Connect with us

Kosovë

Edhe dy muaj paraburgim për të dyshuarit e sulmit në Banjskë

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, duke ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për sulmin terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq janë të ngarkuar për veprat penale “Vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Kryerje e veprave terroriste”.

Sipas kërkesës fillestare të Prokurorisë, ata dyshohen se bashkë me një grup personash, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur si dhe me dhjetëra vetura të mbushura me armatim, municion dhe veshje ushtarake, kanë hyrë ilegalisht në Kosovë.

Më 24 shtator 2023 ky grup terrorist bllokoi rrugën në Banjskë me dy kamionë, ku  pastaj me granata dhe me armë sulmuan dy zyrtarë policor. Nga ky sulm mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku kurse u plagos zyrtari policor, Alban Rashiti.

Kosovë

Nga e diela kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda të transportit në Kosovë

Published

on

Në periudhën nga 14 korriku deri më 31 korrik në orarin prej orës 11:00 deri në ora 17:00 do të ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë në autostrada, rrugë nacionale dhe rajonale .

Ky vendim i qeverisë është bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta.

“Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Ky vendim vlenë nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00”, ka njoftuar përmes Facebookut zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Continue Reading

Kosovë

Shkaku i temperaturave të larta kufizohet orari i punës për disa kategori

Published

on

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që si pasojë e temperaturave të larta në periudhën nga 13.07.2024  deri më 20.07.2024 të kufizojë orarin e punës në disa kategori.

Sipas vendimit, të cilin Ministria ka thënë se e ka marrë në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më 20 korrik nga puna duhet të lirohen gratë shtatzëna.

Nëse kjo është e pamundur atëherë gratë shtatzëna duhet të punojnë nga shtëpitë.

Gjatë kësaj periudhe personat me sëmundje kronike duhet të punojnë orar të shkurtuar dhe atë deri në 4 orë në ditë.

Gjithashtu, deri më 20 korrik do të ndalohet edhe puna në ambiente të hapura në sektorin e ndërtimtarisë gjatë orarit 11:00-17:00.

Vendimi thotë se varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë korrikut dhe gushtit, do të merren masa të tjera.

Continue Reading

Kosovë

Rrënohen skelet e ndërtimit në Llozanë – Dyshohet për viktima

Published

on

Në një nga sheshet e Llozanës, në Zvicër, është shembur skela e kullës prej druri ‘Malley Phare’. Dyshohet se ka viktima në njerëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:25 e mëngjesit e sotëm, transmeton RTK.

Në vendngjarje kanë arritur një numër i madh i policëve dhe të ambulancave, ku me shpejtësi u vendos një perimetër sigurie dhe filluan kërkimet për viktimat e mundshme.

Ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të ndihmuar me operacionet e ndihmës.

Continue Reading

Trending