në shumicën e rasteve pa u redaktuar, po cenon shëndetin mendor të gjithë shoqërisë. Fëmijët, cak më i lehtë.
Hatixhe Misini, sociologe:
“Ndikimi i rrjeteve sociale ka ndikuar negativisht në komunikimin e drejtpërdrejtë. Thjesht sot i shohim gjithandej që komunikimi bëhet vetëm online. Madje shpesh me shaka e themi se edhe nëse dy fëmijë i ke në shtëpi, kjo ndodhë që i shohim se ata flasin me telefon dhe jodrejtpërdrejt. Komunikimi drejtpërdrejt, me farefisin, me miqtë, me familjen, me rrethin definitivsht është shumë i rrallë dhe kjo ndikon negativisht natyrisht dhe ne po i shohim fëmijët edhe me simptome të ndryshme në shëndetin e tyre. Thjesht shëndeti mendor është aspekt tjetër që mund të flasin profesionistët, por megjithatë izolimi në dhomë me telefon thjesht, mungesa e apetitit për t’u ushqyer, mungesa e dëshirës nganjëherë edhe për të ardhur edhe në shkollë, domosdoshmërisht na ka çuar të hulumtojnë që faktori numër një është komunikimi në rrjete sociale”.
Hatixhe Misini – Sociologe
Por shtrirja dhe ndikimi i madh i rrjeteve sociale ka vështirësuar edhe rolin e familjeve dhe institucioneve për shkak se të rinjtë, sidomos fëmijët e vegjël, mund të jenë cak i abuzimeve të ndryshme në kohën kur ata brendësojnë vlerat, shpesh të përcaktuara nga faktorë të panjohur.
Hatixhe Misini, sociologe:
“Përdorim ii internetit është bërë një shprehi e pashmangshme në ditët e sotme. Ky ndikim i pavëmendshëm si duket ka përfshirë krejt njerëzit, anembanë globit dhe më së shumti që po pësojnë janë të rinjtë, moshat e reja. Thjesht ju e dini se adoleshenca është një periudhë, ku fëmijët, të rinjtë janë në gjetje të vetvetes, janë në krijimin e personalitetit të tyre, identitetit të tyre, dhe kur në të kaluarën ata përfshinin në këtë qëllim familjet, shkollën, bashkëmoshatarët, sot fatkeqësisht ata përfshijnë edhe hapësirat kibernetike. Aty, ku nuk mund ta gjejnë veten, madje nganjëherë edhe e humbin atë. Natyrisht se nëse flasin veçanërisht për këtë grupmoshë, veçanërisht për të rinjtë, është definitivisht potenicalisht ka efekte të dëmshme, sepse si në sjellje, si në shëndetin e tyre, rrjetet sociale kanë ndikuar që ata të mos ta kenë një jetë normale, ashtu sikur se e kemi pasur ne dikur pranë librit, pranë lojës në oborr dhe pranë miqve, dajallarëve dhe axhallarëve. Thjesht ky ndikim ka të bëjë që sidomos moshat e reja, tashmë siç e dimë janë të izoluar pranë një ekrani dixhital dhe kjo është një sfidë shumë, shumë e madhe për familjet. Besoni që unë pasi që punoj edhe në shkollë, jam në kontakt të vazhdueshëm edhe me prindërit dhe gjithmonë e thonë atë që puna më e vështirë sot është për të rritur një fëmijë larg ekranit dixhital”.
Psikologia thotë se ka forma të ndryshme të bullizimit, që i thyen shpirtërisht fëmijët që kalojnë kohë të gjatë në rrjetet sociale.
