Connect with us

Ferizaj

I konfiskohet revolja pasi shtiu në ajër për festë

Published

on

Policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion, se me datën 17.02.2024 në fshatin Mullopolc të Shtimes,  në një aheng kishte pasur të shtëna me armë të zjarrit.

Policët hetues, me autorizim të prokurorit kujdestar i kanë nisur hetimet dhe pas grumbullimit të informacioneve në terren, me datën 19.02.2024 kanë identifikuar të dyshuarin G.N, mashkull /kosovar, i moshës 34 vjeç, i cili vullnetarisht ka dorëzuar armën me të cilën dyshohet se ka shtënë në ajër dhe në konsultim me prokurorin është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

I dyshuari G.N është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues,  me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit/pistoleta.

Ferizaj

Një grua raportoi në polici dhunimin e vajzës nga një i panjohur

Published

on

Një grua ka raportuar në polici se vajza është marrë me veturë nga një person i panjohur dhe se ka kryer marrëdhënie seksuale. Dyshohet se rasti ka ndodhur më 01.05.2024 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  ekzaminim.

Rasti është cilësuar si “dhunim”, ndërsa nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Continue Reading

Ferizaj

Policia në Ferizaj konfiskon motoçikleta dhe trotinete elektrike pa dokumente 

Published

on

Policia në Ferizaj, të mërkurën 01.05.2024, ka konfiskuar disa motoçikleta dhe skuterë pa dokumentacion të rregullt.

Në zbatim të planit operativ ” Motoçikleta dhe Trotineti elektrik 2024″, në disa pika kontrolli në qytet dhe rrethinë të Ferizajt, policia ka kontrolluar dhe ka shqiptuar gjoba ndaj disa personave, të cilët po drejtonin motoçikletat dhe skuterët në kundërshtim me rregullat e trafikut.

Continue Reading

Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen Gazmend Hysenit në Ferizaj

Published

on

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me 17 vjet burgim të akuzuarin Qëndrim Januzi, për vrasjen e Gazmend Hysenit, më 28 maj 2022 në Ferizaj.

Për vrasje, Januzi u dënua me 16 vjet burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit e gjysmë burgim. Gjykata shpalli dënim unik me 17 vjet burgim.

Sipas aktakuzës, më 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri Qëndrim Januzi, me dashje dhe përgatitje paraprake kishte privuar nga jeta tani të ndjerin Gazmend Hyseni dhe me atë rast kishte vënë në rrezik edhe jetën e Maliq Latifit, i cili kishte qenë para hyrjes së marketit si dhe të personave tjerë brenda në market.

Të njëjtit i konfiskohet në mënyrë të përhershme arma e markës “SAUER model 38H”, me një karikator me kapacitet prej 8 fishekëve, me të cilën armë kishte kryer veprën penale.

Continue Reading

Trending