Connect with us

Ferizaj

Rasti i vdekjes së ukrainases dyshohet të jetë aksident trafiku

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka nisur hetimin për rastin e vdekjes së shtetases ukrainase me inicialet O.K., trupi i pajetë i së cilës u gjet nga patrulla e policisë së Kosovës mbrëmjen e së mërkurës, në autostradën Ferizaj – Prishtinë.

Prokuroria ka njoftuar se rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “aksident trafiku” me fatalitet.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se më 21.02.2024, në autostradën Ferizaj-Prishtinë, rreth orës 19:30, është gjetur pa shenja jete një person-shtetase e Ukrainës me iniciale O.K. Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e saj. Prokuroria me të gjitha institucionet tjera relevante janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, dhe rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku” me fatalitet. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Ferizaj

Valon Aliu dënohet me 24 vjet burgim për vrasjen e ish-bashkëshortes Erona Cokli

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 24 vjet burgim, Valon Aliun, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Erona Coklit.

Ajo u vra nga i pandehuri Aliu me tre plumba, më 12 prill të vitit 2024, brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se i pandehuri Valon Aliu është gjetur fajtor dhe është dënuar me 22 vite burgim për veprën penale “Vrasje e Rëndë”,  një (1) vit për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  si dhe dy (2) vite për veprën penale kanosja.

Të pandehurit për tri vepra penale, gjykata i shqiptoi dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej njëzet e katër (24) vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 12 prill 2024.

#

Continue Reading

Ferizaj

Apel për ndihmë për rindërtim të shtëpisë së djegur

Published

on

Skender Maloku nga fshati Kosinë i Ferizajt, bën apel për ndihmë financiare ose materiale për rindërtimin e shtëpisë së tij, e cila tërësisht u kaplua nga zjarri më 31 mars 2026.

Qytetarët dhe bizneset vullnetmirë mund ta kontaktojnë familjen e dëmtuar në numrin e telefonit 044 556 823.

Continue Reading

Ferizaj

Hajnat vjedhin çantën me revole nga një veturë në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të vjedhjes me forcë nga një veturë në Ferizaj.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se persona të panjohur, me forcë, i kanë dëmtuar xhamin e veturës viktimës dhe nga aty i kanë vjedhur çantën e krahut në të cilën kishte pistoletën me dokumente (librezën dhe lejen e armës me leje përkatëse).

Rasti u raportua të ketë ndodhur të enjten, më 02.04.2026, në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj.

Continue Reading

Trending