Selvete Abdullahu, psikologe:
“Në fakt edhe bullizimi është shumë i theksuar përmes mjeteve sociale se ekzistojnë forma të ndryshme të bullizimit, Për shembull është bullizimi fizik, ku zakonisht ose bullizimi po e marr si formë bullizimin e parë verbal që është përmes bisedave me konotacion negativ, përmes fyerjeve, ofendimeve, përmes uljes poshtë, përmes uljes së vetëbesimit të viktimës. Mandej, fillon në rrjete sociale, mandej fillon edhe në formën live kur shihen dy persona, e zgjasin atë pjesë të konfliktit, të themi në fillim të konfliktit dhe nxitjes, dhe tani fillon edhe një dhunë fizike, një bullizim fizike. Mandej duke e rrahur ose goditur viktimën. Poashtu fillon edhe bullizimi tjetër. Format e bullizimit elektronik që janë kur dy persona marrin pjesë, ose bullizimi tjetër që është bullizimi social, duke formua grupe, duke e ndarë prej grupit personin. Në fakt, të rinjtë, ose të miturit nuk e ndjejnë sesa e lëndjnë personin tërtër, duke përdorur fuqinë e tyre në këtë rast si djem të fortë, ose si vajza të forta, nuk e dinë sesa është lënduese, sesa është demotivuese për viktimën bullizimi dhe format tjera të bullizimit”.
Selvete Abdullahu – Psikologe
Sociologia Misini thotë se as familja e as shoqëria ende nuk ka një qasje të duhur për t’u përballur me pajisjet që po rrezikon të neutralizojë tërësisht kufirin ndërmjet reales dhe imagjinares.
Hatixhe Misini, sociologe:
“Një trajnim i duhur do të ishte edhe për vetë prindërit, sepse jemi në një qorrsokak, një sfidë e madh ekur askush nuk di të na orientojë se kur ta kapim telefonin dhe kur ta lëmë atë. Vërtetë është sfiduese siç e thashë. Prindërit po provojnë të zhvillojnë lloj-lloj metodologjie për t’i rritur fëmijët, por po e kanë të vështirë për t’i lënë një orë ose dy orë larg telefonit. Definitivisht jo vetëm fëmijët, për këtë gjendje siç ka ardhur, për këtë hapësirë kibernetike, për këtë jetë dixhitale siç po i themi, vërtetë është sfiduee edhe për të mëdhenjtë, sidomos për të rinjtë. Po them për fëmijët sepse janë të vegjël, ende nuk janë të pjekur dhe definitvisht nuk dinë ta ndajnë realitetin nga fantazia”.
Selvete Abdullahu, psikologe:
“Mësimdhënësit duhet të jenë shumë motivues, sidomos ta të ciklit të ulët, sepse janë hapat e parë të fëmijëve drejt zhvillimit të tyre fizik, psiqik, emocional, të mësimnxënies, prandaj është shumë esenciale mësimdhënësit të jenë ndëshkues aty ku duhet të jenë ndëshkues, por jo në forma të rënda, por ndëshkues me notë, ose me notë sjelljes, ose me diçka, por edhe të jenë shumë motivues, të ndajnë drejtësi, të kenë rolin jo vetëm si të mësimdhënësit, por edhe si të prindërit, por edhe si të psikologut. Të përdorin metoda, metoda që i parandalon ata fëmijë që janë më hiperaktivë, më ngucakeq, që nuk janë të interesuar fort për mësim, por edhe t’i motivojnë fëmijët që janë më të interesuar për mësim, që janë më të qetë, që dinë të menaxhojnë veten. Domethanë ta kenë një menaxhim sa më të mirë të klasës, por tash s’mund t’i përgjithësojmë të gjithë. Nuk janë kategori e njëjtë, sepse varet edh eprej personalitetit, karakterit të mësimdhënies, prej gjendjes së tij psiqike, emocionale, por zakonisht mësimdhënësi çështjet, problemet, por edhe çështjet e tjera jashtë shkollës duhet t’i lërë në shtëpi, ose në shoqëri, ose ku i ka. Ndërsa në shkollë duhet të përkushtohet 100 për qind nxënësve dhe të jetë shumë gjykues i mirë”.
Kosumi mendon se edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duhet t’i trajnojë gazetarët që të kenë kujdes me mënyrën sesi i paraqesin personat me aftësi të kufizuara.
Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:
“Deri tash, domethanë, ne si Handikos e kemi një faqe që e menaxhojmë ne vetë dhe kryesisht informatat që i japim, aktivitetet që i publikojmë, gjithçka, nuk ka ndodhur me shkëput diçka prej kontekstit, qoftë, pozitiv, po se po, por jo në aspektin negativ. PO vërehet një tendencë e madhe e shfrytëzimit e personave në fjalë, për shembull, personave me aftësi të kufizuar, rasteve të margjinalizuar, duke i intervistuar në mënyrën joadekuate dhe jodinjitoze. Unë e kuptoj se edhe bamirësia e ka anën e vet pozitive, mirëpo bamirësia nuk do të thotë duhet patjetër ta qesim anën negative të personit që e merr atë ndihmë. nëse dikujt tentojmë t’i bëjmë me i ba mirë, atëherë duhet ta bëjmë me dinjitet, pa e publikuar shumë, pa e dhanë aspektin, pa e prek integritetin e tij personal se Ferizaj dhe krejt Kosova është shumë e vogël, për shembull, me përballu gjithë këtë fluks të informatave që po jepen kohëe të fundit nëpër rrjetet sociale apo në platformat mediatike.
Besoj se Asociacioni i gazetarëve duhet të nxjerrë një kod më specifik, ku duhet të paktën të mos i jepet gjithkujt e drejta me dalë në shesh, qoftë kudo që të jetë, për shembull, edhe me ataku një person i cili nuk është i gatshëm me u përgjigj në do pyetje dhe me shkëput prej kontekstit se po e dimë se në çfarë jemi duke jetuar ku bullizmi është në kupën ma të naltë për momentin në Kosovë, dhe mundet me ardhë deri te më e keqja, ndoshta edhe deri te vetëvrasje nëse arrin dikush të bullizohet, apo të merr jehonë aq të madhe prje një informate që ai i jep ndoshta pa vetëdije, apo me ndonjë gjendje jo të vetëdijshme plotësisht”.
Hatixhe Misini, sociologe:
“Edhe gazetarët, sikur të gjitha profesionet e fushat, i ka edhe limitet, por i ka edhe përgjegjësitë e punës që i bën në terren, qoftë edhe brenda nëpër institucione. Natyrisht se këto ndikojnë. Pa marrëveshjen e prindit, pa verifikimin e fakteve, gjithmonë ne jemi të prirë të hulumtojmë më tutje dhe të mos ekspozojmë gjëra që nuk na takojnë dhe që nuk janë në përgjegjësinë tonë. Natyrisht se këto janë të dëmshme për shoqërinë, si për ata që i prek personalisht”.
Psikologia paralajmëron prindërit dhe institucionet për pasojat negative të rrjeteve sociale në mesin e fëmijëve.
Selvete Abdullahu, psikologe:
“Emocionalisht, psiqikisht, fizikisht është shumë e rëndë për një fëmijë që ka qenë viktimë e një bullizimi të tillë, pa marrë parasysh cilës formë të bullizimit. Normalisht, thashë edhe më herët, është një pjesë demotivuese, është një pjesë që e shkëput, ia ul vetëbesimin, ia ul forcën e brendshme të atij fëmije, sepse është shumë e rëndë për një fëmijë qysh në moshë të re me u ngelizhu prej shokëve dhe shoqeve, me u nënçmu. Ai mendon se për shembull diçka nuk shkon mirë me të. Në fakt nuk ka asnjë arsye të veçantë që ai fëmijë me u bullizu. Në raste të tilla, fëmijët zakonisht duhet të flasin me prindërit, të shprehen lirshëm me prindërit, ose të kenë ndonjë shok më të fuqishëm më afër që i mbron interesat e tij, nuk e le me shkelë fëmijën, seps enë këtë rast të bullizimi se nëse një fëmijë fillon të bullizohet, ai fëmijë normalisht që nuk është i qetë. I bie vetëbesimi dhe ai fëmijë, pasojat e atij bullizimi, kanë me ndjekë edhe një periudhë shumë më të gajtë gjatë jetës së tij”.
