Connect with us

Kosovë

Edhe dy muaj paraburgim të dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të arrestuarve  Naim Murseli, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ademaj u vra nga Granit Plava më 29.11.2023 në Rrugën “Dalip Alshiqi gjatë një grabitjeje të inskenuar, ku sipas dosjes së prokurorisë, pajisjen me armë dhe organizimin e vrasjes e kishte bërë Naim Murseli derisa për këtë veprim i dyshuari Plava do të merrte 30 mijë euro.

Bashkëshorti i Liridonës së ndjerë, Naim Murseli dyshohet për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava dyshohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla dyshohet për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

I dyshuari i katërt T. D., i cili sipas prokurorisë dyshohet për veprën penale “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitja e paautorizuar e armëve”, sipas vendimit të Gjykatës Supreme do mbrohet në liri.

Kosovë

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se nga sot, më 27 korrik, është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:

– xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë;

– të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara.

Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës.

Për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: libri@rks-gov.net 

Linku për aplikim:

1.         https://rks-gov.net/469   –  APLIKIM – (Klasat 1 deri 5)

2.         https://rks-gov.net/471   –  APLIKIM – (Klasat 6 deri 9)

Continue Reading

Kosovë

Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me burgim për mosdeklarim të saktë të pasurisë

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë e gjeti fajtor ish-kreun e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosdeklarim të saktë të pasurisë, duke e dënuar me dy vjet burgim dhe pesë mijë euro gjobë.

Dënimi me burgim do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, ndërkaq gjoba duhet të paguhet brenda tre muajsh pasi vendimi të jetë i plotfuqishëm, tha kreu i trupit gjykues, Leon Perllaska, raporton Betimi për Drejtësi.

Megjithatë, Gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë Speciale për konfiskimin e pasurisë së padeklaruar në vlerë prej 172.600 eurosh.

Një ditë më parë para Gjykatës Themelore, Ahmeti u deklarua i pafajshëm dhe tha se shuma prej 172.600 eurosh ishte ndihmë financiare nga familja e tij, duke theksuar se disa herë i është nënshtruar kontrollit të pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Në dhjetor të vitit 2025, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Ahmetit për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë.

Sipas aktakuzës, Ahmeti, i cili shërbeu si kryetar i Prishtinës për dy mandate, nga viti 2013 deri më 2021, kishte paraqitur “me dashje” deklarata të pasakta të pasurisë, pasi sipas Prokurorisë se nuk kishte deklaruar deponimet në para të gatshme nga 2018 deri në vitin 2022.

“Sipas aktakuzës, shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172.600.00 euro”, tha më 23 dhjetor 2025.

Mosdeklarimi i pasurisë, sipas Kodit Penal të Kosovës, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, ndërsa deklarimi i rremë i pasurisë është i dënueshëm me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muajsh deri në pesë vjet.

Në Kosovë, që nga viti 2007 zyrtarët publikë duhet të deklarojnë çdo vit pasurinë.

Më pas, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, zgjedh një numër të caktuar të zyrtarëve publikë, të cilëve ua verifikon pasurinë e deklaruar.

Ligji për deklarimin e pasurisë i obligon zyrtarët e lartë publikë që ta deklarojnë pasurinë e tyre 30 ditë nga marrja e postit të ri, dhe pastaj në baza vjetore.

Deri më tani, asnjë zyrtarë nuk ishte dënuar me burgim për mosdeklarim të pasurisë.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u dënua në fund të vitit 2022 me gjobë prej 700 eurosh nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afatit ligjor.

| Radio Evropa e Lirë

Continue Reading

Kosovë

Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 6 gusht nga ora 10:00

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës të mbahet më 6 gusht, me fillim nga ora 10:00.

Afati i fundit për mbajtjen e kësaj seance është data 7 gusht.

Në konferencën për media, Haxhiu tha se vendimi për datën e mbajtjes së seancës është duke pasur parasysh afatet kushtetuese dhe krijimin e hapësirës së nevojshme për dialog dhe për ndërtimin e një konsensusi mes partive politike qoftë për zgjedhjen e qeverisë apo edhe të presidentit të ri të vendit.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton qartë se Presidenti e thërret seancën konstitutive të Kuvendit brenda afatit prej 30 ditësh. Po ashtu, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar qartë se vetëm pas konstituimit të Kuvendit fillojnë të rrjedhin afatet kushtetuese që lidhen me procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës dhe, siç e dini, ato janë 60 ditë. Pikërisht për shkak të kësaj lidhjeje kushtetuese ndërmjet konstituimit të Kuvendit dhe procedurës së zgjedhjes së Presidentit, kam vlerësuar me kujdes çdo hap që është ndërmarrë gjatë këtyre javëve”, ka thënë Haxhiu.

Bazuar në rezultatet e certifikuara nga zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje fituar 53 ulëse, PDK i ka fituar 22, LDK 18 ulëse dhe Aleanca 7 ulëse.

Partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, bashkë me partitë nga komunitetet pakicë joserbe i kanë numrat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë, por jo edhe për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, për zgjedhjen e të cilit duhet marrëveshje politike, pasi në dy raundet e para të votimit duhet prania e së paku 80 deputetëve.

Në të kundërtën vendi shkon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Continue Reading

Trending