Connect with us

Ferizaj

Grabitje e armatosur në një lokal në Ferizaj

Published

on

Një burrë ka raportuar në polici se një person i maskuar ka hyrë në lokal dhe në kërcënimin e armës ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash pasi paraprakisht e ka lidhur viktimën me lidhëse plastike.

Grabitja ka ndodhur mesditën e djeshme, 27.03.2024 në Ferizaj.   

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar se rasti është cilësuar si “grabitje me armë”.

Ferizaj

Ferizaj ka 109 mijë e 345 banorë rezident

Published

on

Sipas të dhënave preliminare të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në vetëm 9 nga 38 komuna të Kosovës ka pasur rritje të popullsisë rezidente.

Në mesin e tyre është edhe komuna e  Ferizajt që sipas shënimeve ka 109 345 banorë që shënon një rritje të lehtë prej 0.68% krahasuar me regjistrimin e vitit 2011.  

Komunave me rritjen më të lartë të popullsisë u prinë Fushë Kosova me 83.99% pasuar nga Parteshi me  81.93 %, Graçanica me 81,46 %, Shtërpca me  56,71 %, Kllokoti me 19,13 %, Prishtina me 14, 21 %, Obiliqi  me 5,78 % dhe Mamusha që ka rritje prej 1,96 %. Ndërkaq, sipas shënimeve 29 komunat tjera kanë shënuar rënie të popullsisë.

Aktualisht komuna me numrin më të madh të banorëve është Prishtina me 227 mijë e 154 banorë, pasuar nga Prizreni me 147 mijë e 428 banorë dhe Ferizaj me 109 mijë e 345 banorë.

Continue Reading

Ferizaj

Një person humb jetën si pasojë e rrokullisjes së kamionit në Jezerc

Published

on

Një person humbi jetën si pasojë e aksidentit të trafikut me kamion, që ndodhi pasditen e sotme  në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Sipas policisë, dyshohet se kamioni, i cili ishte në lëvizje nga Ferizaj në drejtim të fshatit Jezerc në vendin e quajtur “Lumi i vogël”, në rrethana ende të panjohura, humb kontrollin dhe rrokulliset disa metra poshtë rrugës.

Në aksident humbi jetën shoferi i kamionit, mashkull kosovar i moshës madhore.

Vdekja e tij është konstatuar në vendngjarje nga mjekët e Emergjencës së Ferizajt.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Continue Reading

Ferizaj

Arrestohet një person në Kaçanik për sulm ndaj policit në detyrë

Published

on

Një person është arrestuar mëngjesin e djeshëm në Kaçanik pas refuzimit për shoqërim në stacion policor dhe rezistimit gjatë arrestimit. Me këtë rast  një zyrtar policor ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti po trajtohet me dyshimin për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.  

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Trending