Connect with us

Ferizaj

Arrestohet pasi vodhi kuletën me 210 euro nga vetura

Published

on

Policia në Ferizaj ka arrestuar të premten një person të dyshuar për vjedhje në vetura.

Siç njofton Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur më 24.05.2024 rreth orës 18:00 në qendrën “The Village – Shopping & Fun” në Ferizaj, ku i dyshuari me forcë ka hapur një veturë dhe nga aty ka arritur që të vjedhë nga portofoli  shumën  prej 210 euro dhe të largohet në drejtim të panjohur.

“Pas një pune intensive hetimore , shikimit të kamerave të sigurisë, hetuesit policorë kanë arritur që të  identifikojnë dhe rreth orës 23:00 të arrestojnë të dyshuarin Q.M (M/K), i moshës 45 vjeçar, të cilin e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ferizaj

Policia në Kaçanik me aktivitet sensibilizues për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down

Published

on

Policia e stacionit në Kaçanik organizoi një aktivitet për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve të Prekur nga Sindroma Down, policia e stacionit në Kaçanik organizoi një aktivitet të përbashkët me shoqatën Hendikos, si pjesë e aktiviteteve të planifikuara.

Gjatë aktivitetit, morën pjesë eprorë dhe disa zyrtarë policorë, të cilët udhëhoqën dhe mbikëqyrën disa fëmijë me Sindromën Down.

Fëmijët ishin të veshur me uniforma të policisë junior dhe u mbikëqyrën nga drejtoresha e Hendikos në Kaçanik.

Aktiviteti përfshiu një parakalim të fëmijëve nëpër qytet, ku u shpërndanë fletushka informative për rregullat e trafikut dhe u realizua një kontroll i përbashkët i automjeteve në rrugë.

Kjo ngjarje theksoi rëndësinë e integrimit dhe mbështetjes së individëve me aftësi të kufizuara në shoqëri, të cilët gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me të gjithë të tjerët, thuhet në njoftimin e policisë.

Continue Reading

Ferizaj

Kërkohet paraburgim për të dyshuarit për trafikim të 4 vajzave

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarve E.S., nga Lipjani dhe V.H. nga Ferizaj, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “trafikimi me njerëz”.

“Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji gusht i vitit 2024 e deri me datën 15.03.2025, në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, të pandehurit në bashkëkryerje me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, në vazhdimësi, marrin pjesë në trafikimin e njerëzve, në atë mënyrë që e pandehura V.H., në koordinim të plotë edhe me të pandehurin E.S., përmes kanosjes apo përdorimit të forcës, duke bashkëpunuar me pronarin faktik të vilave, sipas kërkesave të klientëve të tyre iu ofronin femra për shërbime seksuale, saktësisht duke u siguruar të njëjtave klientë të ndryshëm me të cilët bën marrëveshje që të kryejnë marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, e të cilat para të pandehurit i përvetësojnë për vete”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Të pandehurit që nga data 15 mars 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të trafikimit me njerëz.

Continue Reading

Ferizaj

Goditet me veturë një këmbësor në Dardani – Shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Published

on

Një person nga fshati Zllatar i Ferizajt, ka pësuar lëndime trupore pasi që dyshohet se u godit nga një veturë që ishte në lëvizje në afërsi të fshatit Dardani, në magjistralen Ferizaj – Gjilan.

Policia ka njoftuar se vozitësi i cili dyshohet se e goditi këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në raportin 24 orësh, policia bëri të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Continue Reading

Trending