Connect with us

Kosovë

Në Prizren dhe Gjilan 6 të arrestuar për narkotikë

Published

on

Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë të dyshuar për shitblerje të narkotikëve në Prizren dhe në Gjilan.

Në rastin e parë, patrulla e autostradës në Prizren, drejtimi i Vërmicës, ka ndaluar dy vetura ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotikë në vlerë mbi 200 mijë euro.

Policia bëri të ditur se në këtë aksion janë arrestuar 4 persona derisa janë sekuestruar edhe prova materiale:

  • – Substancë narkotike e dyshuar për ekstazi, me peshë të përgjithshme 3 kg e 367 gramë;
  • – Substancë narkotike e dyshuar për kokainë me peshë të përgjithshme 695.98 gr.,
  • – Substancë narkotike e dyshuar e llojit Crack me peshë të përgjithshme 367.93 gr.,
  • – Substancë narkotike LSD, 154 paketime;
  • – Substancë narkotike Kanabis Sativa në formë çokolate me peshë 5.9 gr.,
  • – Para në vlerë 7788.85 euro,
  • – 7 telefona mobilë dhe dy vetura të markës VW-Golf.

Në rastin e dytë në Gjilan, nën dyshimin për shitblerje të lëndëve narkotike, janë lokalizuar dhe janë arrestuar dy persona.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë konfiskuar:

  • – Substancë narkotike e dyshuar për heroinë në peshë 537.8 gr. dhe vlerë rreth 8000 euro,
  • – Substancë narkotike e dyshuar si marihuanë në peshë të përgjithshme 3. 36 gr.,
  • – Dy telefona celularë  dhe një veturë.

Kosovë

Tërnava uron Kurban Bajramin me lutje për rikthimin e paqes në botë

Published

on

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava,  ka uruar festën e Kurban Bajramit për besimtarët myslimanë, duke bërë thirrje për paqe në vend e botë.

Tërnava tha se sot është dita më e vlefshme e vitit, ajo e Arafatit, teksa i uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, festë e cila sipas tij, karakterizohet me kryerjen e haxhit dhe sakrificën e therjes së kurbanit. Me këtë rast ai uroi edhe Ditën e Çlirimit.

“Ju uroj edhe Ditën e Çlirimit të vendit tonë, ditë për të cilën u sakrifikuan breza të shumtë që Kosova të fitojë pavarësinë e saj”.

“Së bashku me miliona haxhilerë nga e mbarë bota, të cilët sot gjenden në Mekën e shenjtë janë edhe një numër i konsiderueshëm nga Kosova por edhe nga mërgata e largët të cilët bëjnë lutje për faljen e mëkateve. Ata bëjnë lutje me dashuri ndaj atdheut e cila buron nga besimi i drejt dhe sinqeriteti i thellë.  Lutën për sigurinë e atdheut, për lutjen që bëri Ibrahimi për Mekën e bekuar”.

“Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjell lumturi dhe gëzim në zemrat e atyre që kanë nevojë. Duke trajtuar të sëmurët e vizituar të afërmit. Duke shkëmbyer urime me miqtë dhe duke i mbjell këto vlera në mendjet dhe zemrat e fëmijëve dhe të rinjve tanë”, tha Tërnava, njofton Klankosova.tv.

Më tej, Tërnava bëri lutje që Kosovën, Zoti ta mbulojë me paqe e t’i falë vendit dhe mbarë botës mirësi, begati, siguri e stabilitet.

“E lus Zotin që të na mbulojë me paqe, t’i falë vendit tonë dhe mbarë botës mirësi, begati, siguri dhe stabilitet. E në veçanti, të lutemi o Zot që paqja të kthehet edhe në Palestinë e në Ukrainë”.

Continue Reading

Kosovë

Armët e gjetura në veri ndërlidhen me terroristët e Banjskës

Published

on

Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi  të konsideruar armësh dhe eksplozivë gjatë operacionit të së premtes në veri të vendit.

Sipas policisë janë kontrolluar dy lokacione që ndërlidhen me dy pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.

Në lokacionin në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt”  që lidhet me  Marjan Radojeviqin, në një pusetë kanalizimi, policia ka gjetur dhe sekuestruar tri armë automatike AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë, dy karikatorë të zbrazur, 11 fishekë të armës së gjatë, një këllëfë të pistoletës dhe një çantë ushtarake.  

Ndërkaq në një shtëpi të pabanuar, në rrugën “Çeta e Minatorëve”, që lidhet me Zharko Cvetkoviqin, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit të modeleve të ndryshme si dhe eksplozivit.

Në njoftim bëhet e ditur se aktivitetet operative janë kryer në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe me qytetarët.

Continue Reading

Kosovë

Tetë persona dënohen me mbi 28 vite burgim për hedhjen e granatave në dy lokale afariste në Prishtinë

Published

on

Gjykata Themelorë në Prishtinë i ka shpallur fajtorë të akuzuarit Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Adnan Murtezi, Fidan Cakolli, Gentrit Ismajli dhe Diar Thaçi të cilët ngarkohen se si grup kriminal, në qershor të vitit 2022, hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Salon”. Atyre u janë shqiptuar më shumë se 28 vite burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Arianit Pllana është dënuar me 4 vite e 10 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale “Detyrimi”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Deklarimi i rremë”.

Adhurim Krasniqi, Bekë Salihaj dhe Valdrin Beqiri janë dënuar me nga 4 vite burgim secili veç e veç për veprën penale shtyrje në kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Fidan Cakolli, Gentrit Ismajli dhe Diar Raçi janë dënuar me nga 3 vite burgim se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Adnan Murtezi është dënuar me 2 vite e 6 muaj burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Ndërkaq, Lundrim Beqiri është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 muaj burgim dhe 500 euro gjobë për posedim të paautorizuar i narkotikë dhe substancave narkotike.

Sipas aktakuzës së ngritur 24 shkurt 2023, të akuzuarit ngarkohen se si grup kriminal i organizuar, në qershor të vitit 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Riza Hair Salon” me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm.

Continue Reading

Trending