Hatixhe Misini, sociologe:
“Problemi nuk është te rrjetet sociale, problemi është te varësia, ngecja në to dhe mosekulibirimi i jetës tonë me jetën sociale. Prandaj ne e dimë se edhe MInistria e Arsimit ka bërë strategji dhe udhëzime administrative. Ne në shkollë fillore në Ferizaj e kemi të ndaluar telefonin në shkollë. Kjo është mënyra e vetme sesi mund ta parandalojmë nje ekspozim të tillë në telefon, apo diçka që mund të ndodhë prej telefonit. Natyrisht kjo iu mbetet vetëm familjeve. Do t’iu kisha bërë thirrje, sikur se iu bëjmë thirrje edhe çdo ditë në shkollë që familjet janë ato të cilat duhet me domosdoshmëri të ndikojnë, ta shtrojnë ndikimin te fëmijët e tyre që telefonin ta kenë më pak në dorë, sepse absolutisht është diçka e pamundur që telefoni të hiqet nga dora dhe fëmijët tanë të mos jenë të përfshirë nëpër rrjete sociale”.
Por rasti i fushatës së suksesshme në rrjete sociale i dy vajzave nga Hani i Elezit në Gjermani për mbledhjen e fondeve për mbështetjen e ndërtimit të qendrës me bazë në komunitet në Ferizaj, është një prej shembujve sesi mund të përdoren për mirë mediat sociale.
Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:
“Po ajo u kanë një storie e suksesit shumë e mirë, domethanë, ata njerëz pa e përdorur aspektin e mëshirës, domethanë kanë arritur që nëpërmjet një platforme online të mbledhjes së fondeve, me kriju një shikueshmëri aq të madhe, saqë brenda 20 ditësh kanë arritur t’i tubojnë 20 mijë euro për m’i sjellë për ndërtimin e një qendre, qendrës së Handikos-it këtu në Ferizaj”.
Por për shembuj të tillë frymëzues duhet të ketë më shumë emisione dhe hapësira promovimi, thotë drejtori i Handikosit dhe psikologia Abdullahu.
Enver Kosumi, drejtor i Handikos Ferizaj:
“Mediat, rrjetet sociale përveç aspektin personal që mundesh me përdorë, mund të përdoren edhe për gjëra të mira, domethanë për avancimin dhe afirmimin e njohurive, të arriturve. Thjesht në kuptimin e fjalës se rrjetet sociale duhet ta kenë prioritet domethanë paraqitjen e gjendjes pozitive, të shoqërisë dhe të aktiviteteve që mbahen dhe në asnjë rrethanë domethanë nuk duhet të shfrytëzohen fatkeqësia e dikujt tjetër për me arritë ti një qëllim tanin, qoftë human, qoftë material të individëve që i menaxhojnë këto rrjetet sociale”.
Selvete Abdullahu, psikologe:
“Është shumë e rëndësishme me u mbajtë fushata sensibilizuese, emisione me profesionistë të fushës, me i tregu… me u mbajtë projekte ose programe, ose orë nëpër shkolla për dukuritë negative në shoqëri, duke fillu prej bullizimit, prej ndikimit të rrjeteve sociale, efektet negative të rrjeteve sociale dhe shumë tema të tjera”.
Edhe në këtë emision ju sjellim një lajm të rremë, që është përgënjeshtruar nga platforma për verifikimin e fakteve “hibrid.info”.
Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Gazeta-Shqip.com” më 18 shkurt ka publikuar një artikull me titullin “TRONDITËSE! 46-vjeçari masakron babanë me sharrë elektrike dhe lajmëron policinë: E vrava…”.
Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.
Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Greqi.
Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë nga vendet shqip-folëse.
Për të vërtetuar edhe më tej faktin se ngjarja ka ndodhur në Greqi, hibrid.info ka gjetur artikullin origjinal të publikuar nga mediumet greke “protothema.gr” dhe “hellaspostsen.com”.
Në artikullin e publikuar me datë 18 shkurt nga këto mediume bëhet e ditur se në qytetin Teskala të Greqisë, një 46 vjeçar ka vrarë babanë e tij me një sharrë elektrike.
Trending
-
Ferizaj2 days ago
Merret vendimi për ndërtimin e stadiumit 19-milionësh në Ferizaj
-
Ferizaj2 days ago
Arrestohen dy persona për ryshfet dhe falsifikim të dokumenteve
-
Kosovë2 days ago
Donald Trump shpall fitoren
-
Kosovë6 hours ago
Aktakuzë ndaj 26 policëve të dyshuar për marrje ryshfeti
-
Kosovë2 days ago
Trump shpallet president i 47-të i SHBA-së